Sa ndikim ka Inteligjenca Emocionale në jetën, karrierën apo një biznes të suksesshëm? Përgjigjia e shkurtër është: SHUMË! Korporatat dhe bizneset e suksesshme sot kanë përfshirë Inteligjencën Emocionale në proçeset e punësimit, promovimit, lidershipit dhe zhvillimit të punonjësve të tyre.
Rritja e Inteligjencës Emocionale ju ndihmon për të fokusuar energjitë drejt rezultateve të dukshme dhe është themeli për zhvillimin dhe zotërimin e aftësive të tjera të rëndësishme si njohje dhe menaxhim të vetes, rritjen e aftësive komunikuese dhe zhvillimin e Inteligjencës Sociale. Inteligjenca Emocionale ndikon në pothuajse gjithçka që ju mendoni, ndjeni, komunikoni, vendimet që merrni dhe si pasojë rezultatet e dëshiruara ose jo…
Trajnimi një ditor mbi Inteligjencën Emocionale do të fokusohet në:
- Shpjegim i Përgjithshëm i Inteligjencës Emocionale
- Prezantimin e programit
- Raportin midis IQ dhe IE
- Njohjen, të kuptuarit dhe proçesimit të emocioneve
- Pse ka rëndësi Inteligjenca Emocionale dhe tendencat e sotme në korporata dhe biznes
- Si të rrisim Inteligjencën Emocionale nëpërmjet:
- Rritjes së shkallës së vetëdijes mbi veten tuaj
- Menaxhimit të vetes
- Rritjes së shkallës së vetëdijes sociale si dhe
- Menaxhimit të marrëdhënieve me të tjerët.
Trajnimi është strukturuar në mënyrë të tillë që t’u ofrojë pjesëmarrësve mjete konkrete dhe të aplikueshme si dhe strategjitë e duhura për të arritur suksesin në jetën e përditshme, karrierë dhe në biznes.