29 Korrik, 2019

Përshtypjet për trajnimin Think & Grow Rich

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Më poshtë mund të lexoni përshtypjet që disa nga pjesëmarrësit e trajnimit “Think & Grow Rich” (që u zhvillua gjatë muajit Nëntor 2018) shprehën dëshirën t’i ndajnë me lexuesit e faqes anilabashllari.com


Brunilda Qyra

Falë këtij trajnimi, çdo mëngjes e nis ditën me pozitivitet, optimizëm dhe plot energji për të arritur qëllimet e mia.

Ky trajnim e ka ndryshuar mënyrën sesi unë mendoj rreth arritjes së suksesit, pasurisë dhe parave në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndjej plot siguri në vetvete për secilën nga konceptet dhe kam fituar dije për mënyrën e realizimit të tyre.

Ky trajnim për mua ishte një ëndërr, një dëshirë e zjarrtë që mu bë realitet.

Anila Bashllari është një mentore e shkëlqyer, mjaft e zonja në punën që bën dhe  mbi të gjitha një njeri i mbinatyrshëm. Jam e lumtur që isha pjesë e këtij trajnimi. Mezi po pres trajnimet e tjera në vijim…

E ardhmja juaj është në dorën tuaj, mos e lini t’ju shkojë dëm duke pritur gjërat të realizohen vetë, jeni ju që e krijoni atë!


Qamile Gishti

Ky trajnim ndryshoi zonën time të rehatisë. Më ndryshoi mënyrën e të menduarit për shumë koncepte, pjesë e të cilave ishin edhe paraja, pasuria, suksesi. Personalisht, mendoj se të kuptuarit e gjithshkaje, është vetëm njëra anë e medaljes. Por ajo që është më e rëndësishmja, është zbatimi dhe konkretizimi i ideve, veçanërisht aplikimi i tyre.

Trajnimin do e konsideroja efiçent dhe shumëdimensional.


Eriola Qilimi

Gjatë trajnimit kam pësuar një ndërgjegjësim në përgjithësi për mënyrën se si duhet të vendos objektiva e si t’i arrij ato, si të mund disa frikëra të cilat i kam patur të ngulitura në mënryën time të të menduarit, që më parë më dukeshin si të paluftueshme. Gjithashtu, ndryshimi rrënjësor ka ndodhur në zakonet e vogla që kam përfituar nga kjo eksperiencë, siç është nisja e ditës me Persistencë!

Gjatë gjithë trajnimit jam ndjerë SUPER!

I jam mirënjohëse Anilës për të gjithë përkujdesjen që ka treguar, për të gjitha njohuritë që më ka dhënë e të gjithë energjinë që më ka transmetuar!

Do t’ua rekomandoja këtë trajnim të gjithëve që janë të ndërgjegjësuar për efektet e zhvillimit personal dhe që do donin të hidhnin hapin e parë drejt këtij zhvillimi, të udhëhequr nga një mentore me aftësi të theksuara lidershipi por mbi të gjitha një njeri me shumë vlera!


Vasilika Selaj

Përfitimet e mia nga trajnimi janë të jashtëzakonshme sepse këndvështrimi im mbi gjithçka që ndodh në jetën time ka ndryshuar rrënjësisht. Sigurisht që në fund të trajnimit ndjeva brenda vetes një transformim. Zhvillimi im personal nuk përfundon asnjëherë.

Organizimi i trajnimit ishte i mrekullueshëm dhe do të doja bëja përsëri këtë trajnim. Këtë trajnim do ja rekomandoja çdo personi që dëshiron të investojë në këtë drejtim.


Ljubica Llukacej

The benefits I got from the “Think & Grow Rich” training are multidimensional.  This training did not only change my way of thinking but also the level of awareness, it affects the way you think about everything – not only about the concepts of success, riches and money.

In this training your will learn the key of how to attract and attain riches… And, with Anila as a mentor, finding the “key” of how to achieve your goals becomes very easy because she perfectly knows how to direct you into reading between the lines and above all she knows how to transform a very complex concept in simple steps to follow. She does all these by sharing her personal experience, her personal journey, her personal feelings, thus making this process more realistic.

The training is organized in a format that helps you to get the maximum out of it. Anila creates an environment where you feel free and express yourself easily. She encourages the communication between the participants and plays an essential role in creating a team spirit which is vital for the success of the training.

I would absolutely recommend this training to everyone…the main reason why? Because I am sure we all need to learn about such concepts if we want to live our life with all our potential. I take the opportunity to say a BIG thank you to Anila for making this journey so valuable and attractive. Thank you to all the participants for their very active participation.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *