fbpx

Mendësia për Sukses

Informacione, teknika dhe ushtrime për të krijuar
mendësinë e duhur për arritjen e suksesit tuaj

 

Program online video & audio
Nga Dr. Anila Bashllari

Regjistrohuni tani në programin online Mendësia për Sukses dhe ndryshoni përgjithmonë mënyrën sesi mendoni rreth suksesit në çdo fushë të jetës.

Është momenti që të ndaj me ju gjithshka që kam mësuar, ndryshuar dhe masterizuar prej rreth dy dekadash duke zhvilluar mendësinë drejt suksesit dhe zakonin e zgjidhjes së problemeve.

Kliko “Bli Tani” dhe bëje këtë program tëndin.

Ju keni aftësinë të krijoni një jetë cilësore duke përdorur fuqinë e trurit tuaj

Mos harroni! Jetojmë në momentin më kompleks në historinë e njerëzimit ku zhvillimi teknologjik dhe shumëllojshmëria e informacionit kanë rritur shkallën e konfuzionit, paqartësisë, mungesë të fokusit, vështirësisë për marrjen e vendimeve të duhura, pasigurisë dhe frikës nëse jemi apo jo në drejtimin e duhur… dhe lista është shumë e gjatë. 

Truri njerëzor nuk është dizenjuar për një kompleksitet të tillë dhe vazhdon të funksionojë në kushtet e mbijetesës duke na privuar nga mundësitë për t’u rritur. Në këto kushte Është detyra jonë të shumëfishojmë fuqinë e asetit më të fuqishëm që zotërojmë: Truri. 

Programi Mendësia për Sukses do t’ju ndihmojë të maksimizoni përdorimin e trurit tuaj dhe të krijoni një mendësi të rritjes, rruga e vetme drejt një jete cilësore dhe të realizuar.

Çfarë do të keni në këtë program:

1.

Akses i menjëhershëm në program

Të gjitha materialet e programit Mendësia për Sukses janë të aksesueshme online në çdo kohë, duke gjetur hapësirën e nevojshme dhe kohën përshtatshme për ju dhe vetëm JU!

2.

Programi është i përbërë nga 10 video, 4 audio meditimi dhe nje ushtrim mbi mendësinë

Ju do të mund të aksesoni menjëherë programin duke dëgjuar videot dhe audiot sipas renditjes në strukturë. Natyrisht çdo video qëndron edhe më vete por struktura e programit ju ndihmon të përparoni më shpejt.

  1. Video: Pse truri dhe mëndja përcaktojnë suksesin tonë në të gjitha aspektet e jetës  
  2. Video: Ndryshoni trurin tuaj – ndryshoni jetën tuaj
  3. Video: 10 Parimet bazë për një tru të shëndetshëm dhe jetë cilësore
  4. Video: Si të mendojmë për zgjidhjen e problemeve
  5. Video: Si të krijojmë mendësinë e rritjes
  6. Ushtrim: Zbuloni çfarë mendësie keni
  7. Video: 7 Hapat për krijimin e besimeve që na shërbejnë
  8. Video: Rregulli i Artë për ndryshimin e zakoneve lehtësisht të ndryshueshme
  9. Video: 11 Hapat për ndryshimin e zakoneve “kokëfortë”
  10. Video: Momenti Juaj: Reflektoni mbi besimet, PSE-në tuaj, ku doni të shkoni dhe plani i veprimeve për të arritur atje
  11. Video: Si të krijojmë një praktikë ditore meditimi
  12. Audio: Meditim – Vetja Autentike
  13. Audio: Meditim mbi imazhin e trupit
  14. Audio: Meditim – Frymëmarrja
  15. Audio: Meditim – Forma të tjera relaksuese

Nëse vendosni të punoni ose jo me këtë program, në të dyja rastet jeni duke bërë zgjedhje. Bëni zgjedhjen e duhur për jetën tuaj!

Bëjeni tuajin Programin “Mendësia për Sukses”, i dizenjuar që të rrisni shkallën e vetëdijes mbi asetet tuaja më të rëndësishme: trurin dhe mëndjen. Programi kombinon në mënyrë unike njohuritë më të fundit në Neuroshkencë, Psikologji Pozitive dhe sjelljen njerëzore me hapa praktikë për t’ju ndihmuar të krijoni mendime të qarta dhe të qëndrueshme në realizimin e qëllimeve tuaja në jetën personale dhe atë profesionale.

Çfarë do të përfitoni nga programi Mendësia për sukses?

Kuptimin në praktikë që çelësi i një jete të shëndetshme, cilësore dhe suksesi në të gjitha fushat e jetës përcaktohet nga truri dhe mendja juaj.

Riprogramim i mënyrës së të menduarit duke u fokusuar në proçesin e krijimit të rezultateve të dëshiruara

Si të kujdeseni për një tru të shëndetshëm, pse është e rëndësishme dhe çfarë duhet të bëni?

Pse besimet përcaktojnë destinën tonë dhe si mund ti ndryshoni ato? 7 hapat për të krijuar besimet që ju shërbejnë

Proçesi i krijimit të zakoneve, si na përcaktojnë dhe pse janë të vështira për ti ndryshuar.  Teknika Rregulli i Artë dhe 11 hapat për të krijuar zakone të reja.

Çfarë është mendja/mendësia dhe si të krijoni mendësinë për sukses?

Ushtrimi Momenti juaj do ju shërbejë për të reflektuar mbi premisat, PSE-ne tuaj, çfarë dëshironi të arrini dhe si mund të shkoni atje

Si të relaksojmë dhe qetësojmë trurin: Për të gjithë fillestarët, do të mësoni se çfarë është meditimi dhe si të meditoni lehtësisht duke e bërë praktikë ditore. Për medituesit e zakonshëm do të keni mundësi të njihni veten tuaj autentike; të meditoni mbi imazhin e trupit tuaj dhe të mësoni ta doni atë; meditim mbi frymëmarrjen si dhe forma të tjera relaksuese.

E shumë më tepër…

Akses i palimituar!

Ju mund të aksesoni programin nga platforma juaj e preferuar. Mund të dëgjoni videot dhe audiot në çdo kohë dhe kudo ku jeni.
Mendësia për sukses

Dr. Anila Kaba Bashllari është Neurocoach e çertifikuar dhe bashkëautore e programit NeuroWisdom 101. Ajo ka mentoruar dhe trajnuar me qindra individë, drejtues të lartë, CEO dhe sipërmarrës të cilët kanë arritur të zhvillojnë veten, kompaninë apo bizneset e tyre suksesshëm. Ajo është bashkëautore në librin best-seller Transforming Your Life II, autore e programit online në gjuhën shqipe Life 2.0 dhe bashkëautore e programit NeuroWisdom 101. Anila është gjithashtu autore e qindra artikujve në fushën e rritjes së kapitalit njerëzor.

Ky është investimi më i rëndësishëm në jetën tuaj…

Programi Mendësia për sukses do t’ju ndihmojë të krijoni një mendësi e cila do ju shërbejë për të gjitha aspektet e jetës: Shëndetin, menaxhimin e emocioneve, rritjen mentale, marrëdhëniet disa dimensionale, në karrierë dhe biznesin tuaj.
Do t’ju ndihmojë të arrini qetësinë e mendjes, riprogramimin e të menduarit dhe si pasojë rezultatet, rritje të performancës, marrëdhënie efektive me të tjerët dhe mbi të gjitha do të keni mundësi të ndiheni në paqe me vlerat tuaja, të shijoni më shumë jetën duke qenë të vetëdijshëm dhe prezentë…
Mos lejoni rastësinë të përcaktojë jetën tuaj. Vendoseni ju. Tani. Me një klikim! Nëse jeni të gatshëm për ndryshimin e dëshiruar në jetën tuaj, KOHA është tani! Kliko butonin BLI TANI dhe bëhu pjesë e programit.

“Puna me Anilën më ka ndihmuar që të eliminoj barrierat e mia të mëdha, të cilat as nuk e dija që i kisha, barriera që nuk po më lejonin të isha drejtuesja e suksesshme që jam sot. Coaching dhe mentorimi me Anilën më kanë ndihmuar mua dhe biznesin tim që të rritemi eksponencialisht. Trajnimi me Anilën ka qenë investimi më i madh që kam bërë ndonjëherë për veten time.”

-Vasilika Selaj
CEO – Swissline Spa Albania

“Anila është coach & mentorja ime. Eksperienca me Anilën ka qenë fantastike! Më ka ndihmuar të kem një jetë më cilësore, më ka mësuar të vendos prioritete, të kapërcej barriera për të zbuluar potenciale që nuk ia njihja vetes. Ka nxitur liderin brenda meje. Falë trajnimit me të unë udhëhiqem nga pozitiviteti dhe bëj jetën që dëshiroj unë!”

-Eriola Kokona
Drejtoreshë e Shitjeve – DigitAlb

“Anila, falë punës me ju stafi ynë sapo ka kaluar çdo pritshmëri në lidhje me rezultatet e arritura gjatë muajit Qershor 2018 dhe vetëm në një muaj i kemi tejkaluar objektivat e vendosura. Vërtet besoj se këto rezultate nuk janë rastësi. Është privilegj dhe ndihemi me fat që jemi trajnuar nga ju.”

-Ariana Basha
CEO – RE/MAX Vizion, Albania

“Në periudhën që u kontaktova me Anilën, unë po hasja vështirësi me rolin e menaxheres që më ishte besuar në kompaninë time. Anila ndau me mua eksperiencën e saj 30+ vjeçare duke më mësuar sesi të vendos objektiva dhe prioritete, si të zhvilloj dhe rris vetëbesimin dhe të ndihem mirënjohëse për çfarë kam. Unë e rekomandoj shumë Anilën si coach dhe mentore.”

-Flutura M.
Menaxhere – Tiranë, Shqipëri

Pyetje të shpeshta

Eksploroni katalogun e pyetjeve dhe klikoni mbi pyetjen që ju intereson të merrni përgjigje. Përgjigjet mund t’i lexoni poshtë secilës pyetje. Mjafton të klikoni shenjën +

Nëse doni të keni një tru të shëndetshëm dhe një mëndje të qartë, të forte dhe të qëndrueshme; nëse doni një jetë cilësore; nëse doni të keni qartësi në përcaktimin, ndjekjen dhe realizimin e objektivave tuaja; nëse doni të krijoni besime dhe zakone që ju shërbejnë; nëse doni të mësoni se si të krijoni një mendësi të rritjes; nëse doni të qetësoni trurin dhe mëndjen tuaj me anë të meditimit; nëse doni të mësoni se si të reflektoni mbi këtë aspect kaq të rëndësishëm të jetës tuaj duke u ndjerë të realizuar atëhere ky program është për JU. Ky program është provuar të japë rezultate që ndoshta nuk do t’i kishit imagjinuar. Ai funksionon nëse ju punoni me të.

Programi Mendësia për Sukses përfshin dijet më të fundit të neuroshkencës, neuropsikologjisë dhe sjelljes njerëzore duke I sjellë në një formë ku kombinohen njohuritë me praktikën. Mendësia për Sukses do ju ndihmojë të kujdeseni për asetin tuaj më të rëndësishëm trurin duke riprogramuar mënyrën e të menduarit, besimet, qëndrimet, sjelljen, zakonet, veprimet dhe rezultatet drejt atyre të dëshiruara.

Ju do të mësoni se si të ndryshoni besimet që ju ka kaluar koha dhe të krijoni zakone që ju ndihmojnë të jeni të shëndetshëm dhe fit; të krijoni marrëdhënie efektive disa dimensionale; të jeni në karrierën e dëshiruar apo një biznes të suksesshëm.
Mos lejoni rastësinë të përcaktojë jetën tuaj. Vendoseni ju. Tani. Me një klikim! Nëse jeni të gatshëm për ndryshimin e dëshiruar në jetën tuaj, KOHA është tani! Kliko!

Ky program është për të gjithë ata individë që duan të reflektojnë mbi jetën e tyre, të jenë të shëndetshëm, arrijnë objektivat që i kanë vënë vetes në planin personal dhe profesional si dhe të rrisin mirëqënien. Nuk ka limitime moshe, gjinie, profesioni, statusi ekonomik apo social. Rekomandohet të blihet dhe ndiqet nga persona mbi 14 vjeç. Programi i drejtohet audiencës që flet apo kupton gjuhën shqipe dhe nuk ka titra apo përkthim të materialit në gjuhë të tjera.

Ky program është krijuar nga Dr. Anila Bashllari eksperte e çertifikuar në fushën e zhvillimit personal dhe profesional me mbi 35 vite experience dhe mbi 10 vite si coach, mentored he trajnuese mbi mendesine. Anila eshte Neurocoach e certifikuar nga Universiteti I Loyoles Ne Kaliforni, programi Executive MBA.

Programi përbëhet nga 10 video dhe 4 audio. Ju do të njiheni me rëndësinë e një truri të shëndetshëm dhe mëndje të qartë për një performance të lartë dhe jetë cilësore; programi do ju ndihmojë në riprogramim i mënyrës së të menduarit duke u fokusuar në proçesin e krijimit të rezultateve të dëshiruara; Si të kujdeseni për një tru të shëndetshëm, pse është e rëndësishme dhe çfarë duhet të bëni? Si të krijoni besimet që ju shërbejnë; Si të krijoni zakone të reja duke përdorur 2 teknika të rëndësishme; Si të krijoni një mendësi të rritjes; do të reflektoni mbi premisat, PSE-ne tuaj, çfarë dëshironi të arrini dhe si mund të shkoni atje ; Si të relaksoni dhe qetësoni trurin nëpërmjet meditimit e shumë më tepër…

Programin mund ta studioni për sa kohë të jetë e nevojshme por do ju sugjeroja që të dëgjonit 1-2 video në javë dhe të zbatoni teknikat në praktikë. Më e mira do të ishte 1 video në javë për të krijuar rezultate të qëndrueshme dhe afat-gjatë.

Sugjerimi im është dëgjojeni të gjithë programin sipas structures dhe pastaj zgjidhni me cilën pjesë doni të punoni më specifikisht.

Unue do të krijoj edhe një grup të dedikuar në fb ku ju mund të bëni pyetje të ndryshme dhe unë do ju përgjigjem me shkrim ose live.

Fillimisht do ju sugjeroja ta dëgjonit të gjithë programin, ndoshta 1 video në 2 ditë dhe pasi ta keni dëgjuar të vendosni në sa kohë dueshironi. Personalisht do ju sugjeroja 1-2 video në javë duke zbatuar edhe teknikat dhe integruar ato në të përditshmen tuaj.

Për të blerë programin, klikoni në butonin “Bli tani” në faqen kryesore dhe do të drejtoheni automatikisht në një faqe tjetër ku mund të bëni pagesën online duke përdorur llogarinë tuaj PayPal ose Pagesë Kesh.

Nëse ju nuk mund të bëni blerjen online të produktit, ju sugjerojmë të na kontaktoni në adresën e emailit: anila@anilabashllari.com ose info@bukinist.com per blerjen me para ne dorë.

Menjëherë pasi ju të blini programin duke plotësuar të dhënat tuaja personale (duke ndjekur udhëzimet me kujdes), ju do të merrni një email me të dhënat e hyrjes në program. Këto të dhëna janë unike për çdo përdorues. Ju do të merrni emrin e përdoruesit, fjalëkalimin si dhe linkun ku mund të hyni në program. Nëse blerja bëhet me para në dorë, në momentin që bëhet pagesa ju do të merrni një email me të dhënat e hyrjes në program. Këto të dhëna janë unike për çdo përdorues. Ju do të merrni emrin e përdoruesit, fjalëkalimin si dhe linkun ku mund të hyni në program.

Menjëherë pasi të merrni emailin me të dhënat tuaja, ju këshillojmë që t’i mbani shënim të dhënat në një dokument apo bllok shënimesh. Nëse për arsye teknike ju nuk merrni një email pasi të keni kryer pagesën, e keni fshirë pa dashje emailin me të dhënat tuaja ose harroni të dhënat, ju lutem kontaktoni në email: support@anilabashllari.com

Patjetër! Ju mund të kontaktoni stafin mbështetës në email tek: support@anilabashllari.com dhe ne do t’ju asistojmë në blerjen e produktit. Ju këshillojmë që përpara se të na kontaktoni, ju lutem kontrolloni të dhënat e kartës suaj, hapni një llogari në paypal (e cila është pa pagesë) dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull teknikisht.

Nëse për arsye teknike faqja e blerjes nuk hapet, ju lutem na kontaktoni në emailin: support@anilabashllari.com dhe stafi ynë do t’ju asistojë menjëherë.

Nëse ju bëni blerjen e produktit, paratë nuk mund t’ju kthehen mbrapsht. Proçesi i blerjes së produktit kalon në disa faza në të cilat lexuesi ka mjaftueshëm material informues dhe kohë në dispozicion që të vlerësojë nëse produkti është ose jo i përshtatshëm për t’u blerë dhe ndjekur.

Jo, ky program nuk ju pajis me çertifikatë sepse programi synon t’ju ndihmojë të përmirësoni veten dhe jetën tuaj në aspekte të ndryshme. Nuk është trajnim formal profesional por një platformë reflektuese mbi jetën tuaj personale. Çertifikata më me vlerë është transformimi juaj dhe arritja e rezultateve që dëshironi.

Nëse pyetja juaj nuk gjendet në këtë listë apo nëse keni nevojë të kontaktoni stafin mbështetës të faqes, ju lutem kontaktoni në email: support@anilabashllari.com