3 Dhjetor, 2019

Si të relaksohemi brenda 1 minute?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

       Si neurocoach u kërkoj klientëve apo pjesëmarrësve në trajnim të hapin gojën dhe të streçojnë trupin pasi u ndikon pozitivisht në relaksimin e trurit dhe rifreskimin e tij për të rifilluar me më shumë energji dhe fokus ( të paktën çdo 30 minuta). Në fillim të gjithëve u duket “qesharake” dhe krijohet një atmosferë shumë gazmore dhe mua më pëlqen pasi të ndjerit mirë ndikon pozitivisht dhe rrit pjesëmarrjen aktive në trajnime. Por arsyeja pse po e shkruaj këtë artikull lidhet me situatën shumë të ngarkuar emocionalisht pas lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit si dhe rritjes së panikut për të nesërmen…

       Po ju jap një historik të shkurtër në lidhje me këto 2 teknika të thjeshta, por shumë efektive: Për mijëra vjet filozofët dhe mjekët kanë qënë kureshtarë pse njerëzit hapin gojën pa kuptuar Pse-në. Plato dhe nxënësi i tij Aristoteli e quanin “ngjitëse”, ndërsa për shumë besime konsiderohej e rrezikshme pasi e lidhnin me sëmundjet, shpirtërat e këqinj dhe vdekjen. Psh, në Indinë e lashtë konsiderohej e rrezikshme pasi po të hapje gojën mund të hynin “shpirtërat e paftuar”. Ndërsa në fenë Islame ka hadith (thënie Profetike) që e lidhnin hapjen e gojës me përtacinë apo përfshirjen në “mëkate”. Gjithashtu vendosja e dorës përpara gojës (që ne sot e quajmë shenjë edukate) mendohet që lidhet me mbrojtjen nga sëmundjet e tmerrshme të asaj periudhe si kolera apo murtaja. Njerëzit nuk kanë kuptuar deri më sot që e hapin gojën për të qëndruar zgjuar dhe alert.

Në shekujt XV – XVIII mjekët konstatonin një rritje në hapjen e gojës tek personat me sëmundje serioze dhe vetëm disa besonin që hapja e gojës mund të ishte me përfitime për shkak të rritjes së oksigjenit dhe qarkullimit të gjakut, veçanërisht në tru.

Në ditët e sotme janë mbi 1000 studime akademike dhe të gjitha konvergojnë në një pikë të përbashkët: hapja e gojës ndikon në uljen e stresit duke shërbyer si termo rregullator për trurin, në pakësimin e dhimbjeve veçanërisht kur e vëzhgojmë (në mënyrë mindful) hapjen e gojës si dhe në krijimin e një situate empatike tek të gjithë mamalët. Nëse do të jemi mindful gjatë hapjes së gojës ndikimet do të jenë edhe më positive dhe konkretisht: rritje të fokusit dhe përqëndrimit, ulje të intensitetit të migrenës si dhe rritje të bashkëpunimit në grup.

Edhe thjesht po të shikojmë këtë foto, ndodhemi në një ambient me të tjerë apo shikojmë dikë në TV duke hapur gojën, instikivisht edhe ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Hapja e gojës është “ngjitëse” ose ndryshe mund ta quajmë rezonancë neurale.
Po ashtu edhe lëvizjet e ngadalësuara (si astronautët në Hënë) ndikojnë në azhornimin e trurit me muskujt e tensionuar duke mundësuar relaksimin e tyre.

Sa herë të ndiheni të stresuar apo në ankth bëni rreth 10 hapje të njëpasnjëshme të gojës. Në fillim do ju duket “fallco” por tek hapja e tretë apo e katërt do kuptoni që po ndodh realisht. Që të ketë një efekt maksimal “vëzhgojeni” hapjen e gojës duke vënë re çfarë po ndodh me ju: mendimet, ndjesitë në trup apo memorje nga e shkuara dhe thjesht vëzhgojini sikur të jeni një spektator dhe po shihni në ekran, por pa i gjykuar ato dhe veten tuaj. Filloni ta praktikoni, por merreni “seriozisht”. Eshtë shumë e thjeshtë, por efektive. Po ashtu dhe streçimi i ngadaltë i trupit ju sjell shumë përfitime në relaksimin e trupit dhe trurit tuaj.

Unë i përdor këto 2 teknika kur jam duke udhëtuar me avion dhe filloj të ndjej turbulenca. Duke “vëzhguar” çfarë ndodh gjatë hapjes së gojës apo ushtrimeve/lëvizjeve të ngadalësuara ndjej një relaks të menjëhershëm të trurit. Përsëriteni të paktën 10 herë. Mund t’ju dalin edhe lot të pavetëdijshëm, por do të ndiheni të relaksuar. Mësojani edhe fëmijëve për t’u relaksuar në këtë periudhë por edhe në të ardhmen pasi ju ndikon shumë pozitivisht në fokus dhe rritje të përqëndrimit si dhe rritjes së empatisë midis tyre në klasë.

how quickly does cialis work:

Attractive portion of content. I simply stumbled upon your weblog and in accession capital to claim that I acquire in fact loved account your blog posts. Any way I will be subscribing to your augment and even I achievement you get entry to persistently fast.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *