Pse duhet të meditojmë?

Kur flasim për meditimin, shumica e njerëzve nënkuptojnë një rit fetar apo imagjinojnë murgjit nëpër tempuj që qëndrojnë me orë të tëra ulur këmbëkryq. Thjesht ky perceptim bën që njerëzit ta shikojnë meditimin si diçka të çuditshme, që nuk i përket atyre dhe as nuk tentojnë të kuptojnë se çfarë është.

Kjo më kujton veten time para rreth 12 vitesh kur për herë të parë tentova të meditoj. Në fakt ishte shumë e vështirë të qëndroje ulur këmbëkryq për më shumë se disa minuta, të mbaje sytë mbyllur, të bëje një frymëmarrje të kontrolluar gjithë kohës si dhe të largoje mendimet…

Mision i pamundur…?

Në të vërtetë nuk është kështu. Po të vëzhgosh fëmijët e vegjël në muajt e parë të jetës, do të vini re që shpesh herë i fiksojnë sytë diku, në një objekt dhe vështrojnë atje ndoshta dhe për një kohë të gjatë, nëse nuk i ka marrë uria, apo ka ardhur koha për t’u ndërruar. Ky moment në fakt është meditim, pasi deri në moshën 7 vjeçare fëmijët kanë në dominancë valët e trurit alpha që janë valë relaksuese.

Natyrisht ky është një nocion fillestar i meditimit dhe për disa mund të mos konsiderohet fare.

Mënyra më e thjeshtë për të kuptuar meditimin është nëse shkon me pushime, pranë natyrës. Ditët e para për inerci e ke shumë të vështirë të pushosh dhe largosh mendimet që kanë qenë pjesa dërrmuese e ditës tënde. Por pak nga pak fillon dhe relaksohesh dhe herë pas here e gjen veten duke parë qiellin, retë e bardha, detin, gjelbërimin dhe ndjehesh i përhumbur në to. Këtu fillon momenti i meditimit. Mendja po fillon gradualisht të relaksohet pasi ka një trafik më të vogël mendimesh, ajri i pastër, rrezet e diellit, zhytja në vetvete…

1

Arsyeja pse e fillova me këtë shpjegim këtë artikull është se ne të gjithë meditojmë, por pa e kuptuar. Dhe ndjehemi mirë. Por kur dëgjojmë që duhet të meditojmë (me një angazhim si çdo gjë tjetër) atëherë jemi rezistentë: nuk kam kohë; nuk e bëj dot; e kam të pamundur; ah, sikur të kisha kaq shumë kohë edhe për të medituar; meditimi nuk është për mua, etj, etj, – pra të gjitha justifikimet e mundshme.

Prandaj dhe do të doja të ndaja me ju efektet pozitive të meditimit dhe faktin që mund të meditojmë pavarësisht sa të ngarkuar jemi… (edhe pse unë nuk jam dakort me termin jam i/e zënë; nuk kam kohë, etj).

Ju mund të filloni shumë thjesht për të medituar:

  • Disa minuta në mëngjes kur të ngriheni nga gjumi duke mbajtur sytë mbyllur (mbajtja e syve mbyllur lejon që të kemi valët alpha të trurit, të cilat njihen si valët e relaksit. Kjo është edhe arsyeja që flejmë me sy mbyllur).
  • Në fillim mund të ndjeheni jo rehat por kjo është normale si çdo gjë e re. Trurit i duhen më shumë se 21 ditë që të krijojë një zakon dhe të familjarizohet me të.
  • Do të ishte mirë të uleni në të njëjtin vend ku nuk ju shqetësojnë zhurmat si dhe mundësisht në të njëjtën orë të ditë Natyrisht kjo është më e mira por nuk përjashtohet mundësia që të meditosh në kohën që të jepet mundësia. Jeta sot është shumë e vrullshme dhe përshtatja është e rëndësishme derisa të fillosh dhe të ndjesh përfitimet nga meditimi.
  • Në fillim ke aq shumë mendime në kokë sa është e pamundur të qetë Pikërisht pse ndodh kështu, ne duhet të meditojmë për të qetësuar mendjen (e dini që gjatë ditës në trurin tonë kalojnë rreth 50 – 60 mijë mendime, dhe rreth 95% e tyre janë mendimet e një ditë të mëparshme?)
  • Nëse shpërqëndrohesh, ska problem. Është e rëndësishme ta kuptosh veten që nuk po arrin të meditosh pasi ke shumë Ndiqi mendimet e tua. Vëzhgoi si një person i tretë që po shikon nga jashtë se çfare po ndodh. Imagjino sikur të është dhënë një detyrë që të vëzhgosh çfarë po ndodh me mendimet në kokën tënde; sa mendime kalojnë; sa janë pozitive; sa negative; sa përsëriten. Pra detyra jote në fillim është thjesht t’i vëzhgosh pa u shqetësuar pse nuk po ia del të përqëndrohesh. Gradualisht do të masterizosh këtë aftësi deri sa të vëzhgosh vetëm disa mendime; pastaj 1 ose 2; dhe më pas… heshtje e plotë. Në atë moment je vertët duke medituar dhe relaksuar mendjen.

Ka shumë teori mbi meditimin por unë u përpoqa ta thjeshtësoj… Përpiqu të relaksosh mendjen… sa më pak trafik mendimesh deri sa të jetë një heshtje e paqtë. Më vjen ndërmend dita kur erdhi Papa Francesku në Tiranë… ishte një heshtje e paqtë që na dha dritë dhe shpirt të gjithëve. Këtë mund ta arrijmë çdo ditë brenda vetes dhe ky është shpërblimi më i madh.

Përfitimet nga meditimi janë të shumta por unë do të përmendja disa prej tyre:

  • qartësi dhe fokus
  • përqëndrim
  • efiçencë
  • efektivitet
  • komunikim efektiv
  • vendimarrje e duhur
  • rezultate
  • imazh pozitiv

– i/e shëndetshme (ulje të presionit të gjakut; çlirimi i hormoneve pozitive; përmirësohet tretja e ushqimit; pakësohen dhimbjet; ulet inflamimi si në rastet e artritit apo astmës, etj.)

Nëse do të thoni, “E kam të vështirë apo të pamundur, do t’ju pyesja: Si doni të ndiheni? Çfarë doni të arrini? Si doni të shkoni atje? Zgjedhjet janë gjithmonë në dorën tuaj, edhe kur nuk zgjedhim të bëjmë diçka kemi bërë një zgjedhje. Kujdesuni për mendjen tuaj dhe do t’jua shpërblejë.


Foto nga RelaxingMusic via VisualHunt / CC BY-NC-SA dhe Shutterstock

Powered by Watch Dragon ball super