26 Korrik, 2019

Zhvillimi personal është një proçes që nuk përfundon asnjëherë

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Unë punoj gjatë gjithë kohës me coach personal dhe kam marrë vazhdimisht trajnim personal kur kisha nevojë për krijimin e një mendësie, kur kisha nevojë të merresha me frikërat e mia, por mentori im më thoshte gjithmonë që edhe nëse nuk ndihesha rehat me diçka, prapë duhej ta bëja atë gjë. Kjo ishte vërtet shumë e vështirë, të hidhja hapin jashtë zonës së rehatisë, të dilja jashtë kutisë me frikën që do të më gjykojnë apo do të tallen, kjo ishte zonë totalisht jo rehatie.

Këshilla e parë që më jepte mentori ishte që duhej të përgatitesha por ndërkohë edhe të veproja sepse koha e duhur nuk vjen asnjëherë. Gjërat nuk vijnë të gjitha në kohën e duhur sikur në laborator. Në mënyrë të vazhdueshme duhet të përgatitemi për atë gjë që duam ta arrijmë dhe në një moment të caktuar që shfaqet mundësia, kthehet në sukses.

Kam patur mentorë në fushën e mendësisë, në lidership, biznes, të folurit në publik, e shumë të tjera. Mentorët e mi janë të huaj dhe duke qenë anëtare e disa institucioneve, për çështje të caktuara kam mundësinë që të bëj pyetje dhe mentori e trajton dhe zbërthen pyetjen në shumë aspekte që unë nuk i kisha menduar më parë.

Trajnimi i vazhdueshëm me mentorë më ka bërë të besoj që unë do të shkoj aty ku kam vendosur.

Foto nga Freepik

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *