5 veprime që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë më

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Nëse mendon se je njeri i suksesshëm dhe ke marrë mësimet e tua në jetë, lista e gjërave që ke eliminuar në jetën tënde është e gjatë dhe interesante. Psikologu klinik Dr. Henry Cloud ka publikuar së fundmi një teori sipas të cilës njerëzit që vërtet janë të suksesshëm në jetën e tyre, mësojnë nga gabimet dhe NUK i përsërisin asnjëherë më. Në librin e tij, Never Go Back: 10 Things You’ll Never Do Again, Cloud argumenton se janë të paktën 5 situata apo veprime që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë më, pasi kanë gabuar herën e parë…

5 veprime që njerëzit e suksesshëm nuk i bëjnë më

T’i rikthehen një situate që nuk ka funksionuar

Njerëzit ndër kohëra kanë vërtetuar se një punë e humbur, shanse të humbura apo një marrëdhënie e përfunduar keq nuk janë rastet e duhura për të kthyer kokën pas dhe për të shpresuar për një rikthim. Njerëzit e suksesshëm ecin vetëm përpara, duke marrë me vete mësimet e marra nga gabimet e tyre apo të të tjerëve.

Të bëjnë diçka që i detyron të mos jenë vetvetja

Nëse fillojmë të bëjmë diçka, duhet që si fillim të pyesim veten “Pse po e bëj këtë gjë?”, “Çfarë përfitimi do të më sjellë mua apo njerëzve të tjerë kjo gjë?”, etj. Njerëzit e suksesshëm zakonisht veprojnë sipas një plani të caktuar që i afron përditë drejt qëllimit që duan të realizojnë, dhe në të shumtën e rasteve e dijnë se pse po bëjnë veprimet që bëjnë.

Të mundohen të ndryshojnë të tjerët

Shpesh mund ta keni dëgjuar shprehjen “Njerëzit nuk ndryshojnë asnjëherë”. Kjo është pjesërisht e vërtetë, sepse nëse ju jeni duke lexuar këtë artikull, do të thotë që keni nevojë dhe dëshirë të ndryshoni. Por, shumica e njerëzve nuk e kanë vullnetin, dëshirën dhe vetëdijen mjaftueshëm të lartë që të kuptojnë se kanë nevojë të ndryshojnë dhe të përmirësohen. Nëse ju i lejoni njerëzit tuaj të afërt të veprojnë ashtu siç duan, të marrin eksperiencë dhe të nxjerrin mësime nga veprimet e tyre, edhe ju vetë do të ndiheni më të çliruar dhe pa shumë përgjegjësi.

Të besojnë se mund t’i kënaqin të gjithë

Henry Ford ka një shprehje mjaft interesante: “Nuk mund të ndërtosh një reputacion mbi atë për të cilën po punon”… por kjo nuk do të thotë se ne duhet të shkelim limitet e të tjerëve për të arritur qëllimet tona. Nëse jeni duke bërë diçka që e besoni dhe ndiheni të kënaqur që po e bëni atë gjë, nuk ka rëndësi se si iu duket të tjerëve. Mjafton që ju të mos cënoni hapësirën dhe të drejtat e të tjerëve, pëlqimi apo mospëlqimi i tyre nuk duhet t’ju shqetësojë shumë.

 Të zgjedhin rehatinë e momentit në vend të përfitimeve në të ardhmen

Shumë prej jush mund të keni lexuar histori nga më të pabesueshmet se si njerëzit kanë sakrifikuar për të arritur qëllimet e tyre. Koha është etaloni matës i jetës dhe suksesit tonë, dhe nuk duhet shpenzuar por investuar. Njerëzit e suksesshëm e kanë kuptuar këtë gjë dhe koha është kthyer në aleatin e tyre, jo në armik – siç ndodh për shumicën e njerëzve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *