POLITIKAT TONA TË PRIVATËSISË PËR TË DHËNAT PERSONALE
PËR VIZITORËT E FAQES
Faqja online anilabashllari.com dëshiron të bëjë me dije vizitorët e faqes që në këtë adresë (anilabashllari.com) do të gjejnë disa forma ku për qëllime kontakti apo përdorimi të shërbimeve të faqes, vizitorëve u kërkohet që të plotësojnë format e aplikimit online duke vendosur në këtë mënyrë disa nga të dhënat e tyre personale.
RUAJTJA E PRIVATËSISË SIPAS LEGJISLACIONIT SHQIPTAR
Këto të dhëna personale grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga faqja anilabashllari.com në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Theksojmë se ofrimi e të dhënave personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar dhe për të vijuar me tej me aplikimin për qëllime apo shërbime të caktuara.
SIGURIA DHE KONFIDENCIALITETI
Çfarë ndodh me informacionet e vizitorëve pasi plotësohen format online?
Menjëherë pasi vizitorët e interesuar plotësojnë të dhënat e tyre, faqja anilabashllari.com është e mbrojtur me një çertifikatë sigurie SSL dhe të dhënat shkojnë direkt në adresat e emailit që menaxhohen nga stafi i faqes në konfidencialitet të plotë, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Informacioni i dhënë prej vizitorëve përpunohet nga stafi sipas qëllimit të përcaktuar apo pëlqimit të personave që bëjnë aplikime. Këto të dhëna (në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye) nuk i transmetohen palëve të treta të paautorizuara pa pëlqimin e perdoruesit, sipas kuardit të legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ruajtja, trajtimi dhe përpunimi i këtyre të dhënave bëhet në përputhje me ligjin nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.