5 Dhjetor, 2019

Si të menaxhojmë frikën

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Situata e ditëve të fundit në vendin tonë duket sikur na ka shtrënguar në një rreth imagjinar nga i cili nuk mund të dalim dot pa ndihmën e vetes tonë. Të gjithë jemi të pasigurt, të pavendosur dhe të pa motivuar për asgjë gjatë kësaj periudhe kohe. Por mbi gjithçka të gjithë ne ndjejmë frikë…frikë për personat e dashur, për veten, për shtëpitë tona, për gjithçka që kemi krijuar me mundim në këtë jetë. Por a mundemi ta menaxhojmë sado pak frikën që na ka kapluar? Unë si një neurocoach jua siguroj që – po mundeni, sepse asgjë në jetë nuk e mposht dot guximin që çdo person ka në veten e tij. Dhe sigurisht mund ta menaxhojmë frikën, sepse kështu arrijmë të kuptojmë se sa “adult” është mendja jonë dhe se sa realist jemi ne me veten dhe jetën. Nuk dua absolutisht të them se situatat e fenomeneve natyrore nuk janë të frikshme, por sigurisht çdo person ka kontroll mbi mjedisin përreth tij dhe veçanërisht mbi veten e tij.

 

Disa teknika të thjeshta, por që kanë nevojë të masterizohen nëpërmjet praktikimit mund tj’u ndihmojnë në menaxhimin e frikës në situata të tilla të frikshme:

 

• Truri ka tendencë të fokusohet tek problemet duke gjeneruar frikë, dyshime dhe pasiguri. Aq sa është kompleks, aq lehtë edhe mund të menaxhohet duke e shpërqëndruar. Në momentin që ndjeni frikë nga një memorie që ju erdhi në mendje përkëdhelni lehtë duart apo krahët ose mund të bëni lëvizje të ndryshme të cilat e ndryshojnë fokusin. Lëvizja krijon një energji të re, e cila ju ndihmon për të menaxhuar frikën. Frika është irracionale dhe fantazi, por nëse vazhdoni dhe “punoni” me të, truri bashkë me ju fillon dhe e beson si reale.

• Qëndroni në prani të fëmijëve, natyrës apo kafshëve shtëpiake dhe vëzhgoni me vëmendje çdo lëvizje, buzëqeshjet apo energjinë e tyre. Kështu ju do të rrisni pozitivitetin brenda vetes duke menduar se jeta është më e bukur nëse do ta shikojmë atë në kah pozitiv. Gjithçka është e bukur sa herë që ne gëzojmë me jetën pa patur frikën se si do të jetë e e nesërmja.

• Dëgjoni muzikë të qetë e cila do të arrijë të rregullojë rrahjet e zemrës tuaj në të njëjtën simfoni me të, kështu ju do të ndjeni një çlirim në muskujt dhe indet e trupit tuaj. Muzika do të qetësojë “neuronet” tuaja duke ju dërguar në një gjendje relaksi dhe qetësie. Ndjeshmërisht trupi do t’i bindet një force e cila është unike brenda jush pas qetësimit.

• Refuzoni të kujtoni, urdhërojeni mendjen tuaj të mos rikthehet pas në kohë duke i imponuar të mendojë vetëm për çastet që po jeton aktualisht. Përfshihuni me shpirt, mendje dhe zemër në të tashmen dhe atë çfarë zotëroni që të ruani një qetësi të brendshme emocionale. E tashmja është më e vlefshme dhe më e pasur se çdo kohë tjetër, pasi e vërteta është që asnjë kohë tjetër nuk ekziston.

• Tregohuni mendjehapur dhe aplikoni teknika të reja dhe të pa zbatuara më parë edhe pse mund t’ju duken të palogjikshme. Frikërat krijohen në mënyrë të pavetëdijshme dhe janë irracionale. Lexoni libra dhe artikuj të rinj, shikoni dokumentarë dhe emisione televizive që ju shtojnë humorin dhe dëshirën për jetën, luani lojëra të reja me miqtë dhe familjarët. Eksplorimi i gjërave të reja do “të ngarkojë” mendjen tuaj me mësime të reja duke i lënë frikërat në “heshtje”.

• Flisni për frikërat, por për një kohë të shkurtër, mundësisht 60 sekonda. Neuroshkenca vërteton se nëse fokusohemi ose flasim gjatë për frikërat apo eksperiencat me to, thellohen më tej memorjet të cilat lehtësisht mund të na vijnë në kujtesë. Duke e ndarë me të tjerët kuptojmë që nuk jemi vetëm ose shikojmë një perspektivë ndryshe.

• Qëndroni në grupe të vogla njerëzish, pasi grupet e mëdha janë më të predispozuara të reflektojnë ankthin dhe frikën, të cilat nuk i kemi të nevojshme në këtë periudhë.

• Pranojeni situatën dhe mundohuni të mësoheni me idenë se ajo ekziston dhe ruani qetësinë duke kuptuar që këto situata nuk janë në dorën tuaj. Pranojeni proçesin natyror me qetësi duke mos e hiperbolizuar në mendjen tuaj dhe kështu do të mund të hiqni nga vetja një pjesë të mirë të frikës.

• Minimizoni ilaçet kundër stresit me iniciativën tuaj (me përjashtim kur jeni konsultuar me mjekun dhe ju ka rekomanduar t’i merrni), përkundrazi mund të uleni të bisedoni me dikë që besoni ose dikë i që është i fushës dhe mund tju ndihmojë (psikoterapist, psikolog apo trajnier personal).

• Aplikoni teknika të ndihmës vetjake si mindfulness duke vëzhguar frymëmarrjen. Një teknikë e provuar që ul stresin është ajo 4-7-8 nga Andrew Weil. Mund të kërkoni në youtube për ta parë si zbatohet.

• Shikojini gjërat pozitivisht, pasi në këtë këndvështrim do të mund t’i lini hapësirë qetësisë që të bëhet pjesë e jetës tuaj. Duke menduar negativisht bëni gjithmonë e më shumë frikën pjesë tuajën. Shumica e njerëzve mendojnë që është e pamundur të mendosh pozitivisht në këtë periudhë. Por ne nuk jemi mendimet tona. Nëse keni mendime negative mënyra më e mirë dhe e shpejtë është që t’i vëzhgosh ato dhe ta pyesësh veten “Eshtë e vërtetë apo fantazi e imja? Ky është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm. Gradualisht do të shikoni që do jetë më e lehtë për ju të menaxhoni mendimet negative duke ndryshuar këndvështrimin.

 

• Rikthejuni punës, angazhimeve familjare apo rutinës së përditshme pasi kjo do t’ju mbajë të zënë për një periudhë të konsiderueshme kohe. Truri ka nevojë për fokus dhe angazhim të ri duke minimizuar mendimet negative.

• Ushqehuni shëndetshëm, hidratohuni, bëni lëvizje ose ushtrime, flini herët dhe konsumoni vitamina dhe minerale.

mujeresrapando:

It's amazing to go to see this site and reading the views of all friends regarding this article, while I am also keen of getting know-how.

cialis generico:

Hi there, I desire to subscribe for this blog to get latest updates, therefore where can i do it please help out.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *