12 Qershor, 2020

6 gjëra nga të cilat duhet të heqësh dorë për të qenë i/e lumtur!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Lumturia nuk është qëllim apo destinacion. Ajo është gjendje mentale dhe ne ndjejmë momente lumturie”.

Le ta pranojmë, ajo çfarë duam të gjithë është të ndihemi të lumtur. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do ishit duke lexuar këtë artikull.

Nëse arrijmë qëllimet dhe objektivat që i kemi vënë vetes, sigurojmë të mirat materiale që dëshirojmë, na duan dhe vlerësojnë, ndihemi të lumtur. Të paktën kështu mendon pjesa dërrmuese dhe besoj ndajmë të njëjtin këndvështrim.

Përmenda fjalën kështu mendojmë pasi realiteti tregon paksa ndryshe. Çfarë dua të them me këtë? Edhe pse fitojmë eksperiencë nga arritjet tona të vazhdueshme, përsëri ato nuk zëvendësojnë mërzinë që ne ndjejmë me lumturi. Çdokush mund të ketë përjetuar momente arritjesh, që duket sikur japin grimca lumturie dhe më pas zëvendësohen nga boshllëku. Edhe mua shpesh herë më ka ndodhur kështu, dhe ndoshta kjo ka qenë një nga shtysat për të rritur dhe zhvilluar veten në planin personal.

Por të ndihesh i/e lumtur ndërkohë që plotëson qëllimet e tua është diçka tjetër dhe në fakt është çelësi më i rëndësishëm drejt suksesit.

Shpesh na bëhet pyetja “Çfarë duam?” dhe mendimet e para klasike janë: karrierë e suksesshme, familje e shëndetshme, shtëpi e mirë, udhëtime…pas disa çastesh qetësie…pa i kushtuar vëmendje faktit që në fakt i duam të gjitha këto që të ndihemi të lumtur.
Të gjithë duam të jemi të lumtur dhe nëse bëhet kjo pyetje të gjithë ngremë dorën lart. Por jo të gjithë mundohemi për këtë: Çfarë duhet të bëj në jetën time për të arritur lumturinë?

Mos ndoshta duhet të heqësh dorë nga disa gjëra që po të pengojnë në heshtje?

Më poshtë po listoj 6 gjërat të cilat duhet t’i sakrifikosh për lumturinë.


1.Tejkalo frikërat e tua. Frika ka fuqinë të kontrollojë jetën tuaj duke ju mbajtur në zonën e rehatisë dhe privuar lumturinë. Dikush ka frikë nga gjarpërinjtë, dikush nga të qenit vetvetja dhe dikush tjetër nga të qenit të lumtur. Çerofobia shkaktohet nga frika se njerëzve të lumtur mund t’i ndodhin gjëra që do t’i trishtojnë; lumturia jote mund të ndikojë keq për dikë tjetër etj.
Por frika dhe lumturia nuk mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë, nuk mund të jenë pjesë e njëra-tjetrës.
Ndërmerrni hapa të vegjël për të qenë të lumtur: mësoni të shijoni momentet me familjarët dhe miqtë, perëndimin e diellit, lumturohuni kur plotësoni me sukses një detyrë të vështirë. Lumturi mund të ndjesh duke jetuar momentin dhe duke zhvilluar aftësinë e të vëzhguarit të gjërave të vogla dhe qenë mirënjohës për to. (Mund të lexoni këtë artikull në blog për mirënjohjen duke ndjekur linkun https://anilabashllari.com/cfare-eshte-mirenjohja-dhe-si-ta-praktikojme/)

Gjërat e vogla do t’ju mësojnë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

2.Stërvite trurin të mendosh pozitivisht dhe të analizosh mendimet negative dhe mësimet prej tyre. Kritiku më i madh i vetes je TI! “Nuk do ia dalësh! Nuk do të kesh kurrë sukses! Nuk je i/e mirë në atë që bën!” Nëse ia thua një herë vetes këto fjalë, do ia thuash gjithmonë. Mendimet negative ndaj vetes ulin vetëbesimin dhe vetëvlerësimin. Përsërisni gjithmonë në mëngjes “Unë do ia dal!”. Sigurisht që ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës, por kërkon të punoni me veten.
Nëse një mik do të ishte në situatën tuaj, cila është ajo këshillë që nuk do ia thoshit? Përpiquni të mos ia thoni vetes tuaj.

3.E shkuara mbetet…e shkuar. Të gjithë kemi një të shkuar. Eksperienca pozitive dhe eksperienca që nuk do të donim t’i kujtonim. Nëse nuk doni që e ardhmja të jetë njësoj, filloni të hiqni dorë nga gjërat që ju mbajnë peng! Mos i lejoni njerëzit që nuk kanë ndikuar për mirë në të shkuarën tuaj, të jenë pjesë e së ardhmes. Nëse e tashmja është gjithçka ju keni, e ardhmja është ajo që keni ëndërruar.

4.Jetoni ëndrrën tuaj dhe jo të të tjerëve. Shumë njerëz jetojnë për të përmbushur ëndërrat e prindërve, të miqve apo edhe të dikujt që nuk e njohin… dhe kështu nuk jetojnë jetën e tyre. Mark Twain thotë “Dy janë ditët më të rëndësishme – dita e lindjes dhe dita kur zbulon se pse.” Zbuloni pasionin tuaj dhe do ta kuptoni sa të lumtur do të ndiheni.

5.Përqafoni ndryshimin pasi do të përmirësojë jetën tuaj, do të bëjë të mundur lëvizjen nga pika A në atë B, do t’ju rrisë në shumë aspekte. Ju duhet vetëm të filloni. Ndiheni të pasigurt? Universi është me ju për të krijuar dhe hapur dyer, çelësin e të cilave e mbante zona juaj e rehatisë.

6.Dështimi dhe suksesi janë pjesë e së njëjtës medalje. Nëse do të jeni gjithmonë të frikësuar se mund të humbisni, jo vetëm që do të jeni më pak të lumtur, por do ta shikoni të ardhmen në një qasje afatshkurtër. Do të bëja 3 krahasime:
“Mundësitë janë si retë. Një mundësi e ikur nuk kthehet.”
“Mundësitë janë si perëndimi i diellit, nëse pret shumë gjatë do e humbasësh.”
“Mundësitë janë si autobuzat, tjetri gjithmonë do të vijë.”
Kur diçka nuk shkon sipas planifikimit, pothuajse gjithmonë, fokusohemi në mënyrën se si rrodhi ky proces dhe harrojmë të ndjekim mundësitë që na presin pas cepit.

newmanize:

Great аrticle.

chords:

I Ԁon't even know how I ended up here, bᥙt Ι thought thiѕ ρost was great. I do not know who you are but certainly yoᥙ are going to a famous blogger if you ɑren't aⅼready ;) Cheerѕ!

mulatto:

Ѕimply wаnt to say your article is as surprising. The clarity in yߋur post is just nice аnd i could assume you're an expert on tһis subjеct. Ϝine with your permission alⅼоw me to grab уour RSS feed to keep up to date with forthcoming post. Thanks a million and please kеep up the gratіfyіng work.

patrick's day shirts:

Wow, wonderful blog structure! How lengthy have you been running a blog for? you made running a blog look easy. The full look of your site is excellent, let alone the content! my web site patrick's day shirts

Viktoria:

Faleminderit për udhëzimet dhe hapat që duhet të ndjekim. e përlotur nga ndjesia brenda vetes...

Parbriz NEOPLAN Tourliner 2014:

Wow! At last I got a website from where I know how to in fact obtain valuable information regarding my study and knowledge. https://vanzari-parbrize.ro/parbrize/parbrize.php

Leatha:

I'm no longer certain where you're getting your information, but good topic. I neweds to spdnd a while studying more or figuring out more. Thank you for fantastic info I used to be on the lookout for this information for my mission. my web-site :: lse damp proofing London

Parbrize FORD MONDEO II Saloon BFP 1998:

Howdy! This post couldn't be written any better! Reading through this post reminds me of my previous room mate! He always kept talking about this. I will forward this write-up to him. Fairly certain he will have a good read. Thank you for sharing! https://vanzari-parbrize.ro/parbrize/parbrize-ford.html

admin:

Thank you!

Danny:

What i do not understood is in reality how you're now not actually a lot more smartly-favored than you may be right now. You're very intelligent. You realize therefore considerably in terms of this matter, produced me in my view believe it from numerous numerous angles. Its like men and women aren't fascinated except it's something to do with Girl gaga! Your individual stuffs excellent. At all times maintain it up! My webpage: XHUUB.COM

Regan:

Having read this I thought it was extremely informative. I appreciate you finding the time and effort to put this short article together. I once again find myself spending a significant amount of time both reading and leaving comments. But so what, it was still worthwhile! Look at my blog post ... jilbab pelajar mesum

Harriet:

Awesome! Its really amazing paragraph, I have got much clear idea on the topic of from this article. my webpage maa bete kaxxx video

admin:

Medina, të falenderoj shumë! Ndihem shumë e vlerësuar nga mendimet tuaja të sinqerta.

admin:

Redjana të falenderoj për komentet pozitive! Vlerësimet tuaja janë frymëzim për punën time të vazhdueshme!

Redjana Troka:

Anila Bashllari jeni vertet e vecant! Faleminderit per cdo informacjon te vlefshem qe na jep dhe qe na ndimone te permirsojm jeten tone.

Medina:

Shpesh në jetë kemi nevojë të na dalin para shtigje plot dritë që na ndihmojnë të zbulojmë vetveten, duke kuptuar atë që duam. Pikërisht këtë gjë personifikojnë  blog-et e tua për mua. Ju falenderoj për transparencën, humanizmin dhe mënyrën se si zgjoni të menduarin kritik. Shumë respekte dhe ju uroj ditë siç ju do zemra Anila. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *