Zakoni i të reflektuarit tek biznesmenët e suksesshëm

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fusha e zhvillimit personal dhe profesional është e pasur dhe përfaqësohet nga figura të njohura botërore si Napoleon Hill, Jim Rohn, Brain Tracey, Toni Robbins, John Maxwell, Oprah Winfrey, etj., të cilët kanë ndikuar në jetët e miliona njerëzve kudo në botë. Një kërkim i thjeshtë mbi mënyrën sesi biznesmenët më të suksesshëm amerikanë i zbatojnë dhe jetojnë me rregullat e zhvillimit personal dhe profesional, tregon fuqinë që ka kjo fushë në ndryshimin pozitiv që sjell në jetët e gjithkujt.

Metoda e reflektimit, që shërben për të analizuar veten, për të kuptuar se çfarë po ndodh rreth nesh dhe për të memorizuar eksperiencat që kaluam, është një nga metodat më të praktikuara nga biznesmenët amerikanë.

Tim Armstrong (AOL) ka deklaruar se bashkë me skuadrën e tij kalojnë të paktën 4 orë në javë duke menduar (duke reflektuar, duke menduar për ide të reja, etj.). Jack Dorsey (Square) përshkruhet nga skuadra e tij si një person që harxhon shumë kohë duke ecur dhe menduar (reflektuar). Jeff Ëeiner (Linkedin) reflekton 2 orë çdo ditë ndërsa një tjetër biznesmen i suksesshëm, Brian Scudamore (O2E Brands) kalon 10 orë në javë duke reflektuar.

Ndërsa Reiff Hofman (Linkedin), kur ka nevojë të reflektojë merr në telefon miqtë e tij të ngushtë. Sara Blakely, një milionere e re, kalon shumë kohë duke shkruar në ditarin e saj. Në një intervistë, Blakely tha se kishte më shumë se 20 ditare ku ajo kishte shkruar mbi gjërat e këqija që i kanë ndodhur gjatë jetës, dhe të mirat që i kanë ardhur si rezultat i eventeve të pakëndshme apo vështirësive në jetën e saj.

Ka shumë mënyra sesi ju mund të reflektoni për deri ku keni arritur në aspektin profesional. E rëndësishme është që ju të zhvilloni zakonin e reflektimit, dhe më pas zgjidhni metodën që ju përshtatet më shumë. Të reflektosh për zhvillimin tënd profesional do të thotë të qartësohesh mbi qëllimet që i ke vënë vetes, mbi mënyrën sesi këto qëllime mund të arrihen sa më shpejt dhe më lehtë dhe të keni një pasqyrë të qartë për të ardhmen e afërt. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurtë për hapat që do të hidhni dhe për karrierën që po zhvilloni.

Powered by Watch Dragon ball super