Rëndësia e vetë-disiplinës, e shpjeguar në 10 thënie

Vetë-disiplinimi është një nga gjërat më të vështira për t’u aplikuar dhe ndjekur rregullisht nga njerëzit normalë. Nënkupton ndjekje të përpiktë të planeve, krijim të zakoneve të reja dhe shpërbërje të zakoneve të vjetra. Në teori, kjo gjë duket diçka jo e vështirë për t’u arrirë, por në jetën reale nuk është aq e thjeshtë.

Sepse njerëzit janë skllevër të zakoneve dhe veseve të tyre dhe zakonisht vetëm kur na ndodh një “shkundje” (një ngjarje që na trondit botën e brendshme dhe na bën ta shohim realitetin me sy tjetër), ne bindemi që duhet të ndryshojmë gjëra të caktuara në jetën tonë.

Duke qenë se është shumë e vështirë që me një artikull apo bisedë të bindësh lexuesit për rëndësinë e vetë-disiplinimit, kam përzgjedhur disa thënie nga autori Rory Vaden që ilustrojnë rëndësinë që mban vetë-disiplinimi.

  1. Suksesi nuk është asnjëherë prona jonë, është i marrë me qera, dhe qeranë duhet ta paguajmë çdo ditë.
  2. Disiplina është zgjedhje. Qëndron në të zgjedhurit të bërjes së gjërave më të vështira dhe të duhura në fillim, kundrejt gjërave të lehta dhe të gabuara.
  3. Zgjedhjet e lehta afat-shkurtra të çojnë në pasoja të vështira afat-gjata ndërsa zgjedhjet e vështira afat-shkurtra të çojnë në pasoja të lehta afat-gjata.
  4. Ti e shumëfishon kohën duke shpenzuar kohë sot në gjëra apo detyra që do të të japim në shumë kohë nesër.
  5. Zvarritja e të bërit detyrat që ju caktohen është si një huadhënës që na e rrit interesin.
  6. Bëj gjërat që nuk do t’i bësh në fillim, sepse është rruga më e shkurtër dhe e garantuar drejt suksesit: ajo çfarë ti do në jetën tënde. Nuk ka të bëjë me të paturit apo të fituarit një shumë të caktuar parash, apo shtëpi, por ka të bëjë me faktin se si do ti të duket jeta jote.
  7. Oriento emocionet e tua drejt bërjes së diçkaje në mënyrë ekselente se sa drejt gjendjes mediokre ku ti mendon “ta bëj apo mos ta bëj”.
  8. Problemi yt nuk është se ti je i zënë gjatë gjithë kohës; problemi yt është se ti nuk e menaxhon dot situatën.
  9. Arsyeja pse ne nuk kemi atë që duam nuk ka të bëjë me faktin se ne nuk i kemi aftësitë apo kohën. Ne thjesht nuk kemi vullnetin e duhur për të bërë gjërat që nuk duam t’i bëjmë atëherë kur duhet.
  10. Njerëzit më të vetë-disiplinuar në botë nuk kanë lindur me këtë aftësi, por në një pikë të caktuar ata filluan të mendojnë ndryshe mbi vetë-disiplinën. Njerëzit mendojnë se motivimi është si një pilulë magjike që po e patën, do t’i bëjë ata të punojnë më shumë. Një gjë e tillë nuk ekziston. Nuk kemi nevojë për motivim, mjafton të fillojmë nga puna.

Powered by Watch Dragon ball super