26 Korrik, 2019

Si të fillojmë ndryshimin brenda vetes, që tani

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Për ne qëniet njerëzore, ndryshimi është i vështirë. Dhe kjo është e vërtetë për të gjithë por kuptohet në nivele të ndryshme. Rezistenca ndaj ndryshimit lidhet me strukturën dhe mënyrën se si funksionon truri ynë. Dhe për hir të së vërtetës truri ynë nuk ka ndryshuar aspak prej mijëra vitesh. Kur ne ndryshojmë, fillon edhe transformimi… Por pse pjesa dërrmuese rezistojnë? Sepse truri ynë nuk e pëlqen ndryshimin. Dhe jo vetëm kaq! Truri është programuar për ta sabotuar atë.

Cila është zgjidhja? Njohja e vetes dhe mënyra se si funksionojmë nëse duam të arrijmë potencialet tona. E njëjta gjë si edhe me makinën. Pilotët e mirë e njohin makinën në brendësi dhe funksionet për të arritur më të mirën e mundshme. Po ne? Ngasim një makinë që nuk e dimjë se si funksionon dhe marifetet që ka. Ndryshimi dhe transformimi do të ishte më i lehtë nëse do e njihnim mirë veten dhe asetin tonë më të vlefshëm: Trurin dhe mendjen.

Nëse ndryshimin do ta shikojmë si pjesë të proçesit të rritjes atëherë do ta kemi më të lehtë dhe ndryshimi do të ndodhë në mënyrë të natyrshme. Dikush mund të thotë çfarë vlere ka krahasimi me gjallesat e tjera? Sepse ne jemi më të evoluar dhe sepse gjallesat e tjera nuk kanë koshiencë… Në fakt shkenca po sjell fakte të reja të ekzistencës së koshiencës për gjallesat e tjera. Ne mund të mësojmë shumë nga natyra thjesht duke e vëzhguar atë. Dhe jo vetëm që do të mësojmë… por do bëhemi më vezhgues, një nga elementët bazë për rritjen e shkallës tonë të vetëdijes.

Foto nga Freepik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *