26 Korrik, 2019

Gjërat nuk janë siç duken! Sindroma “Shining Object”

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Pse përpiqemi të dukemi mirë dhe bukur para të tjerëve duke stampuar në “celuloid” momente jo të vërteta? Çfarë është kjo shtysë e brendshme e të bërit përshtypje të mirë? E të dukurit bukur, fit, të lumtur – dhe kjo gjë na ndodh të gjithëve, duke më përfshirë edhe mua.

Kur ne postojme foto që nuk janë ashtu siç duken, të tjerët shpesh ndihen jo mirë pasi nuk kanë ndoshta mundësi të udhëtojnë… të shkojnë në vende luksoze, të vishen firmato, etj, etj. Dhe në fakt ndikimi i mediave sociale është komfirmuar që ndikon negativisht në lumturinë e njerëzve, pasi u kujton çdo moment që nuk janë të zotët, që jetojnë mediokër ose nën mendimin që jeta e tyre po shkon kot në krahasim me të tjerët.

Pse duam të dukemi mirë? Pse askush nuk poston foto duke u zënë, duke qarë…Pse? Pse?

Përgjigjia është e thjeshtë – sepse gjatë gjithë jetës vuajmë nga sindroma “shining object” dhe nga nevoja për t’u pranuar nga të tjerët, nga nevoja e përkatësisë në grupimin që duam.

Dhe kjo ndjesi na krijohet nga fëmijëria, kur prindërit na kërkojnë të hamë, rrijmë urtë, mësojmë, shkojmë për të fjetur herët etj., sepse ndryshe nuk na kanë xhan!!! Dhe çfarë bëjmë ne? Përpiqemi të dukemi mirë, të sjellshëm… që të na duan. QË TË NA DUAN! Kjo është nënshtresa, e nënshtresës të nënshtresave që kur rritemi ne fillojmë të sillemi çuditshëm edhe pa e kuptuar.

TË VËRTETËN E VETME E KA VEÇ NATYRA -me bukurinë, trishtimin, zemërimin, indinjatën, qetësinë! Nuk shtiret sepse nuk ka nevojë të pranohet! Jemi ne ata që nuk bëjmë dot pa të!

Foto nga Freepik

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *