26 Korrik, 2019

Ti mund ta krijosh të ardhmen tënde!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Shprehja “Ne mund ta krijojmë të ardhmen” është jo vetëm një shprehje filozofike por përmban shumë të vërteta brenda saj.

Nëse ne kuptojmë që ne kemi mundësi ta krijojmë të ardhmen tonë që në momentin e tanishëm, ta projektojmë dhe ta krijojmë atë me punën dhe veprimtarinë tonë, me mënyrën sesi mendojmë dhe veprojmë, atëherë fuqitë tona janë të pallogaritshme brenda nesh.

Shpesh ne nuk ndihemi të realizuar brenda vetes apo nuk i japim kohë vetes për të shijuar momentet e lumtura, për t’u ndjerë mirë me veten sepse jemi gjithmonë duke kërkuar diçka tjetër më shumë.

  1. Ndalo për një moment,
  2. Reflekto dhe numëro bekimet e tua,
  3. Fillo e shkruaj se si do të dëshiroje të ishte e ardhmja jote dhe se çfarë do të bësh ti për të arritur qëlimet e tua.
  4. FILLO TA APLIKOSH PLANIN QË KRIJOVE.

 

Dhe mos harroni: “Një plan pa veprim, mbetet thjesht një dëshirë në sirtar”.

Foto nga Freepik

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *