18 Dhjetor, 2019

Si ta shikojmë stresin?

nga Anila Bashllari

anila-bashllari

… Nuk e kam fjalën për këngëtarin…por për atë gjendje emocionale që na shqetëson të gjithëve dhe për faktin që stresohemi më shumë pse jemi të stresuar. Aq sa stresi bëhet kryefjala e ditës duke na futur në një rreth vicioz dhe ndikuar në gjithçka: në shëndet, marrëdhëniet brenda familjes dhe të tjerët, në karrierë, biznes etj. Por çfarë nuk dimë ne për stresin dhe çfarë kemi dëgjuar për dekada nga studiuesit në lidhje me stresin?

…Ajo që ne dimë tashmë si një e vërtetë e pakundërshtueshme është që stresi konsiderohet si faktori numër 1 për të gjitha problemet fizike dhe mentale, si shkaku kryesor i të gjitha sëmundjeve të njohura deri më sot. Por ka një detaj këtu që duhet theksuar – flitet për stresin e tepërt dhe veçanërisht stresi pse jemi të stresuar. Ajo që nuk dimë është që ka dy mënyra për ta parë stresin: ajo negative dhe pozitive. Të gjithë tashmë jemi peng e të parit të stresit si një faktor negativ dhe kushdo nga ju me të drejtë do të pyeste: Cila është ana pozitive e stresit?

Studimet e fundit konfirmojnë faktin që pranimi i një doze rritjeje të stresit ka ndikim pozitiv në përmirësimin e aftësive konjitive të funksionimit të trurit dhe konkretisht rritjes së fleksibilitetit konjitiv. Ndërkohë që qëndrimi negativ ndaj tij (pra fakti që stresohemi pse jemi të stresuar) e përkeqëson përformancën konjitive të trurit. Një gjendje e moderuar e stresit na motivon për të menduar më kthjellët si dhe na rrit motivimin në ndjekjen dhe arritjen e qëllimeve që i kemi vënë vetes… Nëse ndiheni skeptikë kujtoni momentet kur keni qënë të stresuar, por i keni shkuar punëve deri në realizimin e tyre.

Për shumicën kjo mund të duket e papranueshme, pasi siç e përmenda dhe më lart për dekada kemi dëgjuar për efektet negative të stresit. Pavarësisht kemi nevojë ta edukojmë veten edhe në një perspektivë të re, atë të aspektit pozitiv të stresit. Por si mund ta realizojmë këtë?

Në fillim do ju sugjeroja që të merrni një letër dhe një laps dhe të filloni të shkruani çfarë mendoni ju për stresin, pra cilat janë besimet tuaja në lidhje me të. Shkruani çfarë ju shqetëson, por pa u menduar shumë. Thjesht lejoje veten të shkruash mendimet si të vijnë, pa i kaluar në “filtrat” që ke krijuar prej vitesh. Pasi t’i shkruani hidhini një sy të shpejtë se çfarë keni shkruar, por thjesht duke i vëzhguar pa gjykuar. Më pas mbyllni sytë dhe filloni të relaksoni trupin tuaj duke filluar nga kurora e kokës, muskujt e fytyrës, shpatullat, trupin, këmbët deri tek gishtat e këmbëve. Për t’u relaksuar më shpejt mund të bëni disa hapje mindful të gojës si dhe streçime të ngadalta, po ashtu mindful. Relaksimi i trupit ndikon pozitivisht në shpërqëndrimin e trurit dhe ju lë hapësirë për të vëzhguar shqetësimet tuaja, si dhe mendimet negative që nuk ju lënë rehat. Ndërkohë që ju vijnë mendimet negative, thjesht vëzhgojini ato sikur po shihni në ekran diçka që nuk ka lidhje me ju, dhe pasi të hapni sytë shkruajini këto mendime në letër. Në momentin që mendimet i hedhim në letër duket sikur “këputet” ai zinxhiri i padukshëm që na lidh me to, pasi në këtë mënyrë keni mundësi të shihni se çfarë ndodh në kokën tuaj, me mendimet tuaja. Pasi i keni shkruar mendimet dhe i keni vëzhguar sikur të jenë të një personi tjetër, relaksohuni përsëri dhe shikojeni situatën stresante ku ndodheni si një sfidë në jetën tuaj.

Tani krahasoni çfarë keni shkruar në fillim dhe si e mendoni ju situatën në të cilën ju ndodheni pasi keni kryer hapat e rekomanduar. Jam e bindur që situata nuk do ju duket e njëjtë. Shtoni një dozë qëndrimi pozitiv duke u fokusuar në zgjidhjet e mundshme si dhe strategjitë për të arritur atë që dëshironi. Ndërkohë që mendoni zgjidhjet do ju paraqiten dhe pengesat. Mos u shqetësoni. Eshtë normale. Thjesht fokusohuni në mënyrat për kapërcimin e pengesave. Sa më të relaksuar të jeni, aq më shumë intuita do ju ofrojë zgjidhje. Mendoni për objektivat që do të arrini si dhe mënyrën se si do të ndiheni. Shijojeni këtë moment dhe vlerësoni faktin që stresi ka edhe efekt pozitiv.

cialis online ordering:

With havin so much content and articles do you ever run into any problems of plagorism or copyright infringement? My website has a lot of completely unique content I've either written myself or outsourced but it seems a lot of it is popping it up all over the web without my authorization. Do you know any methods to help reduce content from being ripped off? I'd definitely appreciate it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *