26 Korrik, 2019

Çfarë është dhe si zhvillohet coaching?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Coaching shpejtëson zhvillimin e personit për të arritur rezultatet e duhura, për të zbuluar potencialet, për të movituar stafin, e të tjera. Në coaching punoj me individë që janë sipërmarrës apo drejtues të lartë por fatmirësisht kam punuar edhe me adoleshentë.

Coaching është si skalitja (e një skulpture) në disa dimensione, për të zbuluar të bukurën dhe potencialet që gjenden brenda çdo personi. Është si guri i diamantit që bëhet i çmuar dhe me vlerë vetëm pasi pastrohet dhe skalitet.

Tani pas shumë vitesh kam kthyer kokën pas dhe kam bërë lidhjen e momenteve të karrierës dhe jetës time dhe kam kuptuar që çdo gjë që ka ndodhur, ka ndodhur për të arritur unë më shumë, për një qëllim më të mirë. Nëse do të kisha këtë informacion që kam sot, do të kisha qenë një drejtuese, prind, bashkëshkorte dhe mikeshë më e mirë.

Ne i kushtojmë një rëndësi shumë të madhe karrierës por jeta jonë është më shumë se karriera.

Askush nuk na mëson sesi krijohet, menaxhohet apo rritet paraja. Në momentin që dalim nga (sistemi) vlerat tona, fillon konflikti brenda vetes dhe na çon në drejtime që nuk na lejojnë të jemi të suksesshëm.

Coaching trajton shumë probleme apo ngërçe të ndryshme dhe një shprehje thotë “Në coaching, njerëzit nuk punojnë me ty (coach-in) për atë çka di por për atë çka je”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *