NeuroWisdom 101
Truri juaj është çelësi
Program online (audio)
56 mësime audio / 8 javë
Dr. Anila Kaba Bashllari & Dr. Mark Waldman
Regjistrohuni tani në programin online NeuroWisdom 101 dhe përjetoni fuqinë
e një truri optimal me qëllim uljen e stresit, ankthit, depresionit,
rritjen e produktivitetit, efiçencës dhe mirëqënies!
Ju mund të jeni të lumtur, të shëndetshëm, të qetë
me vetëbesim dhe me vetëdije të lartë nëse punoni me trurin tuaj.
JU MUND T’IA DILNI!
Studimet e fundit mbi trurin tregojnë se ju mund të trajnoni trurin tuaj për të rritur nivelet e vetëdijes…duke i përjetuar ato nivele më me lehtësi dhe kur ju dëshironi.
Janë publikuar mbi 40,000 artikuj shkencorë që trajtojnë temën e koshiencës dhe rolin e saj në mënyrën se si e përjetojmë dhe ndërveprojmë me realitetin në të përditshmen tonë. Programi NeuroWisdom 101 sintetizon studimet më të fundit në këtë fushë të bashkërenduar me eksperiencën e studiuesve që drejtojnë mendimin e avancuar dhe shkencor si dhe eksperiencat tona personale me individë, institucione dhe biznese. Ky program do t’ju tregojë se si të rrisni koshiencën për të patur një trup të shëndetshëm dhe fit, balancë emocionale, rritje mentale dhe shpirtërore, si dhe arritje të objektivave tuaja në jetën personale dhe profesionale.
Temat si Neuroplasticiteti i trurit, Neuro – lidhjet, rilidhjet, riprogramimi… të gjitha do të jenë pjesë e trajnimit të trurit tuaj për të krijuar neuro-lidhje të reja që të arrini atë çfarë ju dëshironi në jetë.
Tashmë ne e dijmë saktësisht se cilat praktika mund t’ju ndihmojnë për të krijuar neurolidhje të reja dhe pozitive në trurin tuaj.
Programi NeuroWisdom 101 përfshin dijet më të fundit praktike të Neuroshkencës të cilat ju mund t’i përdorni menjëherë për veten tuaj, me familjen, kolegët, miqtë dhe më tej.
Merrni TANI në duart tuaja
kontrollin e trurit, mendjes dhe jetës tuaj!
Që në kohët e lashta njerëzve u është dashur të përballen me frikërat e tyre të brendshme dhe mendimet negative. Arsyeja ka qenë MBIJETESA! Ky stres gjenetik është injektuar thellë në ADN-në tonë brez pas brezi dhe është si një buton që ndizet sa herë ka situata të cilat ne i përjetojmë si kërcënim për jetën tonë edhe pse NUK JANË TË TILLA!
Në ditët e sotme këto strese të trashëguara janë bërë kronike duke na dëmtuar
shëndetin, mirëqënien dhe cilësinë e jetës
Merrni tani vendimin ta ndërprisni këtë cikël dhe përmirësoni mënyrën tuaj të të menduarit
Stresi është “vrasësi” Nr.1 sot në botë
Statistikat në SHBA tregojnë se rreth 1 trilion dollarë amerikanë është kosto në vit e shpenzimeve për shëndetin dhe mbi 400 miliardë shpenzohen në lidhje me stresin. Por mjekësia nuk po gjen dot zgjidhjet e duhura. Medikamentet e përdorura thjesht po “damllakosin” dhimbjen. Terapitë kushtojnë dhe kërkojnë një kohë të gjatë. Qendrat e relaksimit (SPA-të) na bëjnë të ndihemi mirë për momentin. Ndërkohë që miliona njerëz janë në kërkim të “kurës” së lumturisë dhe mirëqënies duke shpenzuar miliona dollarë për ta gjetur atë.
Studimet në lidhje me këtë “vrastar” të heshtur, STRESIN, tregojnë që ai është FAKTORI KRYESOR i sëmundjeve dhe 5 në 6 raste shkaku kryesor që shkakton vdekje – Sëmundjet kardiovaskulare, kanceroze, goditjet në tru, sëmundjet e sistemit tretës, respirator si dhe aksidentet.
Edhe problemet që lidhen me plakjen ndikohen direkt nga STRESI. Kërkimet e bëra tregojnë që programi NeuroWisdom 101 ka ndikuar ndjeshëm në ngadalësimin e sëmundjeve si Alzheimer, Parkinson dhe Dementia. “Çdo mendim negativ dëmton mijëra neurone në trurin tuaj, dhe shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm se sa mendime dhe ndjesi negative përjetojnë çdo 1 orë në ditën e tyre”.
Kombet e Bashkuara e kanë quajtur stresin ”Epidemia shëndetësore e shekullit XXI”.
Universiteti Duke, pasi studio qindra pjesëmarrës për një periudhë 30 vjeçare, zbuloi se negativiteti ul jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës. Programi NeuroWisdom 101 është përgatitur në mënyrë të tillë që t’jua kthejë negativitetin në OPTIMIZËM.
Instituti Amerikan i Stresit përllogarit që rreth 75-90% të të gjitha vizitave primare tek mjeku lidhen me stresin dhe sëmundjet që shkaktohen prej tij.
NeuroWisdom është programi më bashkëkohor për t’u bërë të vetëdijshëm dhe për të kultivuar të menduarit pozitiv me anë të audiove. NeuroWisdom 101 ju ofron ushtrime të bazuara në praktikat e provuara tashmë që ndihmojnë në uljen e stresit, rrisin lidhjet optimale neurologjike dhe sjellin më shumë gëzim dhe “qartësi” në jetën tuaj!
Programi NeuroWisdom 101 mbështetet nga qindra studime të studiuesve më të njohur në fushën e neuroshkencës
(Kliko këtu për të parë studimet)
Çfarë do të keni në këtë program…
Akses i menjëhershëm në program
Të gjitha materialet e programit NeuroWisdom 101 janë të aksesueshme online. Kjo do të thotë që ju mund të merrni nën kontroll jetën tuaj brenda disa minutave! Vetëm puna me psikolog apo këshillues do t’ju kushtonte më shumë dhe mund të zgjasë për muaj apo vite. Po kështu dhe trajnimet gjatë fundjavës do t’ju kushtonin ndoshta edhe më shumë… dhe do të ktheheshit përsëri vetëm në të përditshmen tuaj, me mendimet, ndjenjat dhe emocionet …dhe përsëri në të njëjtën situatë.
Ju do të mund të dëgjoni 56 mësime audio për 8 javë
Ju do të aksesoni menjëherë në program 56 audiot/mësimet të cilat në vetvete janë ushtrime që ju duhet t’i ndiqni gjatë 8 javëve. Ato janë ushtrime të shkurtra, të thjeshta por shumë efektive për t’u ndjerë në paqe me veten dhe jetën, një gjumë të qetë dhe cilësor, ruatjen e peshës trupore, rritjen e vetë-besimit dhe vetë-vlerësimit, krijimin e marrëdhënieve të dëshiruara në çift si dhe kohë cilësore me fëmijët dhe miqtë, rritjen e fokusit dhe motivimit për të vepruar, rritjen e vetëdijes dhe koshiencës njerëzore… Dhe mbi të gjitha nuk ju shpenzojnë shumë kohë. VETËM DISA MINUTA në ditë! A nuk ia vlen të investoni disa minuta në axhendën tuaj të ngjeshur për të pasur në kontroll veten dhe jetën tuaj? Të gjitha audiot janë të aksesueshme menjëherë, sapo ju e blini programin. Ndërsa ju kaloni nga një audio/ushtrim tek tjetri ju do të ndiheni më mirë dhe do ta keni më të lehtë për t’i inkorporuar ato në të përditshmen tuaj.
Libri NeuroWisdom 101
Në programin NeuroWisdom 101 ju do të mund të lexoni informacione shumë të vlefshme në lidhje me 4 kolonat e mirëqënies: motivimi, vendim-marrja, krijimtaria dhe vetëdija; ju do të njiheni me 10 parimet kryesore të të mësuarit nëpërmjet praktikës bazuar në studime dhe fakte shkencore mbi optimizimin e trurit; do të mësoni mbi spektrin e koshiencës njerëzore dhe kalimin në nivele më të larta; do të njiheni me ushtrimin K.R.A.P i cili në pak minuta do t’ju ulë nivelin e stresit dhe do të ndiheni më mirë; do të kuptoni rolin e zakoneve në mënyrën se si funksionojmë dhe si mund të krijoni zakone të reja që ju shërbejnë. Së fundmi, por jo e fundit për nga rëndësia, do të kuptoni përdorimin e fjalëve dhe rolin e tyre në mirëqënien dhe lumturinë tonë.
Libri i Ushtrimeve - NeuroWisdom 101
Ju do të njiheni dhe praktikoni 56 ushtrime, të cilat të kombinuara me audiot do t’ju ulin nivelin e stresit dhe ankthit për një trup të shëndetshëm dhe jetë cilësore, do të keni kontroll mbi mendimet, sjelljen dhe veprimet tuaja, do të jeni më produktivë duke realizuar më shumë brenda një kohe të shkurtër dhe duke krijuar mirëqënie në aspekte të ndryshme të jetës suaj. Ju do të ndiheni shumë mirë me veten, punën dhe të tjerët. A nuk është kjo ajo që keni dëshiruar?!
Grup privat, të dedikuar në Facebook
Ju do të keni mundësi të jeni pjesë e grupit NeuroWisdom 101 në Facebook ku do të mund të ndani eksperiencat tuaja, arritjet dhe vështirësitë me individë të tjerë që mendojnë si ju dhe janë të angazhuar seriozisht për të ndryshuar jetën e tyre.
Programi NeuroWisdom 101 është një eksperiencë unike për të relaksuar trurin, ulur ankthin, panikun dhe depresionin; për të rritur efiçencën, komunikimin efektiv; Inteligjencën Emocionale dhe shkallën e vetëdijes.
Ai do t’ju drejtojë në mënyrë progresive ndërkohë që ju ritrajnoni trurin tuaj
duke arritur rezultatet e mëposhtme:
Të masterizoni artin e relaksimit të shpejtë të trurit në mënyrë të vetëdijshme, duke përdorur strategji të reja të fokusit dhe kalimit nga gjendje fokusi të lartë në gjendje relaksi nëpërmjet një teknike unike të përdorimit të Tingullit, teknikë e cila e angazhon shumë më shpejt trurin tuaj në krahasim me çdo strategji tjetër që njihet nga sistemi i edukimit.
Të ndjeni optimizëm i cili ndërpret negativitetin, ankthin dhe stresin tuaj; ju do të jeni më produktivë dhe efiçentë; do të mësoni më shpejt; do të rrisni vetëdijen; do të komunikoni në mënyrë efektive dhe do të jeni të pëlqyeshëm nga të tjerët. NeuroWisdom 101 është i vetmi program që integron teknikat më të mira të zhvilluara në fushën e Neuropsikologjisë, Psikologjisë Pozitive, Mindfulnes dhe Terapisë Konjitive.
Të ndërprisni zakonet e vjetra në mënyrë intuitive, një mënyrë e re e të menduarit që shkenca e ka zbuluar në këto vitet e fundit se si ta realizoni. Duke patur akses në qarqet krijuese dhe imagjinative të trurit, ju do të mund të gjeni zgjidhje më të mira dhe të shpejta për problemet tuaja.
Të keni akses tek intuita, kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve duke mësuar si të kaloni trurin nga gjendje fokusi të lartë në gjendje ëndërrimi dhe “gjezdisje” të mendjes. Kjo është pjesa më argëtuese e programit NeuroWisdom 101! Kjo gjendje relaksuese dhe e këndshme e trurit sot po vlerësohet nga neuroshkencëtarët si një nga nivelet më të rëndësishme të koshiencës njerëzore, e cila ju ndihmon të mësoni më shpejt ndërkohë që eliminohet stresi neural i trurit. Programi NeuroWisdom 101 ju trajnon për të aksesuar këtë gjendje relaksi dhe kënaqësie të trurit kur të doni ju.
Të neutralizoni fuqinë e mendimeve dhe ndjesive negative për jetën tuaj duke u bërë më të vetëdijshëm. Ju do të jeni në gjendje të krijoni një raport të ri me trurin dhe mendjen tuaj, gjë e cila ju ndihmon të jeni të qartë dhe të qetë kurdoherë që përballeni me probleme apo sfida. NeuroWisdom 101 është i vetmi program me strategji të provuara të menaxhimit të trurit që ju mundëson masterizimin e kësaj aftësie themelore.
Të masterizoni artin e relaksimit të shpejtë të trurit në mënyrë të vetëdijshme, duke përdorur strategji të reja të fokusit dhe kalimit nga gjendje fokusi të lartë në gjendje relaksi nëpërmjet një teknike unike të përdorimit të Tingullit, teknikë e cila e angazhon shumë më shpejt trurin tuaj në krahasim me çdo strategji tjetër që njihet nga sistemi i edukimit.
Të ndërprisni zakonet e vjetra në mënyrë intuitive, një mënyrë e re e të menduarit që shkenca e ka zbuluar në këto vitet e fundit se si ta realizoni. Duke patur akses në qarqet krijuese dhe imagjinative të trurit, ju do të mund të gjeni zgjidhje më të mira dhe të shpejta për problemet tuaja.
Të keni akses tek intuita, kreativiteti dhe zgjidhja e problemeve duke mësuar si të kaloni trurin nga gjendje fokusi të lartë në gjendje ëndërrimi dhe “gjezdisje” të mendjes. Kjo është pjesa më argëtuese e programit NeuroWisdom 101! Kjo gjendje relaksuese dhe e këndshme e trurit sot po vlerësohet nga neuroshkencëtarët si një nga nivelet më të rëndësishme të koshiencës njerëzore, e cila ju ndihmon të mësoni më shpejt ndërkohë që eliminohet stresi neural i trurit. Programi NeuroWisdom 101 ju trajnon për të aksesuar këtë gjendje relaksi dhe kënaqësie të trurit kur të doni ju.
Të neutralizoni fuqinë e mendimeve dhe ndjesive negative për jetën tuaj duke u bërë më të vetëdijshëm. Ju do të jeni në gjendje të krijoni një raport të ri me trurin dhe mendjen tuaj, gjë e cila ju ndihmon të jeni të qartë dhe të qetë kurdoherë që përballeni me probleme apo sfida. NeuroWisdom 101 është i vetmi program me strategji të provuara të menaxhimit të trurit që ju mundëson masterizimin e kësaj aftësie themelore.
Të ndjeni optimizëm i cili ndërpret negativitetin, ankthin dhe stresin tuaj; ju do të jeni më produktivë dhe efiçentë; do të mësoni më shpejt; do të rrisni vetëdijen; do të komunikoni në mënyrë efektive dhe do të jeni të pëlqyeshëm nga të tjerët. NeuroWisdom 101 është i vetmi program që integron teknikat më të mira të zhvilluara në fushën e Neuropsikologjisë, Psikologjisë Pozitive, Mindfulnes dhe Terapisë Konjitive.
Akses i palimituar!
Ky është investimi më i rëndësishëm në jetën tuaj…
Programi NeuroWisdom 101 është një eksperiencë unike që do t’ju ndihmojë juve edhe familjen tuaj të arrini cilësinë e jetës që dëshironi. Do t’ju ndihmojë të arrini qetësinë e mendjes, ulje të ankthit dhe stresit, rritje të performancës, marrëdhënie efektive me të tjerët dhe mbi të gjitha do të keni mundësi të ndiheni në paqe me vlerat tuaja, të shijoni më shumë jetën duke qenë të vetëdijshëm dhe prezentë…
Mos lejoni rastësinë të përcaktojë jetën tuaj. Vendoseni ju. Tani. Me një klikim! Nëse jeni të gatshëm për ndryshimin e dëshiruar në jetën tuaj, KOHA është tani! Kliko butonin BLI TANI dhe bëhu pjesë e programit.
“Puna me Anilën më ka ndihmuar që të eliminoj barrierat e mia të mëdha, të cilat as nuk e dija që i kisha, barriera që nuk po më lejonin të isha drejtuesja e suksesshme që jam sot. Coaching dhe mentorimi me Anilën më kanë ndihmuar mua dhe biznesin tim që të rritemi eksponencialisht. Trajnimi me Anilën ka qenë investimi më i madh që kam bërë ndonjëherë për veten time.”
-Vasilika Selaj
CEO – Swissline Spa Albania
“Anila është coach & mentorja ime. Eksperienca me Anilën ka qenë fantastike! Më ka ndihmuar të kem një jetë më cilësore, më ka mësuar të vendos prioritete, të kapërcej barriera për të zbuluar potenciale që nuk ia njihja vetes. Ka nxitur liderin brenda meje. Falë trajnimit me të unë udhëhiqem nga pozitiviteti dhe bëj jetën që dëshiroj unë!”
-Eriola Kokona
Drejtoreshë e Shitjeve – DigitAlb
“Anila, falë punës me ju stafi ynë sapo ka kaluar çdo pritshmëri në lidhje me rezultatet e arritura gjatë muajit Qershor 2018 dhe vetëm në një muaj i kemi tejkaluar objektivat e vendosura. Vërtet besoj se këto rezultate nuk janë rastësi. Është privilegj dhe ndihemi me fat që jemi trajnuar nga ju.”
-Ariana Basha
CEO – RE/MAX Vizion, Albania
“Në periudhën që u kontaktova me Anilën, unë po hasja vështirësi me rolin e menaxheres që më ishte besuar në kompaninë time. Anila ndau me mua eksperiencën e saj 30+ vjeçare duke më mësuar sesi të vendos objektiva dhe prioritete, si të zhvilloj dhe rris vetëbesimin dhe të ndihem mirënjohëse për çfarë kam. Unë e rekomandoj shumë Anilën si coach dhe mentore.”
-Flutura M.
Menaxhere – Tiranë, Shqipëri
Pyetje të shpeshta
Eksploroni katalogun e pyetjeve dhe klikoni mbi pyetjen që ju intereson të merrni përgjigje. Përgjigjet mund t’i lexoni poshtë secilës pyetje. Mjafton të klikoni shenjën +
Nëse doni të ulni nivelin e stresit dhe ankthit; nëse doni të rrisni produktivitetin dhe efiçencën; nëse doni të ndiheni në paqe me veten dhe të komunikoni në mënyrë efektive me të tjerët; nëse doni të keni fokus lazer dhe përqëndrim të lartë kur punon apo studion; nëse doni të keni një tru të shëndetshëm atëhere ky program është për JU. Ky program është provuar të japë rezultate që ndoshta nuk do t’i kishit imagjinuar. Ai funksionon nëse ju punoni me të.
Programi NeuroWisdom 101 përfshin dijet më të fundit të neuroshkencës, neuropsikologjisë dhe sjelljes njerëzore. Kombet e Bashkuara e kanë quajtur stresin “Epidemia shëndetsore” e shekullit XXI. Neurowisdom 101 do ju ndihmojë të ulni nivelin e stresit dhe ankthit duke rritur vetëdijen; do ju ndihmojë të rrisni 2-3 herë produktivitetin në punë si dhe efiçencën duke përdorur teknika specifike për relaksimin e trurit dhe freskimin e tij; do ju ndihmojë të trajnoni trurin tuaj për të kaluar nga fokus i lartë në relaksim dhe anasjelltas, teknikë e cila e mbron trurin nga plakja dhe sëmundjet e shekullit si Alzheimer, Parkinson, Dementia etj.
Mos lejoni rastësinë të përcaktojë jetën tuaj. Vendoseni ju. Tani. Me një klikim! Nëse jeni të gatshëm për ndryshimin e dëshiruar në jetën tuaj, KOHA është tani! Kliko!
Ky program është për të gjithë ata individë që duan të reflektojnë mbi jetën e tyre, të jenë të shëndetshëm, arrijnë objektivat që i kanë vënë vetes në planin personal dhe profesional si dhe të rrisin mirëqënien. Nuk ka limitime moshe, gjinie, profesioni, statusi ekonomik apo social. Rekomandohet të blihet dhe ndiqet nga persona mbi 14 vjeç. Programi i drejtohet audiencës që flet apo kupton gjuhën shqipe dhe nuk ka titra apo përkthim të materialit në gjuhë të tjera.
Ky program është krijuar nga Dr. Anila Bashllari eksperte e çertifikuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional në bashkëpunim me Mark Waldman neuroshkencëtar dhe lider në fushën e trurit, komunikimit dhe spiritualitetit.
Programi përbëhet nga 56 audio të cilat janë pjesë përbërëse e një program 8 javor dhe ju duhet të bëni vetëm një audio në ditë. Shumica e audiove zgjasin 5-7 minuta duke ju lejuar t’i integroni në axhendën tuaj ditore me lehtësi. Gjithashtu ju do të gjeni në program Librin Neurowisdom 101, ku do të mund të lexoni informacione shumë të vlefshme në lidhje me 4 kollonat e mirëqënies; do të njiheni me 10 parimet bazë në neuroshkencë për të mësuar mbi eksperiencat tuaja; do të njiheni me spektrin e koshiencës; Librin e ushtrimeve ku do të njiheni dhe praktikoni 56 ushtrime të cilat do ju ndihmojnë në rritjen e vetëdijes; uljen e stresit dhe ankthit si dhe rritjen e përformancës në punë apo rezultateve të larta në studime.
Programi zgjat 8 javë. Fillimisht do të lexoni Librin Neurowisdom 101 dhe më pas do të filloni me audiot, duke i shoqëruar gjatë gjithë kohës me Librin e ushtrimeve. Kjo do ta bëjë shumë efektiv dhe përfitues këtë program bazuar mbi eksperiencat që ju përjetoni dhe jo vetëm informacion.
Librin natyrisht mund ta lexoni me shkëputje kohore pasi kjo ju krijon edhe mundësi për të reflektuar. Audiot janë të shkurtra dhe duhet të dëgjohen të plota. Shumica e audiove zgjasin 5-7 minuta, disa më shumë dhe disa më pak. Vetëm 2 audio zgjasin rreth 15 minuta, por janë informative se si duhet përdorur programi dhe përfitimet prej tij. Për rezultate të larta, rekomandohet që audiot të dëgjohen 1 në ditë shoqëruar me librin e ushtrimeve. Programi është i lehtë për t’u ndjekur. Po ashtu edhe ju mundëson që t’i integroni audiot në axhendën tuaj ditore, sado e ngjeshur të jetë. A ja vlen të investoni 10 minuta çdo ditë për të mos pasur stres dhe ankth, rritur përformancën dhe komunikuar në mënyrë efektive? Besoj që PO.
Për të blerë programin, klikoni në butonin “Bli tani” në faqen kryesore dhe do të drejtoheni automatikisht në një faqe tjetër ku mund të bëni pagesën online duke përdorur kartën tuaj të kreditit, derdhje në llogari bankare ose llogarinë tuaj PayPal.
Nëse ju nuk mund të bëni blerjen online të produktit, ju sugjerojmë të na kontaktoni në adresën e emailit: support@anilabashllari.com dhe do t’ju dërgojmë një faturë të cilën mund ta paguani në bankë dhe pasi pagesa të na konfirmohet ju do të merrni të dhënat e aksesit në emailin tuaj.
Menjëherë pasi ju të blini programin duke plotësuar të dhënat tuaja personale (duke ndjekur udhëzimet me kujdes), ju do të merrni një email me të dhënat e hyrjes në program. Këto të dhëna janë unike për çdo përdorues. Ju do të merrni emrin e përdoruesit, fjalëkalimin si dhe linkun ku mund të hyni në program.
Menjëherë pasi të merrni emailin me të dhënat tuaja, ju këshillojmë që t’i mbani shënim të dhënat në një dokument apo bllok shënimesh. Nëse për arsye teknike ju nuk merrni një email pasi të keni kryer pagesën, e keni fshirë pa dashje emailin me të dhënat tuaja ose harroni të dhënat, ju lutem kontaktoni në email: support@anilabashllari.com
Patjetër! Ju mund të kontaktoni stafin mbështetës në email tek: support@anilabashllari.com dhe ne do t’ju asistojmë në blerjen e produktit. Ju këshillojmë që përpara se të na kontaktoni, ju lutem kontrolloni të dhënat e kartës suaj, hapni një llogari në paypal (e cila është pa pagesë) dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull teknikisht.
Nëse për arsye teknike faqja e blerjes nuk hapet, ju lutem na kontaktoni në emailin: support@anilabashllari.com dhe stafi ynë do t’ju asistojë menjëherë.
Nëse ju bëni blerjen e produktit, paratë nuk mund t’ju kthehen mbrapsht. Proçesi i blerjes së produktit kalon në disa faza në të cilat lexuesi ka mjaftueshëm material informues dhe kohë në dispozicion që të vlerësojë nëse produkti është ose jo i përshtatshëm për t’u blerë dhe ndjekur.
Jo, ky program nuk ju pajis me çertifikatë sepse programi synon t’ju ndihmojë të përmirësoni veten dhe jetën tuaj në aspekte të ndryshme. Nuk është trajnim formal profesional por një platformë reflektuese mbi jetën tuaj personale. Çertifikata më me vlerë është transformimi juaj dhe arritja e rezultateve që dëshironi.
Nëse pyetja juaj nuk gjendet në këtë listë apo nëse keni nevojë të kontaktoni stafin mbështetës të faqes, ju lutem kontaktoni në email: support@anilabashllari.com