Zgjedhjet personale që duhet të bëjmë për një shëndet të mirë

Në kushtet e sotme, një shëndet i mirë dhe një trup i mbajtur mirë është tërësisht një zgjedhje personale. Shëndeti i një personi përcaktohet nga zgjedhjet që personi bën gjatë gjithë kohës, siç janë:

  • Mënyra se si ushqehesh (ha, pi dhe mendon)
  • Ngarkesa negative emocionale (stresi, inati, mungesa e kënaqësisë)
  • Mungesa e ajrit të pastër dhe oksigjenit
  • Niveli i hidratimit apo dehidratimit
  • Konsumimi i ushqimeve që ‘pastrojnë” apo “bllokojnë” trupin
  • Mjedisi ku jeton, njerëzit dhe gjërat me të cilat e shpenzon kohën
  • Cili është fokusi apo strategjia jote për shëndetin? Parandalimi apo kurimi?

Shumica e njerëzve shkojnë tek doktori apo kujdesen për shëndetin e tyre atëherë kur trupi ndihet sëmurë. Edhe në rastet kur sëmuremi dhe na rekomandohet që të mbajmë një dietë të rregullt apo të bëjmë ushtrime fizike vazhdimisht, zakonisht ne nuk i zbatojmë këshillat dhe vazhdojmë rutinën normale të jetës.

Por, çfarë mund të bëjmë që të kujdesemi sado pak për shëndetin tonë, në një kohë të shkurtër dhe në mënyrë konsistente?

Mënyra më e thjeshtë është të ndiqni 3 hapat e mëposhtëm:

  1. Praktikoni frymëmarrje të thellë çdo ditë

Uluni në një vend të rehatshëm dhe praktikoni frymëmarrje dhe frymënxjerrje të thellë por të ngadaltë për disa minuta. Çdo set frymëmarrje – frymënxjerrje përsëriteni 5-10 herë.

  1. Hidratoni trupin tuaj çdo ditë

Përcaktoni sasinë e ujit që do të pini çdo ditë, dhe pini të paktën 1 gotë ujë në 2-3 orë. Uji është një hidratant shumë i rëndësishëm për qelizat dhe organet e trupit, mos e nënvlerësoni.

  1. Përgatisni / Konsumoni lëng fruta-perime

Përdorni perime dhe fruta jeshile dhe të ëmbla për të përgatitur smoothie të paktën 1 herë në dy ditë nëse nuk keni kohë për ta përgatitur çdo ditë. Përdorni perime, fruta si avokado dhe arrë kokosi dhe qumësht të freskët.

Powered by Watch Dragon ball super