16 Janar, 2020

Objektivat e vitit 2020!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Çdo fillim viti duam të ndryshojmë gjëra tek vetja apo të vëmë objektiva të cilat duam t’i arrijmë.
Fillimet e reja janë gjithmonë emocionuese dhe mirëpritëse. Por, si t’i bëjmë fillimet më të qarta dhe të realizojmë të gjitha dëshirat që kemi?

Si çdo nisje, përpos entuziasmit, ne duhet të jemi realistë me veten dhe ditët që do të na presin. Ndoshta fillimet e muajit Janar janë shplodhës dhe lodhës, të mërzitshëm dhe të gëzuar, pesimistë dhe optimistë në të njëjtën kohë. Na vihen përpara shumë pikëpyetje për rrjedhën që do të marrë jeta këtë vit dhe ne duhet të mbajmë fokusin të përqendruar në gjërat që duam të fitojmë nga viti 2020. Dhe tashmë ne e dimë se objektivat apo qëllimet janë rruga e duhur për të na dërguar drejt arritjes së ëndrrave që ne duam.
Shpesh herë sjellim ndërmend një plan të përgjithshëm për vitin e ardhshëm, pa bërë diçka konkrete. Dhe kjo mbase nuk sjell rezultatin e pritur. Zakonisht ditët e para të vitit janë më të qeta dhe të japin mundësinë e reflektimit. Në bllokun e shënimeve, ose në kompjuterin tuaj bëni një bilanc të vitit të lënë pas. I keni arritur të gjitha ato që kishit planifikiuar? Nëse jo, nuk jeni kurrë vonë. Shfrytëzoni mundësitë e reja që po ju jepen.
Në rast se e keni të vështirë të qartësoni veten me disa ide paraprake, unë po ju listoj disa objektiva të përgjithshme për të përmirësuar veten dhe jetën tuaj. Por, mbi këto objektiva mund të ndërtoni objektiva të reja, që ju i ndjeni të nevojshme dhe që i afrohen pikëpamjeve tuaja:

• Hidh një hap të ri në jetën tënde. Guxo të bësh diçka që më parë nuk keni mundur ta realizoni. Shkruajini diku gjërat që doni, por hezitoni t’i bëni pjesë tuajën…zgjidhni ato më të realizueshmet për ju dhe filloni të punoni për to, sigurisht duke iu dhënë kohën e duhur studimit të hapave dhe aplikimit të tyre.

• Puno fort për të zbuluar dhe zhvilluar aftësitë që zotëron brenda vetes. Ndonëse na duket një udhëtim i komplikuar dhe e neglizhojmë. Eshtë një nga objektivat që duhet vënë vazhdimisht, pasi duke bërë një analizë SWOT të vetes tonë kuptojmë me cilat pika duhet të punojmë. Bëjeni veten një person të kompletuar duke gërmuar brenda saj për të gjetur më të mirat që ju përbëjnë si qenie njerëzore.

• Bëj të lumtur familjen dhe të afërmit e tu. Dhuroni lumturi, dashuri, ngrohtësi dhe mirënjohje personave që ju duan më së shumti. Do të kuptoni që qenia juaj do të jetë shumë herë më e plotësuar dhe e lumtur duke pasuruar shpirtin e familjarëve tuaj. Sa më shumë të lumtur të jenë ata, aq më shumë kjo lumturi do t’ju përshkrojë trupin.

• Rrit nivelin e dijeve duke studiuar sa më shumë. Horizonti që do të arrini të shikoni do të zgjerohet shumë duke ujitur mendjen tuaj me dije dhe mundësi të reja. Jeta juaj do të ketë një kuptim më të plotësuar, sa më shumë ta formësoni atë. Sa shumë dyer hap dija!

• Bëj veten krenare për gjithçka që bën. Vetja juaj do të jetë shoqëruesja juaj gjithmonë, në çdo çast të jetës tuaj. Kështu që ti bëje të ndihet krenare për veprimet që bëni së bashku edhe kur ndonjëherë mund të mos jenë të drejtat dhe të duhurat. Çdo ndodhi do t’ju shërbejë si mësim. Sido, ju jeni rritur së bashku dhe lidhja juaj do të jetë unike dhe e pazëvendësueshme.

• Dhuro maksimumin e forcave dhe përkushtimit për të arritur majat e sukseseve të dëshiruara. Me një kusht: Jepni pa kushte, për të marrë shumëfish më vonë. Mos jini aspak dorështrënguar, sepse ajo çfarë jepni do të shndërrohet në ato çfarë do të merrni në të ardhmen. Ndonjëherë mund të ndiheni të pafuqishëm, por në një çast të caktuar gjithçka do t’ju shpërblehet. Dhe pikërisht atëherë do të ndjeni një shtysë motivimi.

• Identifikoni zonat e interesave tuaja më të larta. Mundohuni të kuptoni interesat që keni në zotërim më së shumti. Pasi t’i keni spikatur, specifikoni ato që doni të ndiqni më së shumti dhe më pas punoni fort për të rritur veten në ato aspekte që ndiheni më komodë.

• Vlerësoni veten, forcën dhe aftësitë që keni brenda vetes. Ju jeni ju! Jeni unik/e! Jeni të pa tjetërsueshëm, të pa zëvendësueshëm dhe të pa krahasueshëm me askënd tjetër. Mos harroni t’i jepni kurajo dhe të përkrahni veten, sepse është gjithçka që ju keni.

Me veten, për veten dhe mbi veten ju do të arrini të keni një 2020 shumë të veçantë. Mos harroni të kuptoni pikat tuaja më të forta dhe t’i shndërroni ato në objektiva që ju interesojnë dhe ju bëjnë një individ të kësaj bote më të denjë.
Do t’ia dilni? Patjetër që po! Mënyra se si mendoni dhe e përfytyroni veten tuaj në një të ardhme të caktuar do t’ju nxisë dhe japë forcë për të arritur dritën në fund të tunelit me shumë sukses.

cialis buy online:

I was curious if you ever thought of changing the page layout of your website? Its very well written; I love what youve got to say. But maybe you could a little more in the way of content so people could connect with it better. Youve got an awful lot of text for only having one or two pictures. Maybe you could space it out better?

Mimoza:

Flm Znj.Anila per gjithe keto njohuri qe na dergoni cdo here.Mirnjohje per ju Znj.e nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *