31 Tetor, 2020

Të jetosh me fistikët e shijshëm

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Përveç rasteve kur jeni alergjik, vështirë të ketë ndonjë arsye që nuk do t’i zgjidhnit fistikët e shijshëm dhe të mrekullueshëm kur mendoni për frutat e thata. Padyshim kënaqin shijen tonë, janë argëtuese dhe kanë benefite të shkëlqyera për shëndetn në aspekte të ndryshme. Fistikët (ose ndryshe stikat) janë kurdoherë pjesë e tavolinave të punës, gëzimeve familjare dhe vakteve të shpejta. E dini që fistikët janë një nga frutat më ushqyese që mund të konsumoni? Vetëm një racion i vogël prej tyre përmban mbi 30 vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera të fuqishme për t’ju ndihmuar të digjni yndyrën, të përmirësoni kolesterolin dhe shëndetin e zemrës, të ekuilibroni sheqerin në gjak dhe madje të përmirësoni jetën tuaj seksuale! Kultivuar prej mijëra vitesh, fistikët kanë pafund për t’ju ofruar krahas shijes së mirë (keni provuar ndonjëherë të bëni pesto me to?). Nuk është për t’u habitur, por janë të shtrenjta për t’u blerë.

Këto kokrra të gjelbra të vogla janë të brishta, të kripura, të shijshme, kanë sasi të ulëta karbohidratesh dhe janë të mira për shëndetin tuaj! Përpos faktit se kanë shumë yndyrë (të shëndetshme) në përbërje, ato janë një nga ushqimet më të mira të djegies së yndyrës që mund të konsumoni. Më poshtë do të listoj disa benefite që mbështesin shëndetin tuaj të përgjithshëm.

 

1-Janë të pasura me vlera ushqyese: rreth 50 fistikë të cilët konsumohen së bashku përmbajnë: 159 kalori, 8 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 6 gram proteina, 13 gram yndyra. Fistikët, janë veçanërisht një nga ushqimet më të pasura me vitaminë B6 – e rëndësishme për disa funksione trupore, përfshirë rregullimin e sheqerit në gjak dhe formimin e hemoglobinës. Fistikët janë gjithashtu të pasura me kalium, sasia prej 50 kokrrash që përmëndëm përmban më shumë kalium se një banane.

2-Zotërojnë shumë antioksidantë: Mos harroni se antioksidantët janë jetikë për shëndetin tuaj. Ata parandalojnë dëmtimin e qelizave të shëndetshme dhe luajnë një rol kryesor në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të rënda, siç është kanceri. Fistikët përmbajnë më shumë antioksidantë sesa shumica e arrave, farave dhe frutave të tjera të thata. Në fakt, vetëm arrat përmbajnë më shumë antioksidantë. Fistikët kanë sasinë më të lartë të lutenit dhe zeaxanthit, dy antioksidantë shumë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ata mbrojnë sytë tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga drita blu dhe degjenerimi molekular i lidhur me moshën, gjendje në të cilën vizioni juaj qendror është i dëmtuar ose i humbur. Për më tepër, dy nga grupet më të bollshme të antioksidantëve në fistikë, si polifenolet dhe tokoferoli, mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Është interesante që antioksidantët në fistikë janë shumë të pranueshëm për stomakun. Prandaj, kanë probabilitet më të lartë të përvetësohen gjatë tretjes.

3-Kalori të ulëta, por sasi të lartë proteinash: Konsumimi i frutave të thata ka shumë përfitime shëndetësore, por janë të larta në kalori. Për fat të mirë, fistikët janë ndër të paktat e kësaj familjeje me kalori më të ulëta. Me proteina që përfshijnë rreth 20% të peshës së tyre, fistikët janë të dytat pas bajameve kur bëhet fjalë për përmbajtjen e proteinave. Ato gjithashtu kanë një raport më të lartë të aminoacideve thelbësore se çdo frut tjetër i thatë. Këto aminoacide konsiderohen të tilla, sepse trupi juaj nuk mund t’i prodhojë vetë ato, kështu që ju duhet t’i merrni nga dieta juaj ushqimore. 

 

4- Ndihmon në humbjen e peshës: Pavarësisht se janë një ushqim i dendur me energji, fistikët janë një nga ushqimet më miqësore për humbjen e peshës. Ndërsa pak studime kanë parë efektet e tyre në peshë, ato që ekzistojnë janë premtuese. Fistikët janë të pasur me fibra dhe proteina, të dyja rrisin ndjesinë e të qenit të ngopur dhe ju ndihmojnë të hani më pak duke mbështetur ushqyerjen e zgjuar.


5- Promovojnë bakteret e shëndetshme të zorrëve: Fistikët janë të pasur me fibra, të cilat lëvizin përmes sistemit tuaj të tretjes kryesisht të padenjuar dhe disa lloje fibrash treten nga bakteret e mira në zorrën tuaj, duke vepruar si prebiotikë. Bakteret e zorrëve më pas fermentojnë fibrën dhe e shndërrojnë atë në acide yndyrore me zinxhirë të shkurtër, të cilat mund të kenë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të çrregullimeve të tretjes, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i fistikëve është treguar se rrit numrin e baktereve që prodhojnë butirate në zorrë në një masë më të madhe sesa bajamet.
6- Janë pozitive për ekuilibrin e sheqerit në gjak: Fistikët kanë një indeks të ulët glicemik, kështu që ato nuk shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak gjatë një vakti të pasur me karbohidrate, siç është buka e bardhë. Studiuesit sugjerojnë fistikët si një nga mënyrat për të ulur rrezikun e diabetit.


7- Të shijshme dhe argëtuese për t‘u ngrënë: Fistikët mund të shijohen në mënyra të ndryshme. Këtu përfshihet një ëmbëlsirë, garniturë për sallatë, kokteil, në ushqimet e pjekura, duke shtuar një ngjyrë të bukur jeshile ose vjollcë në kompozimet e ndryshme të gatimit. Ju mund të provoni edhe spërkatjen e tyre mbi peshkun tuaj të preferuar të pjekur në furrë, duke i shtuar ato në menunë e mëngjesit, ose në ëmbëlsira.

admin:

Hi Kaley, Sometimes when I force myself to write nothing comes and even I try hard doesn't work. I yawn and do slow movement/stretching to calm and relax my mind. Sometimes I sit down in different place from the working one and start writing, even though the best ideas not yet. But as long as I start writing without judgment and self criticism magic happen. Thoughts and ideas just pop up in my mind and when I finish I am surprised by what I read. Just relax and be intentional about writing. Visualize yourself being in the flow when starting to write and get to that feeling. Imagine how good your writing is and the feeling of completion. Any time you start writing just tune to that feeling for couple of seconds, relax and just start writing. Hope this helps, Anila

Kaley:

First of all I want to say excellent blog! I had a quick question that I'd like to ask if you do not mind. I was curious to know how you center yourself and clear your thoughts before writing. I have had a tough time clearing my mind in getting my thoughts out. I truly do take pleasure in writing but it just seems like the first 10 to 15 minutes tend to be lost just trying to figure out how to begin. Any recommendations or tips? Thank you! Also visit my blog - 부산 스웨디시 마사지

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *