7 Nëntor, 2020

Magjia e çokollatës së zezë

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Çokollata…E ëmbël, tunduese, gjithmonë aty për ty. Në fakt nuk do e nisim këtë artikull duke akuzuar çokollatën për aftësinë e shkëlqyer që zotëron në fitimin e zemrave të kujtdo. Çokollata e zezë ka shumë përfitime shëndetësore. Studimet tregojnë se ajo është një nga burimet më të mira të antioksidantëve në planet. Kështu që, herën tjetër kur të hani çokollatë nuk do të ndiheni edhe aq në faj.

Çokollata bëhet nga farat tropikale të pemës së kakaos Theobroma. Përdorimi i saj më i hershëm daton që nga civilizimi i hershëm i Olmekëve në Mesoamerikë. Pas zbulimit evropian të Amerikës, çokollata u bë shumë e popullarizuar në mbarë botën dhe kërkesa e saj pati një “shpërthim”. Që prej fillimit cokollata është bërë një produkt ushqimor që shijohet nga miliona njerëz çdo ditë, falë shijes së saj unike, të ëmbël dhe të pasur në lëndë ushqyese.

• Disa fakte bazike mbi çokollatën:
1-Konsumi i çokollatës shoqërohet me gjendje të tilla si diabeti, sëmundja koronare e zemrës dhe hipertensioni.
2-Çokollata tregohet të përmbajë nivele të larta të antioksidantëve.
3-Disa studime kanë sugjeruar se çokollata mund të ulë nivelin e kolesterolit dhe të parandalojë humbjen e kujtesës.
4-Çokollata përmban një numër të madh vlerash kalorike.
5-Njerëzit të cilët kërkojnë të humbin ose mbajnë në kontroll peshën këshillohet të hanë çokollatë në sasi të moderuar.

Por çfarë efektesh ka konsumimi i çokollatës në shëndetin tuaj?
• Ndihmon në shëndetin e zemrës tuaj.
Shumë studime zbulojnë se flavonoidet në çokollatë mund të ndihmojnë venat dhe arteriet të qëndrojnë të zhdërvjellëta. Disa studime ndoqën 114,000 pjesëmarrës të cilëve ju dhanë disa porcione çokollatë të zezë në javë. Rezultatet treguan se rreziku i tyre për të marrë një sulm në zemër u zvogëlua me rreth 37% ndërsa shanset për të marrë një goditje në tru ishin 29% më pak kur ata kishin një konsum më të lartë të çokollatës.

• Ju ndihmon në përmirësimin e kujtesës tuaj ndërsa vitet kalojnë.
Hulumtimet kanë treguar se kur të moshuarit konsumonin ekstrakte të përpunuara të kakaos, i pasur me flavanol (grup i njohur i flavonoideve), funksioni i tyre njohës u përmirësua shumë. Problemi i vetëm është se kur bëhet fjalë për të ngrënë çokollatë, përqindja e flavanoleve të kakaos zvogëlohet shumë për shkak të përpunimit dhe shtimit të përbërësve, si vezë, sheqer dhe qumësht.

• Ju sjell në një gjendje shpirtërore më të mirë.
Do t’ju sugjeroja që sa herë jeni në kontakt me një individ të mërzitur, t’i dhuroni pa u nguruar një çokollatë që gjendja e tyre të përmirësohet. Studimet kanë shënjestruar polifenolët e kakaos dhe u zbulua se ajo kishte një efekt të dobishëm në pozitivitetin e pjesëmarrësve që ishin më të qetë dhe më të lumtur.

• J’u ndihmon në stërvitjen tuaj.
Një element tjetër magjik në çokollatë është epikatekina. Studiuesit thonë se për të marrë rezultatet më të mira nga stërvitja duhet të kufizoni sasinë e çokollatës në gjysmën e një katrori në ditë! Në masë të tejkaluar, kjo mund të zhbëjë efektet e dobishme.

• Ju ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Ju mund të mos e dini, por sasia e duhur e Oksidit Nitrik në trup mund të ndihmojë në relaksimin e arterieve dhe heqjen e presionit prej tyre.


• Ju ndihmon të prodhoni më shumë endorfinë.
Kur jeni në humor, kjo mund të jetë për shkak të kënaqësisë, dashurisë ose pas ushtrimeve. Ky humor i lartë është për shkak të çlirimit të endorfinave të cilat janë hormone të trurit. Flavanolet mund të ndihmojnë gjithashtu në prodhimin e endorfinës pa pasur nevojë të vraponi!

• Ju ndihmon të ulni indeksin e masës trupore.
Është theksuar shumë se si çokollata mund të zvogëlojë BMI-në tuaj (Indeksi i Masës Trupore). Një studim mori 1000 persona, ku zbuluan se ata që hanin çokollatë më shpesh gjatë javës kishin një BMI më të ulët. Regjimet e përgjithshme dhe regjimi i stërvitjes nuk ishin faktorë me ndikim në këtë rezultat.

• Ju ndimon në uljen e shanseve për t’u prekur nga kanceri
Siç përmendëm më sipër, flavanolet e kakaos në çokollatën e zezë kanë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese. Këto janë të rëndësishme për të mbajtur larg veprimet e radikalëve të lira. Siç e dimë, këto janë protagonistët kur kanceri fillon të pushtojë qelizat.

Sa më e errët çokollata, aq më i lartë është përqendrimi i kakaos, dhe në teori, aq më i lartë niveli i antioksidantëve. Sidoqoftë, lëndët ushqyese ndryshojnë shumë ndër çokollatat në treg, në varësi të markës dhe llojit që zgjidhni.

Pas listës me benefitet shëndetësore, pse të mos merrni një copë çokollatë të zezë dhe ta shijoni atë? Mos harroni, sa më e errët aq më mirë!

admin:

Pershendetje Melida, Po çokollata ka kafeinue. Sa me e erret cokollate aq me i larte niveli i kafeines. une po te bashkelidh nje link qe te jep me shume informacion. Por nese pasi hani cokollate ju vjen gjume, eshte ok. Trupi jep sinale te cilat duhet ti degjojme. https://www.healthline.com/health/does-chocolate-have-caffeine

Lida:

Përshëndetje Anila un jam sesitive ndaj kafeinës a ka kafein çokollata sepse mua më jep gjendje gjumi? Falimderit 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *