5 Qershor, 2019

Kur talenti nuk vlerësohet, historia e Van Gogh

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Rruga drejt realizimit të planeve tona, drejt shpërfaqjes së potencialit dhe talenteve është e gjatë dhe jo gjithmonë ashtu siç e presim ne. Nëse Van Gogh do të kishte menduar që i duhej njohje dhe lavdërim për pikturat e tij, ai do të kishte hequr dorë që në fillimet e tij. Por ai as nuk mendoi apo pretendoi të merrte lavdërime nga jashtë.

Van Gogh pati një jetë të vështirë, të varfër dhe të shkurtër. Por asgjë nuk e pengoi gjeniun që të shfaqte dhe të zhvillonte talentin e tij, pikturën.

Ai e kaloi jetën duke pikturuar në vetmi, nuk pati fat në marrëdhënie me gratë si dhe dështoi në shumë punë përpara se të fokusohej në pikturë. Disa nga pikturat e tij më të famshme ai i pikturoi ndërkohë që ishte pacient në një spital për sëmundje mendore. Asgjë nuk e ndaloi piktorin të shprehte talentin e tij.

Një nga piktorët më të famshëm të historisë krijoi 2100 piktura (të përfunduara), qindra mijëra prova dhe jetoi si një piktor i panjohur për publikun dhe në varfëri. Nëse Van Gogh do të kishte kërkuar famë për punën e tij kur bota ende nuk ishte gati, do të ishte dorëzuar dhe ne nuk do të kishim trashëgimi gjenialitetin, talentin dhe pikturat e tij të jashtëzakonshme!

Vdiq në moshën 37 vjeçare në varfëri, i sëmurë mendërisht dhe i panjohur për dashamirësit e pikturës, historianët dhe botën. Sepse bota nuk ishte gati t’i hapte krahët një gjeniu si Van Gogh. Pikturat e tij janë shitur në shuma marramendëse, pas vdekjes së tij.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *