5 Qershor, 2019

Çfarë është zhvillimi personal në të vërtetë?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Ne rritemi nën ndikimin e prindërve, të afërmve, shkollës dhe shoqërisë në të cilën bëjmë pjesë. Kur ne lindim,truri ynë tabula rasa thith gjithshka që ‘sheh’ përreth, me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Gjatë rritjes, ne fillojmë të kuptojmë që shumë norma shoqërore, sjellje dhe besime bien në kontradiktë me ato që ne besojmë se është e mirë apo e keqe, apo në raport me qëllimet që duam të arrijmë.

Disa njerëz e kanë dhuntinë për të ndryshuar besimet që i janë mësuar gjatë fëmijërisë, për të motivuar veten në situata të vështira. Por, shumica prej nesh kemi nevojë për ndihmë për t’i ndryshuar besimet dhe për të larguar frikërat tona të pavërteta. Këtu mund të na vijë në ndihmë disiplina e zhvillimit personal.

Zhvillimi personal është proçesi i arritjes dhe njohjes së potencialit tuaj të plotë nëpërmjet ndryshimit të zakoneve dhe mënyrës së të menduarit.

Untitled45

Si qenie, ne kemi katër dimensione të cilat ndikojnë vazhdimisht tek njëra tjetra. 4 dimensione (mental, emocional, fizik, shpirtëror) për të cilat ne duhet të kujdesemi njësoj. Zhvillimi personal na ndihmon të njohim më mirë këto dimensione dhe të kujdesemi për to në mënyrën e duhur.

Zhvillimi personal i ndihmon individët të eksplorojnë, vëzhgojnë, analizojnë dhe përmirësojnë jetën e tyre në këto katër dimensione. Një jetë e plotësuar në katër dimensionet e sipërpërmendura është një jetë e dëshiruar nga të gjithë individët që duan ta zotërojnë jetën e tyre, të kenë kontroll mbi veten dhe mënyrën sesi u përgjigjen rrethanave të jashtme.

Zhvillimi personal nuk është psikologji, është një disiplinë që e trajton individin si një qenie me potencial për të arritur gjithshka. Shumë njerëz pyesin se ku ndryshon zhvillimi personal nga psikologjia, dhe gjithmonë më vjen ndërmend e njëjta përgjigje: psikologjia fokusohet në problemet dhe të shkuarën e pacientit, ndërsa zhvillimi personal fokusohet në potencialet, talentet dhe fuqinë e individit për të krijuar të ardhmen e dëshiruar.

 

generic cialis tadalafil:

I'm impressed, I must say. Seldom do I encounter a blog that's both equally educative and engaging, and without a doubt, you've hit the nail on the head. The issue is something too few men and women are speaking intelligently about. Now i'm very happy I came across this in my hunt for something regarding this.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *