26 Korrik, 2019

Mentori dhe coach – Ndryshimi midis tyre

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Mentori është një person që ka eksperiencë në një fushë të caktuar dhe këtë eksperiencë ai e ndan me ty duke të treguar rrugët më të shkurtra për të arritur atje ku ti dëshiron të shkosh dhe kjo shkurton kohën. Mentori jep këshilla, njohuri, ekspertizë dhe të orienton për të arritur gjënë e duhur por shumë më shpejt, në mënyrë efikase dhe të suksesshme sepse mentori ka bërë gabime prej të cilave ka nxjerrë mësime.

Ndërsa coach-I (ose ndryshe trajnuesi) është komplet tjetër. Trajnuesi i nxjerr përgjigjet nga klienti. Klienti i ka të gjitha përgjigjet brenda vetes por nuk di t’i gjejë ato. Kjo është e bukura e coaching sepse është një rrugëtim i jashtëzakonshëm personal i individit brenda vetes së tij për të zbuluar të gjitha ato burime dhe potenciale të mundshme që janë të fjetura.

Coaching e ndihmon personin që të gjejë këto përgjigje brenda vetes dhe probabiliteti për të vepruar është shumë më i lartë sepse përgjigjia i ka ardhur klientit nga vetja e tij, nuk i është dhënë nga coach-i.

Njerëzit në përgjithësi nuk e pranojnë shumë këshillimin. Kam lexuar një shprehje që edhe këshilla që të jep doktori shpesh të krijon një stres neural në tru. Po të vësh re fëmijët e vegjël, ata nuk dëshirojnë t’u thuash që të mos bëjnë diçka. Këshilla asociohet me kritikën ndërsa kur ti e gjen përgjigjen brenda vetes, ti je i motivuar që ta zbatosh sepse është këshillë e jotja.

Foto nga Freepik

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *