5 Qershor, 2019

Reflektim mbi objektivat e këtij viti

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Jeni duke punuar për arritjen e qëllimeve tuaja dhe unë ju përgëzoj! Të njëjtën gjë jam duke bërë edhe unë dhe kur reflektoj dhe shoh se sa kam bërë progres, e shoh që po bëj përpara!

Jeta është dinamike dhe ndryshimi është konstantja e vetme në këtë jetë. Objektivat që vendosëm në fillim të vitit mund të jenë të duhurat por nganjëherë edhe bëhen të pavlefshme (edhe pse nuk e kuptojmë për momentin). Pikërisht për këtë arsye, do të sugjeroj disa pyetje reflektive të cilat do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se sa progres keni bërë dhe se çfarë ndryshimesh duhet të bëni që të keni objektivat e duhura.

  • Cilat objektiva duheshin arritur dhe i kam arritur tashmë?
  • Sa përqind kam arritur për secilën objektivë dhe çfarë duhet të bëj që t’i arrij këto objektiva deri në afatet e parashikuara?
  • A ka ndonjë objektivë apo projekt që nuk më bën të ndihem rehat dhe dua ta ndryshoj? Çfarë do të ndodhë nëse unë heq dorë nga kjo objektivë?
  • A ka ndonjë projekt apo ide të re që dua ta arrij apo ta zëvendësoj më një objektivë që vura në fillim të vitit?
  • Cila nga objektivat e listës sime është më e rëndësishmja?
  • Cila është gjëja më e rëndësishme që kam bërë këtë vit?
  • Për çfarë ndihem krenar këtë vit?
  • Çfarë dua vërtet të arrij deri në fund të vitit?

Nëse do të ishe në fund të vitit tani, si do të doje ta përshkruaje këtë vit me pak fjalë?  Për shembull, mund të bësh një fjali hipotetike….Këtë vit unë përmirësova x aspekt të jetës time. Gjatë këtij viti mësova x, kurseva x para, plotësova x ëndërr, udhëtova në x destinacion.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *