5 Qershor, 2019

Vetë-vlerësimi; çfarë është dhe si krijohet?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Një mendësi rritjeje dhe pozitive është e rëndësishme për vetë – vlerësimin

Vetë – vlerësimi i ulët është një nga faktorët që na ndikon shumë për të ecur përpara.

Por çfarë është vetë – vlerësimi?

Vetë vlerësim do të thotë mënyra se si e perceptojmë dhe vlerësojme ne veten tone. Ai krijohet mbi bazën e opinioneve dhe besimeve rreth vetes tone, besime që shpesh here na krijohen sipas opinioneve dhe vlerësimeve të të tjerëve dhe shpesh është vështirë për ti ndryshuar.

Vetë vlerësimi na ndikon si më poshtë:

• Në pëlqimin dhe vlerësimin e vetes

• Sa mire e trajtojmë veten tone

• Aftësinë për të lënë gabimet e së shkuarës dhe parë përpara

• Besim tek vetja si dhe vlerësuar atë

• Njohjen e anëve të forta dhe të dobëta si dhe përmirësimin e këtyre të fundit

• Dashurinë dhe respektin për veten

• Besim tek lumturia dhe që e meritojmë të jemi të lumtur

• Koha për veten – je vërtet i/e cmuar

• Aftësinë për të marrë vendimet e duhura dhe pranuar dështimet si pjesë e suksesit

 

Çfarë mund ta ndikojë vetë – vlerësimin?

• Abuzimet fizike dhe psikologjike apo talljet nga të tjerët

• Probleme fizike apo shëndetësore

• Paraqitja fizike dhe çfarë ju thonë të tjerët sidomos në fëmijëri dhe adoleshencë. Çuditërisht tallja është një fenomen shumë i njohur midis të rriturve.

• Probleme financiare, vështirësi të rritjes, probleme në familje. Veçanërisht një ndikim shumë të madh kanë këto faktorë që nga fëmijëria.

• Të qënit “të ndryshëm” nga të tjerët.

• Stres i vazhdueshem që ka një ndikim të madh edhe në aftësitë kognitive dhe funksionin e trurit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *