5 Qershor, 2019

15 Thënie Nga Libri “The 15 Invaluable Laws of Growth”

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në trajnimin “Rritja është një maratonë, jo një vrap i shpejtë” janë të familjarizuar me filozofinë e John Maxwell mbi zhvillimin personal, lidershipin dhe komunikimin efektiv. Të frymëzuar nga trajnimi “21 Laws of Leadership”, disa prej pjesëmarrësve në trajnim shprehën dëshirën dhe vullnetin të bëheshin pjesë e trajnimit mbi rritjen dhe zhvillimin personal.

Trajnimi është zhvilluar për herë të parë në Maj të këtij viti me një grup prej 12 personash të cilët shprehën dëshirën të studionin më në brendësi alternativën që Maxwell paraqet për t’u zhvilluar personalisht dhe profesionalisht nëpërmjet 15 parimeve të shpjeguara në librin “The 15 Invaluable Laws of Growth”. Më pas trajnimi është zhvilluar edhe në disa institucione private në Tiranë.

Për të gjithë ju që nuk keni mundur të merrni pjesë në këto trajnime, më poshtë po ju paraqes 15 thënie të mrekullueshme nga John-i, të shkruara në kapitujt e librit të tij.

Kapitulli I:  “Vendimi im për t’u rritur dhe zhvilluar personalisht, përtej asaj çka besoja dhe mund të imagjinoja, ka ndikuar në jetën time pozitivisht më shumë se gjithçka tjetër.”

Kapitulli II:  “Ti duhet të dish se kush je në mënyrë që të arrish potencialin tënd të vërtetë. Por, duhet të rritesh në mënyrë që të njohësh veten, të zbulosh se kush je.”

Kapitulli III: “Është e vështirë të ndihesh keq me veten, nëse je duke bërë diçka të mirë për dikë tjetër.”

Kapitulli IV: “Ka gjëra në këtë jetë për të cilat ti duhet të punosh që t’i kesh, por ka edhe gjëra për të cilat ti duhet të presësh.”

Kapitulli V: “Ti nuk do mundesh të ndryshosh kurrë jetën tënde, derisa të gjesh kurajon të ndryshosh një zakon të përditshëm.”

Kapitulli VI: “Nëse je gjithmonë më i miri i klasës, je në klasën e gabuar.”

Kapitulli VII: “Sekreti i suksesit tënd gjendet në rutinën tënde të përditshme.”

Kapitulli VIII: “Të përballesh me vështirësi është e pashmangshme. Të mësosh prej tyre është zgjedhje.”

Kapitulli IX: “Nëse je e zonja të kontrollosh sjelljen tënde, do të mund të kontrollosh edhe emocionet.”

Kapitulli X: “Nëse nuk do të jesh më mirë nesër krahasuar me sot, atëherë për çfarë të duhet e nesërmja?”

Kapitulli XI: “Ne mund të mos marrim gjithmonë atë që duam, por ne marrim atë që zgjedhim.”

Kapitulli XII: “Diferenca e vetme dhe më e madhe ndërmjet njerëzve kuriozë, që duan të rriten dhe atyre që nuk janë kuriozë është se të parët besojnë se ata MUND të rriten dhe të përmirësohen.”

Kapitulli XIII: “Sfida më e madhe e lidershipit për mua është të udhëheq veten!”

Kapitulli XIV: “Shumica e ekspertëve janë të mendimit se gjatë jetës, njerëzit përdorin vetëm 10% të potencialit të tyre.”

Kapitulli XV: “Suksesi nuk matet me numrin e njerëzve që të shërbejnë, por me numrin e njerëzve që ti u shërben.”

 

***Burimi: The 15 Invaluable Laws of Growth, John Maxwell
Foto: HTCS


Për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë rreth trajnimit “Rritja është një maratonë, jo një vrap i shpejtë” që zhvillohet duke patur si bazë material librin e sipërpërmendur dhe materiale të tjera nga Qendra e John Maxwell, të më shkruajnë një email në: [email protected] ose të më kontaktojnë në faqen time në Facebook.


Foto nga trajnimi më i fundit “Rritja është një maratonë, jo një vrap i shpejtë.”

14054128_394913373966358_600827783059515517_n

 

civilians:

Can I simply just saʏ what a cߋmfort to find an individual who truly knows what they're talking about οnlіne. You certainlу know how to bring a problem to light and make it important. More and more people should read this and underѕtand this side of your story. I was surprised you're not more popular sincе you most certainly have the gift.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *