Gjumë cilësor gjatë verës, disa këshilla nga mjekët

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Temperaturat e larta gjatë verës ndikojnë më së shumti në cilësinë e gjumit dhe shkaktojnë parehati të trupit.

Gjatë verës, gjumi ynë ndikohet edhe nga axhenda e çrregullt ditore dhe gjatë natës pasi shumica prej nesh shijojnë netët dhe mbrëmjet, shpesh në shoqërinë e alkoolit.

Për këto shkaqe, gjumi mund të bëhet i parehatshëm dhe jo cilësor gjatë netëve të verës. Mjekët rekomandojnë disa këshilla nëse doni të bëni një gjumë cilësor kur temperaturat janë të larta:

  • Pini shumë ujë gjatë ditës por jo në mbrëmje – Hidratimi është këshilla kryesore që jepet për të gjithë ne gjatë stinës së verës. Trupi ynë nxjerr shumë lëngje si pasojë e temperaturave të larta dhe kjo shkakton humbje për trupin, e cila duhet zëvendësuar me lëngje që konsumojmë vetë.
  • Bëni dush përpara se të flini – Gjithmonë rekomandohet bërja e dushit me ujë të vakët nëse ndiheni të djersitur apo thjesht të lodhur nga vapa e ditës.
  • Bllokoni dritën dhe zhurmat – Një gjumi i qetë vjen vetëm në ambiente ku drita dhe zhurmat janë të reduktuara, përndryshe nuk do të jetë e lehtë t’ju zërë gjumi. Shmangni zonat ku ka aktivitet argëtues mbrëmjeve dhe zgjidhni ambiente sa më të qeta për të fjetur.
  • Flini gjumë në orare të njëjta – Mbajtja e një orari konstant për fjetjen do t’ju ndihmojë shumë në rregullimin e gjumit dhe bërjen e një gjumi cilësor, thonë mjekët nga Universiteti Loyola i Mjekësisë në Kaliforni.
  • Mos konsumoni ushqime apo alkool përpara se të flini – Konsumimi i ushqimeve pak përpara se të flini nukk rekomandohet pasi do t’ju bëjëtë ndiheni të fryrë dhe nuk do të mund të bëni një gjumë të qetë. Alkooli gjithashtu njihet për efektet e tij prandaj mjekët sugjerojnë që edhe nëse konsumoni alkool, të bëni dush apo të rrini në ajër të pastër deri sa niveli i alkoolit në trupin tuaj të reduktohet sado pak.

 

Këto janë këshilla të thjeshta por ne shpesh harrojmë t’i aplikojmë dhe pranojmë që të vuajmë nga pagjumësia gjatë verës, ku shkaku kryesor është parehatia që shkakton vapa.

Gjumi është një nga elementët më kryesorë për një shëndet të mirë në përgjithësi, jo vetëm për mbarëvajtjen e ditës tjetër. Kujdesuni për të dhe do t’jua shpërblejë!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *