23 Korrik, 2019

3 arsyet kryesore pse Bill Gates, Steve Jobs dhe Eric Schmidt kanë punuar me coach personalë

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Pse mendoni se Bill Gates, Steve Jobs apo CEO të tjerë të njohur kanë punuar vazhdimisht me coach personalë dhe mentorë? Individë të tillë kanë skuadra profesionistësh që punojnë me ta, i këshillojnë të marrin vendimet e duhura.. atëherë pse u duhej këtyre individëve një coach personal?

Ka disa arsye pse njerëzit më të suksesshëm dhe të pasur të botës e kanë të domosdoshme të kenë mentorët e tyre. Por përpara se t’i përmend këto arsye, duhet të jeni në gjendje të kuptoni mendësinë e këtyre individëve.

Individë të tillë e vlerësojnë maksimalisht çdo minutë të ditës së tyre dhe nuk shpenzojnë kohë asnjëherë. Ata e investojnë kohën për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes dhe gjithçka që bëjnë kontribuon në arritjen e qëllimeve.

Persona të tillë e kuptojnë se duhet të rriten vazhdimisht personalisht, nëse duan që biznesi i tyre të rritet. Nuk mund të pretendosh të zgjerosh biznesin apo të të lindin ide të reja nëse ti nuk investon tek vetja duke marrë këshilla të mençura nga një mentor apo duke lexuar librat e duhur.

Një mentor i mirë është një shortcut për biznesmenin që do të bëhet edhe më i suksesshëm nga ç’është. Sepse siç thotë Daniel Coyle, autor i librit “The Talent Code”, “edhe pse talenti duket si fat i dhënë nga Zoti, njerëzit kanë kontroll se çfarë aftësish duan të zhvillojnë dhe ne kemi më shumë potecial se ç’mund të imagjinojmë në ëndërrat tona më të çmendura.”

Njerëzit e suksesshëm e vlerësojnë dhe besojnë potencialin që kanë sepse e kanë provuar që gjithçka mund të arrihet me punë dhe ide të mira. Prandaj, ata punojnë me coach personal që të zbulojnë më shumë veten, që të japin më shumë nga potenciali i tyre, që të menaxhojnë më mirë veten, biznesin dhe jetën e tyre në të gjitha aspektet.

 

3 arsyet kryesore pse Bill Gates, Steve Jobs dhe Eric Schmidt kanë punuar me coach personalë:

  1. Një coach i mirë sheh atë që ti nuk arrin të shohësh (në stadin ku je)

Një coach profesionist arrin të të analizojë mënyrën e të menduarit dhe kupton se çfarë potenciali ke dhe se ku mund të arrish në të ardhmen e afërt. Sepse një coach i mirë ka qenë vetë i suksesshëm në një fushë të caktuar dhe e di se si funksionin arritja e suksesit.

  1. Një mentor thotë gjëra që ti nuk i thua (apo mendon) dot

Ndryshe nga libri i cili deri tani është konsideruar nga njerëzit si mentor, mik i afërt apo vlerë e paçmuar për mendjen, biseda me një mentor është komplet diçka tjetër. Një mentor ka aftësi të shkëlqyer të të dëgjuarit dhe analizon me kujdes gjithçka që thua. Mentori është si një dedektor i besimeve të tua të gabuara, apo kur ti ke një perspektivë të gabuar mbi diçka.

  1. Një coach i mirë di gjëra që ti nuk i di

Një coach i suksesshëm ka kaluar eksperienca të vlefshme dhe të rëndësishme në jetë dhe e di sesi fuksionon jeta në përgjithësi dhe biznesi. Një coach i mirë pasurohet çdo ditë sepse punon me klientë të ndryshëm dhe kanë marrë informacione të vlefshme mbi sjelljen njerëzore, informacione që i ndajnë me klientët e tyre nëpërmjet këshillave apo pyetjeve me vlerë.

 

Foto nga Freepik.com

antika eşya alanlar:

It?s in reality a nice and helpful piece of information. I?m happy that you simply shared this useful information with us. Please stay us up to date like this. Thank you for sharing.

cheapest cialis:

I'm really enjoying the theme/design of your blog. Do you ever run into any internet browser compatibility issues? A handful of my blog visitors have complained about my blog not working correctly in Explorer but looks great in Chrome. Do you have any ideas to help fix this issue?

how much does cialis cost:

Generally I do not learn article on blogs, but I wish to say that this write-up very compelled me to try and do it! Your writing style has been amazed me. Thank you, quite nice article.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *