1 Prill, 2020

Krizat nxjerrin në pah liderin…

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

E kemi dëgjuar këtë shprehje disa herë gjatë trajnimeve të lidershipit. E kemi marrë si informacion duke menduar që e kemi kuptuar dhe e dimë. Por e vërteta është shumë larg asaj që dime, sepse duhet të bëhesh ai person që të kuptosh realisht që e di. Kështu ndodh edhe me lidershipin. Mund të marrësh informacion dhe të trajnohesh, por nëse nuk i vë në zbatim njohuritë e fituara nuk ke kuptuar asgjë. Dhe këtu qëndron vështirësia. Lidership-i nuk është çfarë ti ke dëgjuar apo ke mësuar por personi që je bërë në bazë të atyre njohurive, KARAKTERI QË KE KRIJUAR!  Kjo është edhe arsyeja që në pjesën më të madhe të kohës lidershipi keqkuptohet. Nëse dikush ka një titull apo pozicion nënkupton që është lider. Ka raste që këto edhe përputhen. Fatkeqësisht, në pjesën më të madhe të rasteve nuk ndodh kështu.

Lidership-i i vërtetë nuk mund të caktohet, jepet apo emërohet. Ai fitohet dhe vjen si rezultat i influencës tek të tjerët pasi njerëzit të vlerësojnë për atë që je dhe kontributin që jep, pavarësisht statusit apo pozicionit. Njerëzit të ndjekin për veprat dhe jo thjesht çfarë thua. Në lidership nuk ka fiasko.  Ato që mendojnë se mund të shtiren thjesht gënjejnë veten dhe zgjasin agoninë.

Pse po e filloj kështu këtë artikull? Pasi jemi në një krizë masive të lidershipit në rang botëror. Çdo ditë po shikojmë lidera më disfunksionalë se kurrë më parë; lidera që përpiqen të bëjnë atë që është politikisht korrekte për partinë që i ka sjellë në pushtet dhe jo çfarë është e drejtë apo në shërbim të njerëzve që i kanë votuar; çdo ditë po shikojmë se si po humbasin vlerat me kalimin e kohës.

Por si gjithçka edhe kjo situatë do të ketë një përgjigje pasi ne nuk po jetojmë vetëm krizën e Covid-19, por një krizë njerëzore që ka filluar ka hera, me simptoma të qarta në lidership në të gjitha nivelet.

Ky është një problem mbarë botëror. Kriza Covid-19 që po kalojmë nuk po bën gjë tjetër veç po ulëret duke na ftuar drejt ndryshimit… A po e dëgjojmë vallë? Kjo varet…

Në këtë moment që po shkruaj më erdhi në mendje simboli kinez i krizës, që në përbërje të tij ka dy fjalë: Rrezik & Mundësi. Të dyja si pjesë e së tërës. Kontradiktore, por që nuk mund të ekzistojnë pa njera-tjetrën. Përkundrazi, ndodhin në të njëjtën kohë. Si mund ta kthejmë rrezikun/krizën në mundësi?

Do t’i referohesha mentorit tim, John Maxwell, i cili thotë:

“Treguesi i vërtetë i lidershipit është influenca. Asgjë më shumë, asgjë më pak”.

Që të kesh influencë nuk ka nevojë sa i fuqishëm apo karizmatik dukesh. Janë punët dhe veprat e mira, vlera që shton në jetët e të tjerëve të bën të tillë. Influencën e ndjejmë tek personi me integritet, tek i cili gjejmë shprehjen “Mos më thuaj. Thjesht tregoje me vepra”.

Në fakt lidershipi është tepër kompleks dhe janë një sërë faktorësh që e përcaktojnë. Por në këtë artikull do të fokusohem në një ligj tepër të rëndësishëm të lidershipit, veçanërisht në kohë krizash: Ligji i kohës.

Sipas John Maxwell, një ndër 10 liderat botërorë më influencues të kohës, Ligji i Kohës shpjegon qartë rëndësinë e vendimarrjes në kohën e duhur. Ky ligj nënkupton që:

• Veprimi i gabuar në kohën e gabuar çon në katastrofa.

• Veprimi i duhur por në kohën e gabuar krijon rezistencë tek njerëzit.

• Veprimi i gabuar në kohën e duhur është një gabim tjetër.

• Veprimi i duhur në kohën e duhur të çon drejt suksesit.

Ku gabuan disa shtete në kushtet e krizës që shkaktoi Covid-19? Mendoj që ndër të tjera në moskuptimin e Ligjit të Kohës dhe mosmarrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur. Gjithashtu një mungesë parapërgatitjeje dhe trajnim të strukturave përkatëse si dhe disiplina në zbatim. Gabimet kanë kosto të lartë dhe uroj që shpejt të reflektohet mbi to.

Shtetet që miksojnë parimet e drejtimit demokratik me një disiplinë të fortë provuan një menaxhim më të mirë të situatave në izolimin dhe uljen e shkallës së infektimit të popullsisë. Kështu veproi Gjermania dhe Austria duke vepruar në kohën e duhur dhe ulur mundësinë e shpërndarjes së virusit. Po ashtu, Singapori ishte një nga eksperiencat ku marrja e shpejtë e masave dhe izolimi çuan në ndalimin e shpërndarjes dhe infektimit masiv në efekt-domino.


Italia, Spanja, Anglia apo edhe SHBA duket që do të vuajnë pasojat e një vendimmarrje jo në kohën e duhur. Rasti i Kosovës me rrëzimin e qeverisë ekzistuese është një shembull tjetër se si marrja e vendimit të gabuar në kohën e gabur mund të ketë pasoja!

Në situata krize, primare dhe imediate është ruajtja e shëndetit të popullsisë si dhe marrja e masave për përshtatjen e punës në industritë bazë sipas kushteve të reja të krijuara. Kuptohet që situata ekonomike do të përbëjë një sfidë më vete.

Çfarë mësimesh duhen nxjerrë? Reflektimi për një ridimensionim të mënyrës së të menduarit dhe vendimarrjes në një shkallë të gjërë: politikë bërësit, ato ligj zbatues, biznesi, arsimi, shëndetësia, media, shoqëria civile etj.

Kur lideri i duhur, vepron në kohën e duhur, atëherë do të kemi rezultatet e dëshiruara.

Në artikullin e rradhës do të flas për një nga ligjet tepër të rëndësishme në lidership: Ligjin e Intuitës.

Deri atëherë, qëndro në shtëpi dhe kujdesu për veten, familjen dhe për heronjë e frontit, sepse të tillë janë.

freeindexer:

Excellent blog post. I certainly love this website. Keep it up!

freeindexer:

Wonderful article! We will be linking to this great article on our website. Keep up the great writing.

Automatic Backlinks:

Hello it's me, I am also visiting this web site on a regular basis, this web page is genuinely pleasant and the people are truly sharing good thoughts.

admin:

Hi, I am not an IT person and can't help on such subject. Thank you

admin:

Thank you!

admin:

Luljeta, të falenderoj që jeni ndjekëse e punës time, të cilën e ndaj me shumë dëshirë me ju. Jeni frymëzim!

Luljeta:

Shprehje qe " godet", dhe te nxit te reflektosh : “Treguesi i vërtetë i lidershipit është influenca. Asgjë më shumë, asgjë më pak”.

Hi nice website https://google.com:

Hi nice website https://google.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *