fbpx

Transformo jetën tënde duke e jetuar në mënyrë inteligjente

Për një jetë të shëndetshme, karrierë të suksesshme, marrëdhëniet e duhura dhe mirëqënie financiare

Rrit energjinë tënde

Transformo zërin tënd të brendshëm kritik në një zë pozitiv dhe analizo mënyrën tënde të të menduarit, bisedat e brendshme dhe emocionet e tua në mënyrë që të reduktosh ngarkesat e përditshme emocionale dhe pasojat që ato sjellin në shëndetin tënd.

Pak është më shumë

Pakëso ankthin gjatë ditës duke mësuar sesi të kalosh nga momentet e fokusit në momente relaksi, në intervale periodike që do t’ju ndihmojnë të jeni më të fokusuar, më produktivë dhe më efiçentë.

Kreativitet që gjeneron zgjidhje

Gjatë rutinës, ne shpesh humbasim aftësitë tona për të zgjidhur problemet në mënyrë kreative. Mësoni sesi të përdorni kreativitetin tuaj në mënyrë të tillë që të krijoni një vizion të ri i cili do të risjellë energji të re dhe motivim në jetën dhe biznesin tuaj.

Fito kohën tënde

Pakëso kohën në punët operacionale duke krijuar besim tek punonjësit dhe delego në mënyrë efektive për të krijuar kohë për veten dhe për të provuar eksperienca që gjithmonë ke dashur t’i përjetosh.

Rreth Meje

Gjatë jetës, ne ose mbijetojmë ose bëhemi të suksesshëm!

Këtë e kam mësuar gjatë kohës kur kisha gjithçka që dëshiroja por po hasja vështirësi për të krijuar balancë në jetën time; të ndihesha e lumtur, e përmbushur dhe shumë energjike.

Ndihesha e kapur në një rreth vicioz dhe si zgjidhje u futa në një eksplorim të filozofisë dhe dijes antike mbi jetën dhe njeriun, spiritualizmit dhe të jetuarit në mënyrë holistike, si e vetmja mënyrë për të dalë nga ajo situatë.

Fillova të punoj me coach personalë dhe mentorë. Dhe për herë të parë në jetën time fillova të ndihem kaq e GJALLË dhe plot me ENERGJI! Po e shikoja jetën nga një këndvështrim HOLISTIK…

Zhvillim i Mendësisë Tuaj

Ju jeni qendra e biznesit tuaj dhe rritja e tij fillon me rritjen tuaj. Biznesi do të rritet në mënyrë eksponenciale në raport me rritjen tuaj personale. Ndërkohë që punojmë me frikërat dhe pasiguritë nga e shkuara në një ambient të sigurtë dhe transformues, ju do të keni një këndvështrim të ri për t’i tejkaluar ato në një mënyrë që nuk e keni imagjinuar më parë. Nëpërmjet coaching individual dhe në grup, ju do të mund të keni eksperiencën tuaj duke zbatuar strategji të provuara për nxitjen e trurit që do t’ju ndihmojnë të kaloni nga një mendësi e limituar në atë të rritjes nëpërmjet metodave më efektive të coaching që sigurojnë rezultate në një kohë të shkurtër.

Mendësi ekselente per biznesin

Për të krijuar rezultatet e dëshiruara dhe tejkaluar limitet tuaja, së bashku do të punojmë në identifikimin e modeleve të të menduarit që ju mbajnë peng si dhe çfarë ju motivon më shumë. Së bashku do të bëjmë biseda shumë specifike duke aplikuar teknika të personalizuara të coaching dhe mentorimit, të cilat do t’ju ndihmojnë të krijoni balancën midis të menduarit dhe të vepruarit. Duke punuar së bashku, ju do të filloni të krijoni zakone të reja dhe axhendë ditore që do t’ju ndihmojë të ndaloni vetë–sabotimin, të krijoni rezultatet e dëshiruara në mënyrë konsistente dhe të arrini qëllimet tuaja me anë të metodave më efektive, të vërtetuara shkencërisht.

Të jetosh në mënyrë inteligjente

Ne shpesh mendojmë se të kesh mjaftueshëm burime – për shembull – stabilitet financiar, një marrëdhënie të mirë, etj. – do të na ndihmojnë që të kemi një jetë të mirë, por shpesh herë zbulojmë që kjo nuk është e vërtetë. Pjesën më të madhe të kohës jetojmë në një gjendje të palumtur dhe të papërmbushur. Inteligjencë e vërtetë do të thotë ta shikosh jetën në 360 gradë, në një këndvështrim holistik për të parë qartë se cilat aspekte të jetës suaj janë në balancën e duhur dhe cilat aspekte po neglizhoni. Nëpërmjet teknikave të coaching dhe mentorimit do të zbuloni aspekte që janë më të rëndësishmet për ju, si të navigoni në jetë në mënyrë që të vetëmotivoheni pa bërë asnjë kompromis.

Çfarë thonë klientët e mi

Vasilika Selaj

CEO – Swissline Spa Albania

“Puna me Anilën më ka ndihmuar që të eliminoj barrierat e mia të mëdha, të cilat as nuk e dija që i kisha, barriera që nuk po më lejonin të isha drejtuesja e suksesshme që jam sot. Coaching dhe mentorimi me Anilën më kanë ndihmuar mua dhe biznesin tim që të rritemi eksponencialisht. Trajnimi me Anilën ka qenë investimi më i madh që kam bërë ndonjëherë për veten time.”

Eriola Kokona

Drejtoreshë e Shitjeve – DigitAlb

“Anila është coach & mentorja ime. Eksperienca me Anilën ka qenë fantastike! Më ka ndihmuar të kem një jetë më cilësore, më ka mësuar të vendos prioritete, të kapërcej barriera për të zbuluar potenciale që nuk ia njihja vetes. Ka nxitur liderin brenda meje. Falë trajnimit me të unë udhëhiqem nga pozitiviteti dhe bëj jetën që dëshiroj unë!”

Ariana Basha

CEO – RE/MAX Vizion, Tiranë

“Anila, falë punës me ju stafi ynë sapo ka kaluar çdo pritshmëri në lidhje me rezultatet e arritura gjatë muajit Qershor 2018 dhe vetëm në një muaj i kemi tejkaluar objektivat e vendosura. Vërtet besoj se këto rezultate nuk janë rastësi. Është privilegj dhe ndihemi me fat që jemi trajnuar nga ju.”

Flutura M.

Menaxhere – Tiranë, Shqipëri

“Në periudhën që u kontaktova me Anilën, unë po hasja vështirësi me rolin e menaxheres që më ishte besuar në kompaninë time. Anila ndau me mua eksperiencën e saj 30+ vjeçare duke më mësuar sesi të vendos objektiva dhe prioritete, si të zhvilloj dhe rris vetëbesimin dhe të ndihem mirënjohëse për çfarë kam. Unë e rekomandoj shumë Anilën si coach dhe mentore.”

Ende nuk jeni të bindur? Kliko për të dëgjuar më shumë …

Klientë të tjerë

Transformo jetën tënde duke e jetuar në mënyrë inteligjente

Për një jetë të shëndetshme, karrierë të suksesshme, marrëdhëniet e duhura dhe mirëqënie financiare