“Parimet e Lidershipit”, trajnim me studentë të Albanian University

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Interesi për të ndarë me studentët eksperiencat jashtë kurrikulave universitare po bëhet pjesë e programeve në universitete, veçanërisht në programet master. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, më 9 Shkurt 2018 isha e ftuar për të zhvilluar një trajnim në një nga klasat Master Profesional në Albanian University, në Tiranë.

Duke qenë se studentët në programin master janë potencialisht individë që në një të ardhme të afërt do të jenë drejtues në pozicione të ndryshme, tema që diskutuam lidhej me lidershipin dhe parimet bazë në kushtet e një ambienti të paqëndrueshëm dhe në ndryshime të vazhdueshme, kompleks dhe i paparashikueshëm. Diskutuam mbi disa parime të rëndësishme të lidershipit si: Roli i lidershipit në përcaktimin e efiçencës; vendosja e prioriteteve dhe fakti që lidershipi është një proçes i vazhdueshëm.

Për mua është gjithmonë një kënaqësi e veçantë të ndaj njohuritë e mia ne fushën e lidershipit me brezat e rinj studentë e drejtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *