5 Qershor, 2019

Truri dhe ushqimi!

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

“Ti je ajo çka ha” më tërhoqi vëmendjen midis librave të tjerë shumë vite më parë në librarinë më të madhe të qytetit. Ishin momentet e para kur flitej për rëndësinë e ushqimit në Shqipëri dhe se si duhet të ushqehemi. Tani që kujtoj atë kohë mendoj sa pak dinim mbi ushqimin dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Ndoshta sot duket mëse normale të flasësh për dietat dhe ushqimin e balancuar por në ato vite të tjerët mund të qeshnin!!!

Pse ushqimi është i rëndësishëm? Është i rëndësishëm jo vetëm për një trup fit dhe të bukur. Por në rradhë të parë për një tru të shëndetshëm. Po, ka ardhur momenti të flasim për ushqimin dhe rolin që ai ka për trurin tonë. Çdo gjë është më e vështirë nëse nuk kemi një tru të shëndetshëm! Arsyeja? Truri ynë kontrollon gjithshka – shëndetin, karrierën, marrëdhëniet si dhe lumturinë tonë. Pavarësisht trashëgimisë gjenetike që mendohet se përfaqëson rreth 30%, pjesa tjetër-  pra 70% është në dorën tonë – e mundur të ndikojmë për të pasur një shëndet mental. Dr. Daniel Siegal, psikiatër i njohur dhe profesor në universitetin UCLA – SHBA thekson se janë 3 faktorë të rëndesishëm për një shëndet mental:

  1. Truri dhe sistemi ynë nervor
  2. Mendja
  3. Marrëdhëniet që mundësojnë komunikimin e mendjeve me njera-tjetrën.

Në këtë artikull dua të trajtoj rolin e rëndësishëm të ushqimit për një tru të shëndetshëm.

Ushqimi nuk është vetëm kënaqësi! Ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi për këtë! Ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit janë faktorë të rëndësishëm në shëndetin tonë fizik, mental, emocional dhe shpirtëror.

Mendoni për një çast faktin që truri ynë punon gjatë gjithë kohës – 24/7. Edhe kur flemë gjumë. Gjatë një aktiviteti normal rreth 80% e trurit është e angazhuar me lëvizjet motorrike; pjesa tjetër me ato metabolike dhe vetëm 1.6 milliard neurone (rreth 2% e totalit të neuroneve) janë të angazhuara në qarqet e të menduarit të vetëdijshëm: logjik/racional dhe vendimarrje (Networku ekzekutiv). Pra, vetëm 2% e neuroneve janë të përfshira në aktivitetin e vetëdijshëm dhe natyrisht kjo përqindje e vogël influencon edhe vendimet që marrim në lidhje me ushqimin.

Sipas Mendoza – Instituti i Neuroshkencave Celulare dhe Integrative, sjellja e të ngrënit rregullohet nga qarqet në tru që ndërveprojnë me njëri-tjetrin për të balancuar rregullimin psikologjik të urisë dhe ngopjes. Dhe ajo që është më e rëndësishme është që cilësia e ushqimit ndikon në funksionimin e orëve çirkadiane që rregullojnë balancën ditore midis urisë dhe ngopjes. Përveç cilësisë së ushqimit është e rëndësishme edhe koha kur ne hamë duke përmirësuar proçesin metabolik si dhe sëmundjet neurologjike[1].

Duke qenë se punon gjatë gjithë kohës, truri ynë kërkon “furnizim” dhe kjo vjen kryesisht nga ushqimi që konsumojmë dhe mbi të gjitha, përbërësit e tij. Çfarë ne hamë ndikon direkt në strukturën dhe funksionet e trurit, dhe si pasojë mënyrën se si ndihemi, vendimarrjen dhe rezultatet që kemi. Ashtu si dhe një makinë e shtrenjtë që ka nevojë për karburant shumë të mirë, edhe truri ynë ka nevojë për ushqime të pasura me vitamina dhe minerale, antioksidantë që ndihmojnë për të ushqyer dhe mbrojtur trurin nga radikalet e lira. Disa nga ushqimet shumë të mira për trurin të pasura në familjen e Omega-ve, vitaminave, mineraleve dhe antioksidanteve janë:

Ushqime të pasura me vitamina, minerale dhe omega 3, 6 dhe 9

 

Natyrisht, shumë rëndësi ka sasia/masa e gjithshkaje që konsumojmë. Populli ka një shprehje të mençur: “Gjella me kripe dhe kripa me karar”.

Mos harroni: Dietë do të thotë mënyrë jetese.

Më ndiqni në shkrimin tjetër.


[1]Eating rewards the gears of the clock: Mendoza J.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *