26 Korrik, 2019

Dështimi është pjesë e rëndësishme e suksesit, jo e kundërta e tij

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Në përgjithësi nuk na pëlqen kur ballafaqohemi me vështirësi apo sfida. Tendenca jonë natyrale është të fillojmë dhe ankohemi. Askujt nuk i pëlqen të dalë nga zona e rehatisë. Përballja dhe menaxhimi i tyre kërkon një mendësi tjetër. Por pavarësisht gjithshkaje përballja me to e rrit dhe forcon karakterin tonë.

Dështimi nuk është e kundërta e suksesit por pjesë e rëndësishme e tij.

Në kulturën tonë na është kultivuar thellë në ADN se dështim do të thotë paaftësi, injorancë, që nuk ia del dot dhe mbi të gjitha nuk duhet të heqësh dorë për shkak të gjykimit nga të tjerët. Dhe kjo mënyrë të menduari përkon me një mendësi të ngurtë. Ka ardhur momenti të shikojmë përtej asaj që dijmë dhe na është thënë apo mësuar… Ne mësojmë duke gabuar… Por tregohuni të mençur duke mësuar edhe nga gabimet e të tjerëve.

“Nuk kam dështuar. Kam provuar 9999 mënyra që nuk funksionojnë”. Thomas Edison

Në vend që të ndiheni keq për dështimet tuaja, filloni të shkruani në ditarin tuaj mbi eksperienca të tilla dhe të rendisni vetëm gjërat pozitive që mësuat apo përfituat nga dështimet.

Do të habiteni kur të rendisni të gjitha mësimet që keni marrë, do të vini re sesa jeni rritur, sa të fortë jeni bërë dhe perspektiva juaj mbi dështimin do të ndryshojë tërësisht.

 

Foto nga Freepik

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *