5 Qershor, 2019

Ushtrim: Zbuloni besimet tuaja dhe reflektoni

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Ju nuk mund t’i ndryshoni mendimet tuaja nëse ju nuk i njihni ato. Shkruani në një letër mendimet (besimet) tuaja mbi tema për të cilat ju jeni të interesuar ose që ju ndikojnë në jetën tuaj të përditshme. Për shembull, ju mund të shkruani:

  • Çfarë mendoj për paratë?
  • Çfarë mendoj për meshkujt / femrat?
  • Çfarë mendoj për X person?

Pasi të keni bërë listën tuaj personale, shikoni me kujdes se çfarë besimesh keni kundrejt këtyre subjekteve, a janë këto besime pozitive apo negative… dhe më e rëndësishmja, a janë këto besime të vërteta apo tërësisht subjektive.

Provoni t’i ktheni besimet negative në pozitive, dhe mundohuni të kuptoni se pse keni krijuar besime negative dhe a janë këto besime të vërteta.

Shembull:

  1. Unë mendoj se paratë janë të mira por nuk është e lehtë t’i fitosh.

Ky besim që keni krijuar për paratë është nje besim negativ dhe duhet ndryshuar. Paratë janë shumë të thjeshta për t’u fituar nga shumë njerëz. Atëherë, pse duhet të mendoni se është e vështirë të fitoni para? A keni ju një plan të qartë sesi të fitoni më shumë para, apo thjesht e kufizoni aftësinë tuaj për të fituar para në punën tuaj të përditshme, në mundësitë që ju ofrohen (dhe jo në ato që ju mund të krijoni vetë)? Ndryshojeni këtë besim nga negativ në pozitiv dhe filloni të mendoni çdo ditë besimin e ri pozitiv që krijuat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *