9 Nëntor, 2019

Si të forcojmë sistemin imunitar?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

Tashmë kemi hyrë bindshëm në stinën e virozave. Shumë prej jush pyesin veten si mund të mbrohemi e ta kalojmë sa më lehtë. Jam e bindur se gjëja e parë që ju vjen ndërmend është të shkoni në farmaci e të merrni një qetësues. Jo!

Ka shumë mënyra që ne të parandalojmë ‘thyerjen nga gripi’ dhe të kemi një sistem imunitar të shëndoshë, bazë e një  jete cilësore. Sistemi ynë imunitar bën një punë të jashtëzakonshme dhe “harxhon” shumë nga burimet e tij duke na mbrojtur nga sulmuesit e jashtëm.

Po flasim për një sistem kompleks dhe dinamik, ku lidhjet e drejtpërdrejta midis mënyrës së jetesës dhe sistemit imunitar ende nuk janë provuar. Megjithatë, shenja si: herpesi në buzë, ulçera, flokë të brishtë, lodhje kronike, gjuha e bardhë, infeksione të shpeshta dhe simptoma të gripit, tregojnë sesi sistemi ynë imunitar nuk është në funksion të plotë.

A mund të ndërhyjmë në këtë proçes dhe ta bëjmë sistemin imunitar më të fortë? Çfarë ndodh nëse përmirësojmë dietën ushqimore apo marrim vitamina të ndryshme?

Çfarë mund të ndodhë nëse bëjmë ndryshime në stilin e jetesës, me shpresën për ta komunikuar këtë tek sistemi imunitar? Për ta pasur situatën nën kontroll mund të bëjmë shumë gjëra, të cilave në përditshmëri nuk u kemi kushtuar vëmendjen e duhur.  Më poshtë do të flasim për mënyrën se si mund të mbrohemi ndaj virozave. Një ndër më të rëndësishmet është ekspozimi ndaj sulmuesve të jashtëm. Çfarë mendimi keni për lëvizjen e Kalit të Trojës? Ju duket komik krahasimi që mora? Do t’jua shpjegoj tani pse është sa interesante, aq edhe e vërtetë.

Mikroorganizmat mendojnë se e kanë fituar lojën kur bien në kontakt me trupin tonë, por ekspozimi ndaj tyre në fakt është i rëndësishëm për të forcuar mikroorganizmat e dobishëm që jetojnë në zorrët tona. Fillim i mbarë!

Bota shumë-ngjyrëshe e ushqimit

Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme që ta mbrojmë sistemin tonë imunitar me një mbështetje ushqimore të pasur. Prandaj duhet të sigurohemi që kemi marrë sasinë e duhur të vitaminave. Çfarë ushqimesh mund të konsumojmë?

Një nga nxënësit më të mëdhenj të sistemit imunitar është vitamina C, të cilën e gjejmë tek mandarinat, portokalli, luleshtrydhet, spinaqi dhe specat. Nga pula, veza, salmoni dhe toni përfitojmë vitaminën B, e cila mbështet reagimet biokimike të sistemit imunitar. Një nga oksidantët më të mëdhenj që lufton infeksionin është vitamina E, që merret nga familja e arrave, bajameve dhe farave të kungullit.

Të ulim nivelin e stresit
Stresi është shkaku kryesor i dobësimit të sistemit imunitar, pasi dobëson qelizat e bardha të gjakut, duke e lënë trupin tonë më të prekshëm ndaj sëmundjeve. Trupi juaj do t’ju falenderonte pa masë nëse do t’i kushtonit disa orë në javë yoga-s, shëtitjeve në natyrë dhe aktivitete të tjera që na lejojnë të pushojmë dhe të harrojmë ngarkesat ditore. Bëni ushtrime ose ecje të gjata. Lëvizja dhe ushtrimet forcojnë imunitetin e trupit, aktivitetin e mirë të muskujve dhe organeve të brendshme. Në këtë mënyrë, ato do të funksionojnë me kapacitetin e plotë të tyre, duke shmangur ftohjen dhe gripin. Aktiviteti fizik është një bekim.

Një gjumë i mirë
Gjumi e lejon trupin tonë të rigjenerohet dhe të rifitojë energjitë e konsumuara gjatë ditës. Studimet tregojnë se në 130 vitet e fundit mesatarja e gjumit të natës është ulur nga 9 orë në 6-7 orë, gjë që ka ndikuar në dobësimin e imunitetit tonë.

Ekspozimi në diell
Nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë sasinë e duhur të vitaminës D. E rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare, parandalimin e kancerit dhe diabetit.

Jo duhanit
Duhani është një kontribues i madh për rritjen e inflamacionit, duke bërë që sistemi imunitar të jetë i lodhur dhe jo në gjendje të kryejë plotësisht punën e vet.

Pini shumë ujë
Mjekët rekomandojnë që të paktën 8 gota uji duhet të pihen në ditë në mënyrë që trupi të qëndrojë i hidratuar. Hidratimi ndikon pozitivisht për vetë faktin se përmes tij trupi do të fitojë më shumë energji.  Gjithashtu, uji ndihmon në mirëfunksionimin e veshkave, hidratimin e muskujve të kontraktuar nga të ftohurat dhe lehtësimin e dhimbjeve të tyre si dhe largimin e infeksioneve.

Probiotikët natyralë
Ato pengojnë rritjen e mikroorganizmave të dëmshme që gjenden në zorrë, duke siguruar një mbrojtje të duhur kundër një game të baktereve patogjene për të ekuilibruar sistemin imunitar.
Bakteret e mira, në një sasi prej 100-300 trilionë, janë të pranishme në shumë ushqime, të tilla si kosi,
lakra turshi, çokollata e zezë (e një cilësie të lartë) etj.

Shprehja “Ti je çfarë ha” na çon drejt zgjedhjes së një diete të balancuar për një jetë më të shëndetshme e cilësore. Askush më mirë se ty nuk mund ta bëjë këtë gjë.

Foto nga Freepik.com

order cialis online:

This is very interesting, You're a very skilled blogger. I have joined your feed and look forward to seeking more of your excellent post. Also, I've shared your website in my social networks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *