26 Korrik, 2019

Si duhet të punosh me një mentor?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Sot e them me bindje të plotë që një mentor është mëse i domosdoshëm por mentorimi lidhet me fusha të ndryshme. Në karrierën profesionale ne kemi mentorë njerëzit me të cilët punojmë që na mësojnë gjëra të rëndësishme por në kërkimet që bëja në fillimet e mia në fushën e zhvillimit personal, nëse vërtet do të kisha patur një mentor, një person i cili do të kishte eksperiencën për të më drejtuar dhe orientuar se çfarë duhej të bëja, në mënyrë absolute koha për të arritur atë çfarë doja do të ishte shkurtuar.

Nëse do të kesh një mentor, duhet të përgatitesh mirë që mentorit t’i marrësh maksimumin pasi mentori ka shkelur në atë rrugë që ju doni të ecni dhe të shkurton kohën që duhet të shpenzosh për të arritur çfarë do.

Mentori mund të ketë 30 ose 40 vite eksperiencë dhe ti me anë të pyetjeve që bën, mund të marrësh më të mirën nga ai. Nëse pyetjet janë të studiuara mirë, atëherë do të marrësh përgjigjen e duhur.

Libri, mentori ynë i parë

Një nga dashuritë e mia të përhershme ka qenë libri dhe mendoj që përveç mentorimit, nëse dikush që dëshiron vërtet që të jetë i/e suksesshëm, libri duhet të jetë pjesë e pandashme e jetës së çdokujt sepse libri është mentori ynë i parë.

Nëse ju nuk keni mundësi financiare të punoni me një mentor, filloni të lexoni librat që ju frymëzojnë dhe që ju i konsideroni të rëndësishëm.

Foto nga Freepik

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *