Krijimi i një plani është vetëm fillimi për arritjen e qëllimeve tona. Forca e karakterit, vullnet dhe dëshira për të zbatuar planin janë gjithashtu të domosdoshme dhe të rëndësishme në proçes. Elementë të tjerë që duhen inkorporuar në karakterin tuaj nëse doni të arrini qëllimet që i keni vënë vetes janë:

 

Mendo pozitivisht

Njerëzit nuk e dijnë se ku do të arrijnë kur fillojnë të zbatojnë planin për arritjen e qëllimeve të tyre. Në disa raste, rezultati nuk është ai që presim, në disa të tjera rezultati është shumë më shumë nga ç’kishim parashikuar. E ardhmja është e panjohur dhe nuk mund të frustrohemi, të mërzitemi apo të parashikojmë që gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duam ne, kur ne nuk e dijmë se çfarë do të ndodhë. Prandaj, ekspertët e zhvillimit personal këshillojnë që gjithmonë të mendojmë për më të mirën, pavarësisht rrethanave të momentit.

 

Mos hiq dorë

Kjo nuk do të thotë se ne duhet të vazhdojmë të ecim drejt përmbushjes së qëllimit tonë në mënyrë të verbër, pa marrë parasysh asgjë. Jo, krejt e kundërta. Ju duhet të keni të fiksuar në mendjen tuaj që duhet të arrini qëllimin tuaj, por kjo nuk do të thotë që për një kohë të caktuar të ndaloni përpjekjet. Nëse është e nevojshme, ju mund të pezulloni planin, ta ndryshoni atë sipas rrethanave të jashtme, ta përshtasni dhe ta zbatoni në kohën e duhur.

 

Bëhu i durueshëm

Durimi është forca që do t’ju shtyjë përpara, është virtyt që nuk duhet ta nënvlerësoni. Good things take time! Rruga drejt arritjes së diçkaje më të madhe në jetë sigurisht që nuk është aspak e lehtë dhe ka shumë pengesa nga rrethana që nuk i kontrollojmë dot, nga njerëz që na thonë që nuk ia dalim dot, nga mundësi që nuk na vijnë. Personat që janë të vendosur t’i arrijnë qëllimet e tyre i anashkalojnë këto situata dhe kanë vizion të qartë për qëllimin që duan të arrijnë.