26 Korrik, 2019

Prindër: fëmijët nuk janë lodra!!!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Ndërsa po meditoja pranë bregut të detit duke parë dhe dëgjuar përplasjen delikate të dallgëve, kureshtja më bëri të përqëndrohem tek një nënë e re e cila po lahej në det. Po komunikonte me bashkëshortin në breg të detit, i cili po mbante në krahë foshnjën e tyre 13 muajshe…

“Po zhytem një herë dhe të shohim çfarë do të bëjë” – vazhdoi nëna e re duke bërë një zhytje vërtet të bukur. Nuk jam kureshtare për jetët e të tjerëve por tashmë profesioni më bën që të vëzhgoj sjelljet njerëzore. U bëra kurioze më shumë për të parë sjelljen e foshnjës edhe pse e kisha shumë të qartë reagimin që do të kishte…

Ndërkohë që nëna e re po luante duke testuar çfarë do të bënte fëmija (dhe sa do e ndjente mungesën e saj) foshnja piskami në ulurima. Filloi të qante aq shumë sa isha gati t’i thoja nënës se çfarë pasojash ka tek fëmija një “lojë” e tillë. Por ngurova duke menduar që mund të merrja edhe ndonjë përgjigje të llojit: “E ç’të duhet ty!”

Po e shpjegoj me pak fjalë: fëmijët tek prindërit shikojnë dhe ndjejnë dashurinë, kujdesin dhe sigurinë. Në çdo moment. Kështu vijmë në jetë të gjithë… dhe kur fëmijët sfidohen me situata të tilla pakujdesie apo moskuptimi nga prindërit, truri i tyre stresohet dhe mund të lërë pasoja serioze në të ardhmen, në funksionimin e shëndetshëm të trurit, po ashtu në personalitet dhe sjellje.

Prindër KUJDES!!! Fëmijët nuk janë lodra! Bëhuni të vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësitë tuaja dhe edukohuni në aspektin e Neurologjisë dhe psikologjisë së fëmijëve. Mbi të gjitha edukohuni për trurin dhe psikologjinë e sjelljes së prindit.

Fëmijët janë të shenjtë. Kujdesuni për trurin dhe psikologjinë e tyre.

Nëse doni më shumë info, më kontaktoni në: anila@anilabashllari.com

 

Foto nga Freepik

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *