“Mentaliteti i Viktimës” – Si Ta Eliminojmë

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Keni ngecur…?

Ndiheni që keni ngecur në vend dhe nuk po avanconi përpara? Që gjithshka ju duket sikur nuk po funksionon? Që jeni të stresuar se nuk dini çfarë të bëni? Nëse ndiheni kështu është momenti për të reflektuar.

Dikush mund të thotë që në fakt reflekton gjatë gjithë kohës, duke sjellë në mendje situatat gjatë gjithë ditës. Mundet edhe në ditët në vijim… Por, miqtë e mi më duhet t’ju them që ky nuk është reflektim pasi gjithë kohës po gjykoni veten. Dhe nëse mendoni se po reflektoni, jeni duke e bërë në mënyrën e gabuar!!! Nga e di unë këtë? Rezultatet tuaja flasin. Nëse keni mbetur në vend dhe nuk jeni aty ku dëshironi do të thotë që mënyra e të menduarit është në drejtimin e gabuar… duke u fokusuar dhe drejtuar nga mendimet negative… duke i lejuar të kontrollojnë mënyrën se si ndiheni; vendimmarrjen dhe zgjedhjet tuaja. Dhe më pas të ndiheni si “dështakë”.

Ne mund të bëhemi master të mendimeve tona apo të lejojmë të kthehemi në “skllav” të tyre…

Dhe kur jemi “skllav” i tyre luajmë rolin e viktimës… duke fajësuar gjithshka rreth nesh; ambientin; situatën ekonomike; prindërit; kolegun; shefin… shpesh herë edhe faktin pse bie shi apo është shumë vapë!!!

Nëse e keni gjetur veten tuaj ndonjëherë në një situatë të tillë nuk jeni vetëm. Edhe unë jam ndjerë kështu… Por ka zgjidhje edhe pse nuk është e lehtë. Zgjidhja fillon tek ti duke reflektuar me veten tënde; duke analizuar çfarë kërkon të arrish; pse kërkon dhe çfarë duhet të bësh; duke marrë përgjegjësi. Zgjidhja je vetëm ti!

Mund të të duket si një klishe e dëgjuar. Edhe mund ta kesh dëgjuar por nuk ia ke vënë veshin si duhet! Diçka mund ta lexojmë apo dëgjojmë por është e pamjaftueshme. Edhe kur e kuptojmë nga ana intelektuale. Përsëri është e pamjaftueshme. Kur ndërgjegjësoheni atëherë keni mundësi të ndërmerrni hapa sado të vegjël. Nëse ky është rasti juaj vendos të bësh një ndryshim sado të vogël por vetëm vepro.

Mos prit shkopin magjik apo Aladinin… të zgjohesh një mëngjes dhe të jesh i pasur; me trupin fit apo në karrierën e duhur. Merr përgjegjësi për jetën tënde! Duhet të punoni fort dhe sakrifikoni për atë që doni të arrini në jetë. Edhe kur gjërat nuk shkojnë si do të donit. Mos hiq dorë!!! Edhe kur ndihesh një dështak i vërtetë.

“Miniera e arit” është një metër më tej. Mos hiq dorë! Ushqeji ëndrrat e  tua dhe puno fort. Shto përkushtimin dhe pasionin edhe kur puna që bën nuk të pëlqen. Duke punuar me pasion dhe përkushtim do të shikosh rezultate; do të fillosh të ndihesh mirë dhe me vetëbesim. Do përkushtohesh më shumë dhe do të fillosh të duash punën që bën deri në momentin që do të punosh dhe nuk do të të duket me punë sepse do ta duash atë.

Sekret nuk ka por ka përkushtim, pasion, sakrifica dhe PERSONI që ti arrin të bëhesh. Atëherë fillon ndryshimi!

Zgjedhja është në dorën tuaj!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *