26 Korrik, 2019

Ne nuk dijmë të komunikojmë…

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Pse ka kaq shumë konflikte, mosmarrëveshje, problematika të niveleve të ndryshme nga më të rëndomtat deri tek më të sofistikuarat? Përgjigja është e thjeshtë: Nuk dijmë të komunikojmë!!!
Dikush do kundërshtonte, refuzonte, inatosej… Por e vërteta është kokëfortë. Ne nuk dijmë të komunikojmë. Ne mësojmë të komunikojmë deri në moshën 12 vjeçare dhe pastaj ndalojmë së mësuari se si të komunikojmë. Në të gjitha nivelet. Dhe më e keqja është se të gjithë mendojmë që dijmë të komunikojmë. Thjesht sepse flasim!!! Por komunikimi përveç fjalëve ka dhe disa aspekte të tjera.

Filloni ta shikoni proçesin e komunikimit jo vetëm si një proçes verbal shkëmbimi fjalësh por mundohuni “të lexoni mes rreshtave”… mundohuni të identifikoni të gjitha rastet kur ju keni dhënë një përgjigje jo të duhur, kur bashkëbiseduesi ka dhënë një përgjigje që ka devijuar thelbin e bisedës dhe i është shmangur pyetjes tuaj, apo që nuk ju ka dhënë informacionin që kërkonit sepse pyetja që bëtë ju nuk ishte e qartë…

Filloni të vëzhgoni dhe analizoni një bisedë të thjeshtë dhe shikojeni komunikimin në një perpektivë më të gjerë.

Qëllimi i një proçesi komunikimi është qartësia, dhënia e mesazhit shpejt dhe efektiviteti (sa ju e kuptoni njëri-tjetrin në bashkëbisedim).

Nëse doni të mësoni më shumë, regjistrohuni në faqen time të website: www.anilabashllari.com

 

Foto nga Freepik

 

freeindexer:

Fantastic goods from you, man. I've understand your stuff previous to and you are just too fantastic. I actually like what you've acquired here, certainly like what you're stating and the way in which you say it. You make it entertaining and you still take care of to keep it wise. I can't wait to read far more from you. This is really a wonderful web site.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *