5 Qershor, 2019

Lidhja e ngushtë e parasë me trurin

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Po ju sjell një shembull për të treguar lidhjen që ka paraja me trurin dhe sesi ndikon mendësia në sjelljen tonë ndaj parasë.

Është bërë një studim me një grup individësh të cilët morën pjesë vullnetarisht në një eksperiment për të degustuar verërat dhe u vendos që të gjithë pjesëmarrësit të provonin njëjtën lloj vere, pavarësisht se pjesëmarrësve u tha që ishin 5 lloje të ndryshme verërash që do të degustonin, të cilat ishin përzgjedhur nga cilësia më e ulët (me çmim të ulët) tek cilësia më e lartë (me çmim të lartë).

Ne e lidhim cilësinë e verës me çmimin; sa më e lartë cilësia aq më e mirë është vera.

Dhe çfarë ndodhi? U përdor një skanim i trurit që quhet fMRI* – studimi i trurit në kushtet kur ai punon në mënyrë funksionale ku qarkullon gjaku dhe ka aktivitet normal mendor, – dhe në këto kushte me anë të rezonancave magnetike u vëzhgua reagimi në tru gjatë degustimit të verës.

U vu re që në pjesën e brendshme të kortekstit frontal ku përjetohet kënaqësia, aktiviteti mendor ishte shumë i lartë kur personat degustuan verën me cilësi (dhe çmim) më të lartë.

Shikoni se çfarë lidhje ka vlera, paraja, me trurin tonë! Kjo është shumë e rëndësishme për t’u analizuar dhe për të kuptuar që gjithçka në lidhje me paranë fillon me mënyrën sesi truri ynë është krijuar dhe funksionon.

Në momentin që ne jemi të vetëdijshëm për këtë informacion dhe e kuptojmë se çfarë ndodh brenda nesh, atëherë jemi më të aftë për të analizuar gjithçka që mendojmë, që shprehemi, që komunikojmë, që veprojmë mbi bazën e informacioneve dhe perceptimeve që janë brenda nesh.

Fillo ta ndryshosh perceptimin tënd mbi paranë që tani!

*fMRI- Functional magnetic resonance imaging

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *