30 Mars, 2022

Intuita është e lindur apo zhvillohet?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Njohja e trurit është ende në hapat e parë krahasuar me njohjen e organeve të tjerë në trupin e njeriut dhe megjithatë ka një përparim të konsiderueshëm në këto 5 vitet e fundit duke na lejuar të kuptojmë shumë funksione dhe proçese që nuk mendohej më parë. Në këtë kontekst një vend të veçantë zë njohja e funksionit të qarqeve të caktuara në trurin e njeriut nëpërmjet MRI or SPECT për të shpjeguar sjelljen njerëzore dhe mënyrën se si e perceptojmë realitetin.

Këtu do të ndalesha tek INTUITA dhe mënyra se si mund të bëhemi më shumë intuitivë. Në fakt të gjithë e kemi mundësinë për të qënë intuitivë, por jo të gjithë e njohim apo dimë ta aktivizojmë dhe dëgjojmë.

Më kujtohet një shprehje e Richard Branson i cili thontë “Pjesën më të madhe të vendimeve më të rëndësishme i marr brenda 30 sekondash”, dhe këtu i referohej intuitës.

“Pjesën më të madhe të vendimeve më të rëndësishme i marr brenda 30 sekondash”

Richard Branson

 

Ajo që unë mendoj është që shumica e njerëzve nuk kanë akses tek intuita jo për faktin që nuk janë inteligjentë apo janë pa experiencë por e kërkojnë intuitën aty ku nuk është. Dikush që po e lexon këtë shkrim mund të kundërshtojë duke dhënë përgjigje apo argumenta racionale që kjo nuk është e vërtetë… Vetëm ky fakt tregon që sa herë përdorni llogjikën nuk jeni intuitivë pasi intuita nuk gjendet në qarqet që lidhen me mendimin llogjik/racional por në qarkun më të madh në trurin tonë DMN (Default Mode network). Studimet tregojnë që ky qark është më aktiv pikërisht kur jemi në qetësi të plotë…

Intuita aktivizohet kur vetëdija juaj kalon nga mënyra e të menduarit llogjik në kuriozitet. Nesë do të mendonit “interesant ky këndvështrim”, “çudi, nuk e kisha menduar këtë gjë” apo “posi kur kjo të jetë e vërtetë” … atëherë truri juaj ka marrë komandën të kalojë nga ajo çfarë ju dini si “e vërtetë” (CEN – Qarku Qëndror Ekzekutiv) në diçka që ju jeni të hapur për të mësuar (DMN – Qarku Default Mode) dhe aty ndodhet intuita.

photo 2

Mund ta vini re edhe gjatë punës suaj kur përpiqeni të gjeni zgjidhje të problemeve apo përdorni intuitën duke u menduar.  Të jeni të bindur që në ato momente qarku më i madh në trurin tonë DMN është inaktiv pasi kur mendojmë në mënyrë racionale aktivizohet CEN (Qarku Qëndror Ekzekutiv) që përfaqëson një pjesë shumë të vogël në trurin tonë dhe për atë çka dimë për momentin neuroshkencëtarët e quajnë Koshiencë. Veprimtaria e CEN – Koshiencës lidhet kryesisht me proçeset gjuhësore, të planifikimit, arësyetimit-llogjikës apo vendimarrjes.

Në fakt intuita është ajo pëshpëritja që ne dëgjojmë brenda vetes por që humbet në kakofoninë e zhurmës së mendimeve në qarkun CEN – llogjikës dhe shpeh herë nuk e dëgjojmë. Ka një ndryshim të konsiderueshëm midis CEN dhe DMN. Kur përdorim CEN – koshiencën vemë në punë atë pjesë të trurit që na ndihmon për të arritur atë çfarë dëshirojmë nëpërmjet çfarë dimë, eksperiencës, qëllimeve dhe objektivave që i vemë vetes në mënyrë të vetëdijshme. Ajo çfarë nuk kuptohet nëpër gjithësi është që përdoret arësyetimi dhe llogjika për zgjidhjen e problemeve, kreativitetit, imagjinatës apo intuitës. Në fakt keni trokitur në derën e gabuar.

No alt text provided for this image

Koshienca është pjesa verbale e trurit ndërsa pjesa tjetër dhe më e madhe e tij  –Subkoshienca është jo verbale. Ajo që ndihmon në lidhjen e këtyre dy funksioneve kaq të rëndësishëm në trurin tone është pjesa që është zbuluar së fundmi dhe quhet Salienë network, aty ku zhvillohet edhe inteligjenca emocionale.

Pyetjes nëse intuita është e lindur apo mund ta fitojmë gjatë jetës do t’i përgjigjesha që intuita ekziston por mund të jetë e pa aktivizuar. Disa mund të jenë më intuitivë se të tjerët dhe kjo shihet qartë në lidership apo sipërmarrje, ku intuita luan një rol shumë të rëndësishëm në marrjen e vendimeve. Parimi i intuitës është ndër parimet bazë të lidershipit.

Ne mund ta trajnojmë atë pjesë të trurit që lidhet me intuitën por jo nëpërmjet trajnimeve teknike/konvencionale por teknikave të neurocoaching dhe rritjes së vetëdijes, duke fituar kështu qetësinë e mendjes, fokus, komunikim më të mirë, performancë të lartë, akses në intuitë, kreativitet, imagjinatë dhe zgjidhje problemesh.

Neurotip: Fokusohu në një situatë për të cilën je menduar shumë por nuk ke gjetur zgjidhje. Tani relaksohu duke bërë disa streçime dhe lëvizje të ngadalësuara, hapur gojën sikur ju vjen gjumë, duke vëzhguar çfarë ndodh brenda jush, por pa gjykuar. Përsëritini disa here këto ushtrime duke e relaksuar mëndjen dhe si rrjedhojë trupin tuaj. Në këtë gjëndje relaksi pyesni intuitën tuaj për një apo disa zgjidhje të mundshme të problemit/situatës.

Nëse dëshironi të kuptoni më shumë në lidhje me mënyrën se si funksionon truri juaj, të rrisni nivelin e vetëdijes, intuitës, zgjidhjes së problemeve dhe rritjen e inteligjencës emocionale.

Klikoni në linkun:

www.anilabashllari.com/neurowisdom101 dhe do të trajnoni trurin tuaj për një relaksim të shpejtë, ulje të ankthit dhe stresit, rritje të fokusit, komunikimit efektiv dhe si rrjedhojë një performancë më të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *