26 Korrik, 2019

Pse duhet të marrim dije vazhdimisht?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Dimensioni i dytë i njeriut është ai mendor [ MENDJA ]. Ne vëmë në punë trurin dhe mendjen për të komunikuar dhe vepruar në jetën e përditshme.

Për këtë duhet investuar dhe një nga format e investimit është shkollimi. Shkollimi nuk është vetëm vitet e shkollës por marrja e dijeve në mënyrë konstante vazhdon gjatë gjithë jetës sepse truri, duke marrë dije dhe duke u fokusuar në gjëra të reja, ripërtërihet dhe bëhet shumë më tepër efektiv.

Studiuesi Daniel Amen, nëpërmjet rezonancave magnetike ka studiuar trurin aktiv gjatë veprimtarisë së tij për të kuptuar se çfarë ndodh.

Amen thotë që gjithçka fillon me trurin dhe kjo është e vërtetë pasi ne e përdorim trurin në gjithçka që bëjmë dhe fatkeqësisht, as sistemi ynë arsimor, as prindërit dhe as shoqëria në përgjithësi nuk na mësojnë sesi ta njohim apo përdorim trurin në mënyrën më efiçente.

Truri është ende një mister i pazbuluar për ne pasi shkenca edhe pse ka avancuar shumë vitet e fundit është ende në fazat e para të njohjes së tij. Aq mister sa duket, aq edhe i thjeshtë është ta përdorësh nëse mëson se si funksionon.

Foto nga Freepik

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *