Sa ndikim ka Inteligjenca Emocionale në jetën, karrierën apo një biznes të suksesshëm? Përgjigjia e shkurtër është: SHUMË! Korporatat dhe bizneset e suksesshme sot kanë përfshirë Inteligjencën Emocionale në proçeset e punësimit, promovimit, lidershipit dhe zhvillimit të punonjësve të tyre.

Rritja e Inteligjencës Emocionale ju ndihmon për të fokusuar energjitë drejt rezultateve të dukshme dhe është themeli për zhvillimin dhe zotërimin e aftësive të tjera të rëndësishme si njohje dhe menaxhim të vetes, rritjen e aftësive komunikuese dhe zhvillimin e Inteligjencës Sociale. Inteligjenca Emocionale ndikon në pothuajse gjithçka që ju mendoni, ndjeni, komunikoni, vendimet që merrni dhe si pasojë rezultatet e dëshiruara ose jo…

Trajnimi një ditor mbi Inteligjencën Emocionale do të fokusohet në:

  1. Shpjegim i Përgjithshëm i Inteligjencës Emocionale
  • Prezantimin e programit
  • Raportin midis IQ dhe IE
  • Njohjen, të kuptuarit dhe proçesimit të emocioneve
  1. Pse ka rëndësi Inteligjenca Emocionale dhe tendencat e sotme në korporata dhe biznes
  2. Si të rrisim Inteligjencën Emocionale nëpërmjet:
  • Rritjes së shkallës së vetëdijes mbi veten tuaj
  • Menaxhimit të vetes
  • Rritjes së shkallës së vetëdijes sociale si dhe
  • Menaxhimit të marrëdhënieve me të tjerët.

Trajnimi është strukturuar në mënyrë të tillë që t’u ofrojë pjesëmarrësve mjete konkrete dhe të aplikueshme si dhe strategjitë e duhura për të arritur suksesin në jetën e përditshme, karrierë dhe në biznes.