5 Qershor, 2019

Për ku po vrapon?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

 

Shumica e njerëzve vrapojnë çdo ditë për të arritur në një destinacion, çfarëdo qoftë ky. Për disa është marrja e diplomës, për të tjerë një punë shumë e mirë apo studime të thelluara dhe diploma apo çertifikime, një shtëpi apo makinë e ëndërruar, pushime të bukura dhe ekzotike; shtëpi të dyta apo të treta e kështu me rradhë.

Guxoni, ndërmerrni hapat drejt suksesit tuaj por gjithmonë shijoni çfarë keni arritur

 

Truri i njeriut përjeton të gjitha momentet e arritjeve tona, sado të vogla të jenë duke çliruar hormone të kënaqësisë dhe vetë-realizimit që na motivojnë dhe stimulojnë për të ecur më tej.

“Destinacionin e fundit” e dijmë të gjithë dhe në mënyrë të pakuptueshme vetëm vrapojmë drejt tij. A nuk do të ishte më mirë që të ecim përpara, të arrijmë sa më shumë suksese, të krijojmë të mirat materiale që ëndërrojmë por duke i shijuar ato dhe jo vetëm duke menduar “ po hapi tjetër”?

  • Kur ju kap rutina gjatë ditës, ndaloni në mes të rrugës dhe hidhini një vështrim natyrës që ju rrethon, dëgjoni zërat e zogjve dhe nuhasni aromën e një luleje apo gjetheje vjeshte.
  • Gëzohuni nga jeta që ndodh përreth jush, gëzojuni një buzëqeshje nga një i panjohur, thuajini “Mirëdita” dikujt që po pret në rradhë me ju.
  • Dilni nga planet tuaja të javës, merrni një ditë pushim për veten tuaj dhe shpenzojeni duke bërë ato gjëra për të cilat thoni “nuk kam kohë”. Gjeni kohë të takoni miqtë tuaj pavarësisht axhendës së ngjeshur, shkoni në restorantin apo barin tuaj të preferuar, ose blijini vetes një çokollatë.

Duajeni veten, duajeni jetën!

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *