Master Mind Grup (MMG) njihet si një nga formatet shumë efektive për ndërveprim midis pjesëmarrësve dhe për të shkëmbyer e përfituar nga eksperiencat e njëri-tjetrit. Ky format është krijuar nga një sinkron mental dhe shpirtëror i individëve që marrin pjesë për të arritur qëllime dhe objektiva të përbashkëta.
MMG mbi lidershipin do të fokusohet në studimin e 21 ligjeve bazë të lidershipit; problematikat që hasen në drejtim si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira dhe gjithashtu të dështimeve.

Lidership-i është treguesi që mat shkallën e efektivitetit të një drejtuesi. Sa më mirë të dijmë të drejtojmë, aq me efektivë do të jemi për veten si dhe ekipin me të cilin punojmë.
Pavarësisht ku jeni në nivelin e lidership-it, diçka është ë vërtetë: sa më shumë të njihni ligjet e lidershipit, aq më drejtues i mirë dhe ndikues do të jeni.

Lidership-i fillon nga vetja! Forma më e lartë e lideship-it është drejtimi i vetes dhe qëllimi më i lartë i lidership-it ështe shtimi i vlerës për të tjerët.

Formati Master Mind “21 Ligjet e Lidership-it” ju ndihmon të:

  • Zhvilloni aftësitë tuaja të të dëgjuarit aktiv
  • Ndihmon pjesëmarrësit të ndërveprojnë në mënyrë aktive duke ndarë historitë e tyre të suksesit dhe dështimet dhe duke zhvilluar aftesitë ë lidership-it.
  • Mësoni ligjet bazë të lidership-it, zbatimin e tyre në praktikë dhe të jeni dëshmitarë të rezultateve të shumë kërkuara.
  • Zhvilloni aftësi të punës në grup duke qenë të hapur dhe dhënë besim të tjerëve
  • Krijoni një raport efektiv dhe bashkëpunues me pjesëmarrësit e tjerë, argëtim, entuziazëm dhe inkurajim për të vazhduar më tej.

MMG do të jetë nën drejtimin e Anila Bashllari, eksperte e liçensuar për formatin Master Mind nga John Maxwell Team International.