29 Korrik, 2019

Vlerësime për trajnimin “Si të manifestojmë në 30 ditë”

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Më poshtë mund të lexoni vlerësime mbi trajnimin “Si të manifestojmë në 30 ditë”.


 

“Trajnimi me Anilën ishte një eksperiencë e veçantë sepse ne pamë rezultatet shumë shpejt. Është një kënaqësi e vërtetë të jesh pranë Anilës kur ajo flet mbi tema të ndryshme që lidhen me zhvillimin personal të individit. Trajnimi 30 days Manifestation ishte një hap më shumë drejt realizimit të personit që dua të bëhem. Faleminderit Anila për mundësitë që po na jep, duke ofruar trajnime të standarteve ndërkombëtare”.

Alketa Halilaj


“The training has made a tremendously positive impact on my life – in me personally, with my relationships and others, my approach at work, and the way I handle problem situations. I am hugely grateful for the experience. The teaching was so informative, inspiring, relaxed yet disciplined. Thank you, Anila. It really has been life changing. I really enjoyed the experience and found it beneficial in making me think in a different way about how to deal with life.”

Ljubica Llukacej


Në këto momente jam duke lexuar “persistance”, një nga ushtrimet që Anila ka përgatitur. Shumë herë kam dështuar, por do t’ja dal, jam e bindur. Kjo është forca që “30 Days Manifestation” ka rizgjuar brenda meje. Uroj që shumë të tjerë ta provojnë këtë eksperiencë, të manifestojnë forcën dhe energjinë e jashtëzakonshme që na rrethon dhe gëzon çdonjëri prej nesh. Uroj me zemër që të jesh ti që po lexon këto rreshta!

Matilda Duri


30 Days Manifestation për mua ka qenë një ekperiencë fantastike me një energji pozitive në çdo aspekt,  si me veten, me famijen, punën dhe njerëzit që më rrethojnë çdo ditë.

5 javë të mrekullueshme, transformuese, rritje të kreativitetit dhe në tërësi të zhvillimit personal. Falenderoj pa masë Anilën që kam fatin të ndjek këto trajnime  të jashtëzakonshme  që do ja rekomandoja  të gjithëve që duan të investojnë  për veten e tyre. Unë për vete jam ndjerë e mrekulluar.

Vasilika Çfarku Selaj


Për mua ishte një eksperiencë unike. Mund të them e bindur që ky trajnim i tejkaloi pritshmëritë që kisha para se ta filloja 30 day Manifestation.  Jam ndjerë shumë mirë javë pas jave, dhe energjia pozitive dhe qetësia që merrja  çdo ditë, sidomos  pas mbledhjeve me grupin, më ka bërë  shumë mirë në shumë aspekte të jetës private, punës dhe shëndetit. Kam arritur të kuptoj më mirë veten, dhe të lidh disa pika shumë të rëndësishme dhe pikëpyetje që kisha para se të filloja këtë trajnim. Për mua kjo ishte një fushë e panjohur, e pazbuluar  që më hapi një dritare e cila më ndihmon të  marr frymë më mirë, të shikoj me kthjelltësi brenda vetes, dhe të jap maksimumin  e mundshëm.  5 javë  të bukura dhe intensive,  gjatë të cilave kur kthehem pas mendoj se kanë ndodhur  shumë ngjarje të bukura,  kam njohur  njerëz të bukur në shpirt. Ju faleminderit  dhe jam në pritje të ndonjë trajnimi tjetër të kësaj natyre.

Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *