26 Korrik, 2019

Sa e rëndësishme është Inteligjenca Emocionale sot?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Aspekti emocional është dimensioni i tretë i njeriut. Ne jemi qenie emocionale, para se të jemi qenie mentale sepse emocionet na prekin të parat pastaj mendimi.

Ne duhet të kujdesemi për emocionet tona sepse janë ato që na shtyjnë në veprimet që ndërmarrim në jetën e përditshme.

Ajo që unë vë re në ditët e sotme është që shoqëria njerëzore po ngarkohet shumë në aspektin emocional. Njerëzit janë të stresuar dhe duke qenë në një gjendje të tillë nuk munden të kontrollojnë apo menaxhojnë emocionet e tyre.

Kontrolli dhe menaxhimi i emocioneve që me fjalë të tjera quhet Inteligjencë Emocionale, një nga termat shumë të studiuar dhe përfolur sot që po ndikon shumë në performancë, është shumë e rëndësishme pasi niveli i saj tregon mënyrën e komunikimit me njerëzit.

Një shprehje thotë “Drejtuesit sot merren në punë për shkak të inteligjencës së lartë konjitive (dijeve) dhe largohen nga puna për shkak të inteligjencës së ulët emocionale.” Një drejtues duhet të ketë inteligjencë të lartë konjitive dhe emocionale.

Foto nga Freepik

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *